Ju tregoj disa argumente që Shqipëria të bëhet, së pari të heqim lekun nga qarkullimi

2 Nëntor 2018, 12:45Blog TEMA

Nga Ylli Manjani 

Make Albania Home Again.
Ekonomia- detyra e parë.

———————
Që Shqipëria të bëhet shtëpi e shqiptarëve do të duhet të sigurojë jetesën e tyre. Kryedetyrë! Pastaj vijnë të tjerat.

Shumica dërrmuese braktisin vendin dhe politikbërjen sepse nuk sigurojnë dot jetesën me punë të ndershme.

Ekonomia e sotme, e fakt e gjithë tranzicionit, nuk mundësoi dot financimin e nevojave të familjes shqiptare.

Familja zhytet gjithnjë e më shumë në krizë, megjithse jeton në mes të pasurive natyrore.

Kjo vjen për shumë shkaqe por më kryesoret janë: polarizimi ekstrem në shpërndarjen e të ardhurave nga ekonomia dhe pasja e barrierave (fiskale, administrative, infrastrukrure ndërmjet shqipërisë dhe tregjeve të medha.

Ndërhyrja eksesive e shtetit në ekonomi; dëmtimini konkurrencës dhe ekzistenca e pozitave monopol dhe ekonomia informale tejet e lartë nuk ndihmuan asnjëherë formimin masiv të fuqisë punëtore të kualifikuar.

Pasoja rritet numri i të papunëve, të pa dhe keqarsikuarve dhe thellohet ndarja ekonomike ndërmjet të pasurve dhe të varfërve.

Sot vihet re rritja e ndarjes edhe ndërmjet të pasurve dhe shumë të pasurve.

Shkurtimisht kjo është gjendja.

Çmund të bëjmë?

Nuk jam ekonomist dhe shumë gjera nuk i kuptoj dhe aq mirë, por po guxoj të hedh disa ide, që e besoj se nuk i çojnë më Shqiptarët në Europë por e sjellim europën në Shqipëri.

1. Në Europë qarkullon Euro si monedhe, ndaj dhe ne skemi pse bëjmë cirk këmbimi valutor. Ekonomia jonë duhet të Eurofikohet.

Le ta heqim me guxim Lekun nga qarkullimi dhe ta zëvendësojmë me Euro.

Nuk është e thjeshtë! Pa dyshim, por jo e pa mundur. Ka modele shtetesh që e zbatojnë këtë politikë edhe pa qenë anëtarë të BE. Madje edhe Kosova e Mali i Zi përdorin Euro.

Lehtësi shkëmbimi sa më ska! Por edhe kontroll ekonomik nga Europa, sigurisht! Po a nuk është kjo ajo që duam?!

I gjithë volumi ynë tregëtar është me Euro. Atëherë ca kuptimi ka shitja me pakicë në lek?!

2. Territori i Shqipërisë duhet ta bëjmë defakto pjesë të hapësirës ekonomike të BE.

Kjo pra së gjithash nënkupton heqje të doganave si mision fiskal dhe shndërrimi i tyre si institucione sigurie. Pra as tarifa as taksa e as TVSH ska pse te ketë në dogana.

Vërtetë do ta ekspozonte shumë tregun tonë të vogël ndaj atij të BE, por do rritej ndjeshëm konkurrenca. Kjo e fundit na mungon dhe na rrit çmimet…

3. Vendi duhet të kaloje nën një terapi të rreptë anti monopol.

Me pak fjalë ata që kanë shumë para do të duhet ti gëzojnë por jo me të njejtat privilegje.

4. Duhet një hartë profili zhvillimor në vend. Shteti duhet të orientojë investimet në ekonomi sipas profilit por edhe nevojës për zhvillim të territorit.

Me pak fjalë boll më me Tiranë e Durrës, duhet menduar edhe për Kukësin e Dibrën etj…

5. Duhet ta shndërrojmë vendin në një hapësirë biznesi dhe nismash të lira.

Taksa të ulëta dhe klimë dashamirëse është detyrë mbi detyrat.

Janë dhe disa masa të tjera, por këto më duken si më kryesoret.

Ndoshta kështu do ta bënim Shqipërinë vendin tonë të përbashkët.

Ndoshta kështu rinia do të fokusohej më shumë drejt formimit profesional. Rritja e nevojës për punë të mirpaguar është motiv i fortë për t’u orientuar drejt në jetë!

Se nëse firma “Hans” i krijohet mundësia të investojë këtu, skemi pse të shkojmë ne atje…

Këtë duhet të arrijmë.

31 komente në “Ju tregoj disa argumente që Shqipëria të bëhet, së pari të heqim lekun nga qarkullimi”

  1. asd says:

    Ka dy gjera ne kete propozim. Se pari, politikanet tane kane ide te jashtezakonshme kur jane ne opozite (Kujto Ramen dje e Bashen sot) por kur marrin pushtetin i futen vjedhjes si turku sumes. Te gjithe kete kane bere. Se dyti, firmave Hans nuk i rr…het fare per klimen e biznesit ketu; jane te neveritur vetem tu degjojne emrin skifter-pareve. Ministra qe merren me droge, deputete kriminele, kryeminister kapomafie, bashkiake bandite, perdhunues e tjetersues tokash, gjykates e prokurore qe nuk kalojne vetingun. Cfare do me ? Ku mund te mbeshteten shpresat ? Ah … nuk jane te gjithe njelloj ? E vertete. Te tjeret jane me keq. Ka nje port skafesh ne Durres qe akoma e quajne “Porti i gjermanit” sepse ia kane grabitur nje gjermani. Ne Shqiperi ka kanale tv, fabrika, hotele, toka, vila qe ua kane grabitur italianeve, grekerve e kujt tjeter ka guxuar te shkele e te investoje ketu. Ky vend eshte nje mish mash qe jetohet si ne xhungel. Mund ta shtysh nje fare kohe por nje dite do te te hane. Mjere ata te huaj qe genjehen nga “mikpritja e cubave”. Buzeqeshjen e kane vetem per te grabitur me lehte.

    1. kujtesa says:

      ????? me lot qesha?
      O Ylliii,o trim me flet dhe me xixa!
      Po pse ore,keshtu qenka,kaq kollaj.!
      Qenkemi lodhur kot duke bredhur neper europe e bote per ca euro e dollar!
      Heqim doganen,heqim lekun dhe …fap,u beme anetare te BE.
      Pra heqim qafe gjithe ato detyra qe na le europa,stop luftes ndaj korrupsionit dhe hajdutflorireve,dhe neser,date 3 Nentor europes i shtohet dhe nje anetare i re,AlbaYlli!!! Sa emer i bukur o milet!
      Imagjinoni o njerez se kush ka qene ne qeveri!
      Dhe cfare pozite,Minister Drejtesie????

  2. P says:

    Ka fjetur shtremberi shkreti, doli hajde te them dhe une nje fjale, ” rijme qe rijme nuk e bejme dhe atepune”

  3. Budallenjte dhe plepat behen te gjate says:

    Gogol, injorant.
    Heqja e lekut per shqiperine eshte katastrofe

    1. shoku says:

      Ne kemi shpetuar deri tani vetem se kemi lekun! Po ja ta zeme se e zevendesojme… me çfare do ta zevendesojme? Me euron???? Apo me dollarin USA????
      Euroja eshte nje realitet qe nuk dihet si mund te perfundoje ngaqe ka probleme te tmerrshme me vete. Nuk e shikon se nuk ben çap gjekundi???
      Euroja eshte sot per neser.
      Shqiperia nuk ecen jo ngaqe kemi lekun por ngaqe kemi KORRUPSION TE LLAHTARSHEM!!

      Edhe sikur te zevendesohej leku me euron prap fitimet, nese do te kishte te tilla, do t’iu shkonin atyre qe i vjelin edhe sot. Pra nuk do te ndryshonte asgje per popullin!

      çfare koncepti primitiv per ekonomine dhe financat!!!!

