Ndëron jetë një grua në Llixhat e Elbasanit.
60 vjeçarja është dërguar e vdekur në spitalin e qytetit ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia bën me dije se, “rreth orës 03:30, në Spitalin e Elbasanit është dërguar e vdekur shtetasja E. I., 60 vjeç, banuese në Plloshan Kosovë, si dhe në gjendje të rëndë shëndetësore bashkëshorti i saj, shtetasi J. I., 70 vjeç, të cilët kishin ardhur për të bërë banja termale në Llixha Tregan Elbasan dhe ishin akomoduar në hotelin e shtetasit N.K.”.
Ndërkohë, nga kqyrja e kryer nga mjeku ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
A ka mjek tek llixhat dhe a i pa ai analizat e ciftit?? Apo per hir te fitimeve nuk shohim qe ndoshta ata qe vuajne nga ndonje semunde nuk duhet te bejne llixhaA u kontrollohet tensioni dhe zemra ,mushkrite,semundjet e lekures dhe alergjite?????