VIDEO: Inagurohet statuja më gjigande në botë, ndërtohet sa dyfishi i Statujës së Lirisë

31 Tetor 2018, 16:21Lifestyle TEMA

Statuja e Unitetit, e Indisë është më e larta në botë. Ajo portretizon një nga baballarët e kombit indian, Sardar Vallabhbhai Patel.

Ai ishte një figurë shumë e rëndësishme për Indinë dhe u quajt “Njeriu i hekurt”. Patel njihet pë rolin e tij në integrimin e 500 principatave në Unionin Indian, pas pavarësisë së vendit.

Statuja është 240 metra e lartë; ajo është sa dyfishi i Statujës së Lirisë të Nju Jorkut dhe ja kalon edhe statujës më të lartë të botës deri më sot, Tempullit të Budës në Kinë.

Statuja prej bronzi e udhëheqësit indian, për të cilën thuhet se ka kushtuar rreth 420 milionë dollarë, inaugurohet me rastin e 143 vjetorit të lindjes së tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje