Kroçera “Nautica”, me 669 turistë pritet të mbërrijë nesër në portin më të madh në vend.
Autoriteti Portual i Durrësit bën të ditur se kjo kroçerë vjen në Shqipëri në kuadër të një turi 1 javor në Itali, Greqi, dhe Mali i Zi.
Sipas qendrës së informacionit pranë APD-së, tre anije me 10 mijë ton mallra pritet të mbërrijnë gjithashtu nesër në Durrës.
Po ashtu edhe katër anije me 404 kontejnerë dhe 10 mijë ton mallra të tjerë po përpunohen sot paradite në kalata.
Gjatë muajit tetor në portin e Durrësit erdhën edhe korçerat “Ocean Majesty” dhe kroçerës “Berlin”, që erdhi fundjavën e kaluar me 377 turistë të huaj, shumica e të cilëve nga Franca.
APD është kujdesur gjithmonë të krijojë kushte shumë të mira sigurie dhe lëvizjeje për turistët dhe personelin e kroçerave në territorin portual.
Oceania Cruises ship photo gallery
Na e shpifet duke operdorur vend e pavend barbarizma nderkohe qe kemi fjalet dhe termat perkatese ne shqip. Kur lexon ose degjon mediat behet nje mishmash fjalesh te huaja qe jo vetem nuk duhet te perdoren por edhe kur perdoren nuk shqiptohen apo nuk theksohen ne menyre korrekte. U be shuem kohe qe vetem per kete arsye nuk ndjek mu lajmet apo emisionet pasi bastardimi i gjuhe eshte maksimal. Gazetare,analiste,opinioniste e politikane qe nuk kane as kulturen me minimale ne komunikin dhe as piken e rrespektit per gjuhen shqipe nderkohe qe na shiten per patriote te klasit te pare. Pervec Edi Rames(kjo jo per simpati) qe eshte orator i lindur dhe qe perdor shqipen e kulluar ne komunikim te tjeret jane me te vertete zgjyra e kazanit mediatik Crociera-Kryqezori eshte fjala e duhur ne shqip per nje mjet detar qe i bie botes kryq e terthor. Kryqezoret jane jo vetem ushtarake por edhe pasagjeresh si rasti i ketij qe eshte ankoruar ne portin e Durresit.