Nga Ilir Yzeiri
Shqipëria nuk ka vetëm një krizë. Ashtu si çdo vend në zhvillim, ajo përballet me disa sfida, por, në ndryshim prej tyre, për fat të keq, vendi ynë nuk arrin të prodhojë institucione të qëndrueshme të besimit dhe, për fat të keq, nuk ka elita që të sigurojnë një drejtpeshim moral e politik.
Rasti i fundit i Ilir Metës, në krye të shtetit shqiptar, pra zgjedhja e tij si President i Republikës së Shqipërisë, është treguesi më i qartë se Shqipëria nuk është e interesuar që të ruajë dhe të respektojë Republikën. Në gjithë këta vite tranzicion, po ta vini re me kujdes, politikanët tanë të lartë i kanë hequr nga fjalori i tyre fjalët « Republikë », « Atdhe », « Shqipëri ». Në ligjërimin politik, dhe në fjalorin e politikanëve tanë të lartë, zotërojnë sintagmat e sherrit dhe metaforat e luftës sipas të cilave, politikanët e shfaqin veten ose si luftëtarë të mëdhenj të kauzave të shpikura prej tyre, ose si kampionë të eleminimit të kundërshtarit me fraza që djegin si acid. Është e kuptueshme, dhe, deridiku, e pranueshme që midis qeverisë dhe opozitës të ketë debat, madje edhe të ashpër, është fatkeqësisht tragjike që në ligjërimin politik shqiptar, që ka si autor politikanët e të dyja krahëve politikë, është prodhuar më së shumti një roman i keq policor dhe jo një debat që të frymëzon për të bërë zgjedhje që do ta përmirësonin jetën politike shqiptare.
Në këtë pikë duhet të bëjmë një dallim. Siç e kam përmendur edhe në shkrime të tjera të mëparshme, autori i këtij shkatërrimi të ligjërimit publik është Sali Berisha, që, për ta çuar deri në fund masakrën e tij, zgjodhi si pasues një tjetër nxënës të keq të shkollës së tij, Lulëzim Bashën, i cili, duke qenë me formim të përgjithshëm mediokër, duke qenë i pa talentuar dhe me defekte të llahtarshme në komunikimin publik, ka kontribuar që ligjërimi politik në Shqipëri të marrë përmasa të frikshme të degradimit njerëzor. Nuk ka asnjë vend në botë që të ketë një opozitë që, për gjashtë vjet me radhë, ditë për ditë, orë për orë dhe në çdo shfaqje publike të përsëritë vetëm tri fjalë, « kriminel », « trafikant », « bandit » dhe përsëri kështu, e kështu deri në cfilitje. Jo njëherë, po gjashtë vjet rresht. Atëhere kur të gjithë prisnin që në këtë klimë të nxehtë dhe të neveritshme të ligjërimit politik, dikush do të ngrihej mbi palët dhe do të shfaqej ndryshe, Ilir Meta, pasuesi i Bujar Nishanit në presidencë, del në një emision televiziv dhe shfaqet si shefi i Marrëdhënieve me Publikun të PD-së. Deklarata e tij për Saimir Tahirin është një shenjë e degradimit të tij politik dhe një shfaqje e ulët e performacës së numrit një të shtetit. Pse ?
Të jesh president i Republikës do të thotë që fjala jote në publik është e kufizuar, është e censuruar. Kur flet Presidenti duhet të heshtë Ilir Meta. Opinioni i Ilir Metës për Sajmir Tahirin është i ligjshëm dhe ai ka të drejtën e tij që ta ruajë atë në ditarë, në librat që do të shkruajë, apo ku të dojë ai. Kur flet dhe kur shfaqet në publik, ai është Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe nuk mund të shfaqë opinioni e tij. Sajmir Tahiri ka një vendim të një një gjykate në dorë dhe sipas atij vendimi ai është lirur nga akuzat që i ka ngritur Prokuroria e Katanias. Është në proces hetimi në Shqipëri dhe kaq. Presidenti i Republikës përgjigjet vetëm duke iu referuar ligjit dhe, në këtë rast, ligjërisht, Sajmir Tahiri, të paktën në Itali, është liruar nga akuzat që i ishin bërë.
Presidenti është i dënuar të shprehet vetëm me një fjali, dhe vetëm për këtë rast. Mirëpo, Ilir Meta, duke mos qenë president dhe duke u rrëmbyer nga emocionet e politikanit agresiv, e akuzoi Tahirin si një « delinkuent që mbushi Shqipërinë dhe Europën me drogë ». Ky është opinioni i tij dhe ai ka të drejtë ta mbajë këtë opinion, por si President i Republikës është i dënuar të censurojë vetveten.
Sajmir Tahiri edhe mund ta padisë presidentin e Republikës për shpifje dhe fyerje dhe, në këtë rast, do të kishim një precedent unik në këtë vendin tonë të mjerë. Një ish – president, Bujar Nishani, që paditet nga trajneri i Kombëtares për fyerje dhe një president në detyrë që, po ashtu, mund të paditet për fyerje. Më shumë se kaq nuk mund të tregosh për një vend që është në degradim të plotë e të thellë institucionalisht.(TemA)
SamirTahiri ta padisi ne gjyq Ilir Meten.Eshte ne te drejten e tije.
Po ka gjera me te medha per Like floririn O gazetar i Nderuar.Likja e ka humbur Kontrollin se po e ndjen Lakun e Drejtesise.Me Bemat e tij kriminale Ai barazohet me Sali gerdecin dhe LulSumkapucin .keshtu qe Peshtyma e Tij per saimir Tahirin eshte Pako Gje ,po sidoqofte eshte tregues i Formimit te Tij Banditesk .
Ilir, respekt për ty, por META është për të qarë hallin, dhe s’ka rrugë tjetër . Do të dalë se sbën hapur tani, për të luftuar me zjarr për ndonjë bashki, se ndryshe mbaroi LSIJA.
Simboli i degjenerimit politik dhe shtetëror, Meta është nē agoni.
Si popull “interesant” ?!?, që jemi, s’di çpërgjigje do ti japim PRESIDENTIT OPOZITAR.??
Shoresoj , të mos i kemi ngrënë mentë !!
Saimir Tahiri!
Padite Like floririn dhe kerkoji nje shume te majme,per shpifje dhe paragjykim,kur akoma ju jeni i pagjykuar,pra prezumuar i pafajshem…
Yeap !!
Ku di ai ta cencuroje veten. Ai nje lapanjoz eshte..
Çfare njeriu i panevojshem per Shqiperine, ky Presidenti yne ! Ilir Meta, person i paformuar intelektualisht, i pangopur dhe grykes me pushtet dhe parate e korrupsionit shteteror, etj., (njelloj si “udheheqesi i tij shpirteror”, Sali Berisha), arrin me paturpesine me te paimagjinuar, te mosdekretoje ministrin e ri te brendeshem (Sander Lleshin) dhe te bashkangjitet me llumin dhe neoesadistet e Shqiperise, sic na paraqitet ne fotografi publikisht. Ky President duhet me patjeter te gjykohet dhe te shkarkohet !
Sakte.
Esakte, analize e ndjere per situatat qe po kalojme…
O Shqiptare! Akoma nuk e kuptoni qe ky bandit pret qe dikush nga brenda vendit ose jashte ti jape garanci see nuk do te perfundojd ne burg duke lene jashte Monen, kalamajte trashaluqe dhe me e keqja me pasurite te sekuestruar. A nuk e Shikoni qe nuk po le teqe kishe e xhami e deri Vatikanin per ta shpetuar. Dhe pikerisht jane dy institucionet qe kane ne dore dosjet e vjedhjave te llahtareshme team tij, drejtusit e te cilave nuk i dekreton, ne menyre qe kur ti vene hekurat te thote qe eshte hakmarje personals.
E vetmja gje eshte qerojeni kete njeri qe u majm nga politika dridhe like pa punuar asnje dite kur ka plot e plot shqiptare qe kane studjuar ne universitetet me te mira te botes
Ky e sb po e mbajne peng Shqiperine per te mbuluar bemat e tyre Ja per keta qe fusin shkopinj nen rrota e jane vetem me fjale per shtetin e se drejtes duhet te ngrihet populli perpresidentin kryetar te opozites
Po ç’ merreni me nje cope hajdut.Ilir floriri shume shpejt do te jape llogari para drejtesise.Vendosja e tij si president nga Edi Rama ishte turp i madh per Shqiperine e shqiptaret.
Presidenti republikes , ish hajdutime bllok te zi nedore, qe krijoi partine kancer te shqiperise , shok i Cim Peked dhe BariFallise eshte thjesht turpi i Shqiperise…
Ku e katandisi veten Ilir Meta! Doli nga breket e Monikes, ja la ato ne dispozicion Petrit Vasilit dhe tani po shkallon fare. Ku u katandis ky fare presidenti dhe si po e diskretiton fare veten. Edi rama paska qene i forte fare. Po i shkaterron moralisht deri ne degradim aq sa ta shohin dhe ata qe s’kane sy e ta degjojne dhe ata qe s’kane vesh. Drejte fundit Sali berisha, Ilir Meta, Lulezim Basha, Fatmir Mehdiu dhe ca çingie te tjera. Ruani forte ate ish ministrin e drejtesise 15 dite, ate Bardhin qe eshte nxire fare. Mbretero Edi Rama se ke perpara gjithe llumin bastard te shoqerise shqiptare. Plasi ne lekure!
qesh kush qesh i fundit gjall do jem tju sa shof ne pidh te somes perdit do ju komentoj
Cfare prisni nga shoku i vrasesit Qim Peka dhe gaztorit katundar Besart Kallaku.lulashi
Keshtu eshte kur beb president nje hajdut floriri dhe te koruptuar gje te gjithe e kane pare me ze e figure
Artikull qe vlen te lexohet e deri diku edhe te nxirren konkluione!E them kete sepse:Duhet bere nje historik i shkurter lidhur me kete force politike (drejtuesit e saj)se nga vjen e perse u ngrit!Kush jane rezultatet e saj e perse ata qe e amplifikun si shpetimtarrja e ketij vendi jo vetem qe duke e perprahur e simuluar e degraduan ne kete gjendje, sa qe kjo klike e konsideron Shqiperine si prone e saj (nenvizo ketu qe 1/3 e kane privatizuar per familjet e tyre)e patjeter edhe drejtimi u perket atyre!Po te besh nje ritushim te se shkuares lind pyetja:Kush e vuri ,kush e trumpetoi,kush e beri kriminel,te ç’thurur nga goja ,kush e brojti edh pse i ka bere tri here gjemen ketij vendi 2 Prill 91,97 dhe se fundi pasi u shqua ne kriminalitetin e tij u etiketuar “burre shteti” e mekembesi i tij “yll ne ngjitje” nga nje palo diplomat qe akuzoi turmen qe qe shume e dhuneshme kundrejt forcave te rendit e lavderoi punen e policise sekrete Berishjane ,rezultat i se ciles sot drejtusi i saj gjendet Ambasador prane nje organizmi te rendesishem!Padyshim qe kjo klike tashme eshte me e bashkuar se kur per te mbrojtur pasurite e vjedhura te ketij populli,per te mbrojtur me çdo kusht krimet e ber gjate ketyre 28 viteve,per ti thene stop stabilitetit e berjes se shtetit ne kete vend ku per t normalisht duhet te mbzoteroje kaosi!Ja perse Iliri i (LSI) deklaron si nje ordiner rruge per Saimir Tahirin,sepse aleati i tij kryekrimineli Berishe jo vetem qe ka mbijetuar me kete lljo gjuhe por ne vend qe te ishte prapa hekurave sot eshte protagonist i gjithe zullumeve qe zhvillohen ne kete vend!Aresyeja sepse disa mioper mendojne se Saliun e ka ne dore Rama,se Ilirin e vuri ne presidence rama,se Vishon e çoi ambasador Rama ,duke u gabuar rende pasi ne jemi vetshpallur vend kolonial e per kete aresye ata jane zgjedhur nga te derguarit e atyre qe kane marre parate e lobojne ne interes te fitimeve te tyre!Iliri u vu ne presidence nga kinezi i radhes per te mos u bere e mundur edhe pas largimit te tij nga ky vend, ngritja e shtyllave te nje shteti ligjor pasi kercenohen drejtpersedrejti pikerisht burimet e fitimeve te tyre ne kurriz te ketij populli!Ndaj Iliri ,e shoqja,Luli flasin e perfaqesohen nga gjuha ordinere sepse vetem keshtu mund e duhet te mbajne gjalle hallabakellekun e tyre politik e te mbrojne me ç’do kusht pasurite e vena ne kurriz te ketij populli duke abuzuar me te deri ne thithjen e palces se kurrizit e duke i etiketuar “koke palare”!Po nuk u shemb kjo piramide e ngritur qe tashme e quanvete te ligjeshme e solide ,kur shqiperia s’ka per te ngritur koke!Edi Rama e ka shumicen edhe ne parlament edhe ne popull pasi te gjithe duan ndertimin e shtetit ligjor si ne te gjitha vendet e zhvilluara ,mirpo ka nje te keqe ne vetvehte sepse ka hequr sepaten nga dora e ka vendosur kollare duke menduar se ka ardhur koha qe gjithsecili duhet ta kuptoje vete rendesin qe ka ne ndertimin e ketij shteti!Jo gabohet,ballafaqoi me populli keta legena e shikoi se si do behen si pula te lagura,dili popullit drejt perdrejte e kerkoi ndihme e ke per te pare se si kjo race m…..i do te shkoje atje ku edhe ka vendin duke e çliruar kete vend!