Ky është momenti tronditës kur një baba grindet me një burrë të dehur që kishte urinuar në oborrin e shtëpisë së tij.
Veprim ky që e nervozoi tej mase atë, duke e goditur me grusht në fytyrë.
Videoja tregon momentin kur burri i dehur pasi urinon në oborrin e shtëpisë së çiftit tenton të futet me dhunë brenda, ndërsa pronari i shtëpisë disa herë i kërkon të largohet nga pronat e tij.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ai zhvishet para pronarit të shtëpisë, gruas së tij dhe fëmijës që dëgjohet duke qarë nga frika.
Dhe duket se ky moment ia “mbushi kupën”, dhe në një moment i zoti i shtëpisë humbi durimin dhe me vetëm një goditje e rrëzon pa vetëdije në tokë. (TemA)