Zemërimi i lumenjve nga gërryerja: Osumi rrëmben dhjetëra hektarë tokë

31 Tetor 2018, 14:00Sociale TEMA

Çdo vit lumi Osum rrëmben dhjetëra hektare tokë, duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme fermerëve të zonës.

Përgjatë gjithë rrjedhës së tij dëmet në tokat bujqësore kanë qenë të konsiderueshme pasi mijëra ha kanë humbur nga erozioni.

Ky fenomen sipas fermerëve të zonave të Fush Peshtanit, por edhe të Velabishtit e Veterikut ka filluar pas viteve 90. Arsyet sipas tyre janë heqja e pritave nga vete banorët si dhe gërryerja e lumit për marrjen e inerteve.

Banorët bëjnë apel për ndihmë pasi toka është i vetmi burim jetese pr ta.

Megjithëse nga drejtoria e basenit në Korçë janë bërë një sërë ndërhyrjesh për sistemimin e lumit gjithsesi kur afrojnë reshjet lumi që rri i heshtur gjatë vitit del nga shtrati dhe përmbyt ç’të gjejë përpara.

2 komente në “Zemërimi i lumenjve nga gërryerja: Osumi rrëmben dhjetëra hektarë tokë”

  1. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Nga fillimi i viteve -90të, shqipot në fshatra, në darkë dogjën shkollën “e diktaturës”, ndërsa kur u zgjuan në mëngjes, pyesnin “të habitur” se ku do të mësonin fëmijët, në darkë dogjën furrën e bukës, ndërsa në mëngjes kërkonin bukë…, ndërsa më vonë prenë pyjet, vodhën pritat dhe gërryen pa mëshirë lumenjtë dhe pastaj…na ndihmoni për tokat tona që po “na i ha” lumi… (???!!!) “Filozofi” e “patentë” shqiposh…!!!

  2. shvejku says:

    Psew shqetesoheni ju beratasit se lumi Osum u grabiska me dhjetra hektare toke cdo vit?
    E keni gabim!
    Ju jeni njerez mosmirenjohes,qe nuk vleresoni investrimet kolosale te qeverise Rama ne Berat!
    Pse pak ju duket juve rikonstruksioni i pedonales se qytetit?
    Tani ju mund te shetisni dhe argetoheni aq sume sa nuk e keni pas enderruar kurre me pare!
    Do thoni ju qe njeriu nuk ka te poaren gje shetitjen!
    Doemos qe jo,por si kudo edhe tek ju ka prioritete,ka radhe se qeveria nuk ka aq pare sa te vere ne ZAP lumin Osum,qe as diktatura komunistre nuk e frenoi!
    Se ju jeni edhe ziliqare kur shikoni se qeveritaret shpenzojne nga 200 mijhe euro per nje makine!
    Pse si kujtoni ju qeveritaret do udhetojne me ZUK?
    Na akuzoni se shperdoirojme miliona per te bredhur ne te gjitha seminaret dhe takimet neper boite!
    E cfare pastaj?
    A nuk do shkoje per respekt kryeministri ne te gjitha takimet ku shkojne lideret kryesoire tre botes?
    Do shkoje qe cke me te!
    Atje lidha nuk e dine qe ju shqiptaret nuk keni buke te hani,por kur shikojne kryeministrin,qe shkon te henen ne Hong Kong,kthehet te marten ne Shqiperi dhe niset te merkuren ne Pekin kjo nenkupton se ne Shqiperi jetojne ne mes te lumturise dhe bollekut!
    Edhew lumin do ta rregullojme,por akoma nuk kemi gjetur koncesionar te sakte qe tre bejhe edhge punen,por te njohe edhe rregullat e lojes,qe jane edhe qerasjet per ne!
    Pse mos u beme si kembet e dhise?
    Ju thoni qe Enveri doli jashte Shqiperise vetem 4 here gjatre jetes,por ai ishte i izoluar nga bota,ndersa ne jemi bythe e breke me boten!
    Fundi i fundit ne bredhim me leket e shtetit dhe sa te jemi ne pushtet t’i bejme hyzmetin vendit te punes!
    Se po te mos vemi ne nje takim ku shkon edhe Trump apo Merkel ,atehere ata do te thone se ne nuk i respektojme ata per deri sa nuk kemi vajtur!
    Se fundi ne qeveritaret per keto pune jemi e jo te shohim ne se keni ju populli te hani buke apo jo!
    Tani jeni te pavarur dhe beni si te doni,te hani apo te mos hani!
    Trupi eshte i juaji dhe beni si te doni me ate!
    Po deshet vrisni edhe veten qe te mos shqetesoheni me as ju e as ne!
    Varrimin ua paguan…shteti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje