Një grua shtatzënë kishte shkuar në market për të blerë disa artikuj ushqimor, por kurrë nuk kishte menduar se derisa priste në arkë për t’i paguar artikujt, do të lind foshnjën.
Bëhet fjalë për një ruse 28-vjeçe, të cilën e kanë filmuar kamerat e sigurisë duke i kërkuar ndihmë arkëtares se po lind foshnjën, dhe kështu pa u menduar dy herë u gjunjëzua.
Ishte arkëtarja Elena Barsukova, 35-vjeçe e cila e asistoi në lindje së bashku me dy kolege tjera.
Pasi e solli në jetë foshnjën, në vendin e ngjarjes u shfaqën mjekët me autoambulancë të cilët me urgjencë e dërguan në spital, kurse raportohet se nëna dhe foshnja në gjendje të mirë shëndetësore.
Ngjarja ndodhi në një market në Nazyvaevsk të Rusisë. (TemA)