  4. Shpellat Manja says:

    Kur u bëre i ditur në fushat e ekonomisë more kapuç ngjyrosur? Ka dava kjo punë mor yll i pazbuluar i fushave të harruara. Heqim lekun, heqim flamurin, heqim himnin, heqim Skënderbeun, heqim Nënë Terezën, dhe me qënë se zotrote i ke për zemër (këta që do rreshtoj janë për gallatë), heqim Zogun , Enverin, Fatosin mo, atë mikun tënd?, vazhdojmë: heqim Salën, Metën, Lulin, Çizmen, mos harrojmë ata që bëhen të gjallë kur ndahet tepsia, vazon, medium, idrizin, dukën, është edhe një vromë tjetër po nuk më kujtohet emri. Kurse tironsin e lëmë jashtë se na mungon, ka shkuar në Kashar po pi një gotë raki me miqtë e tijetës.
    Po Rama?, do të thuash ti: çfarë ti kërkosh më shumë kur ka gjithë këta emra kundër dhe në krye jebzotrote? Tung
    Shpellari

  5. Askush says:

    O rrush o kokrra e trapit po hoqët lekun dhe futet euron e shkatërron përfundimisht këtë vend. Në Europë vetëm Gjermania ka përfituar nga euro, shtetet e tjera kanë humbur. Në komunitetin europian ngritje ekonomike të lartë kanë vetëm vendet që përdorin monedhën e tyre . Në vënd të lidhësh kokën me shami lidh gojën !!!

  6. Dorjani says:

    Hhahha sa kam qesh
    Po shko mor karabush se le nam po kush k…je ti..

  7. Dori says:

    Doni qe Shqiperia te ece perpara? Zhdukini nga faqja e dheut bimet helmuese nga Salhania tek Manjania!

  8. Detari says:

    Edhe sikur te kini te drejte per gjendjen ne Shqiperi,Ju nuk thoni pse eshte kjo gjendje,nuk thoni se kush e ka shkaktuare .Por Ju nuk thoni se nga kush prisni qe ta rregullje kete katrahure….Keshtu nuk e kini patur te veshtire te thoni se kujt I intereson e gjitha kjo.Gjithashtu eshte akoma me e lehte te thuhet se pse eshte kjo gjendje .Une shtroj pyetjen:A vjen e gjithe kjo nga drejtimi?Nese po a duhet reformuare drejtimi?Une kam keto pergjigje:Gjithcka vjen per shkak te drejtimit.Eshte e padiskutueshme se drejtimi nuk vuan nga padija…ai vuan nga deshira per te fituare vetem per vete ….Kjo menyre drejtimi (qeverisje)eshte provuare per gati 30 vjet.Keshtu do te vazhdojme ?Jo …Duhet t’ju hiqet me ligj( me kushtetute)e drejta partive politike per te qeverisur..Ato jane provuare disa here.Reforma per zgjedhjet duhet ti jape te drejte popullit ti zgjedhe dhe votoje vete direkt drejtuesit e vet lokale dhe qendrore.Mjaft listave te partive politike.Keshtu Ju varen ujqerve zorret ne qafe …Nese nuk vjen populli ne pushtet ketij vendi I ka marre ,me nder ,muti kembet……

  9. Plaku i mocem says:

    Per here te pare qe po me terheq ideja e ketij djali.Eshte vertet nje rast i mire per ta kaluar lekun “ne shtrunge”.Nuk isha lindur kur jane bere me pare nderrime monedhe.Me kujtohet 1965-a kur u nderrua leku,disa kishin leke neper senduqe u detyruan t’i nxjerrin.Me kete rast,ne se kalohet ne Euro, te behet edhe veting i atyre qe kane nje sasi te caktuar parash.
    Do ta pyesja z.Manjani,si e mendon ai situaten anti-monopol,dhe si te sigurohet ligjerishtliria dhe barazia e bisneseve ne treg?E kam fjalen se situata monopol eshte krijuar nga nje lufte nendheshme e bandave te lidhura me bisneset,ndersa shteti ka bere sehir,jo vetem kaq por ne periudhen e pare 1992-97 ne kohen e PD-se,ishte vete shteti qe stimuloi disa bisnese duke luftuar nen dhe disa bisnese te tjera,duke ju cuar policine financiare,ishte shteti qe prishi lirine dhe barazine ne treg,dhe ishte shteti qe stimuloi zgjidhjet alla kanun ne popull.Kete besoj zoti Manjani e ka te qarte.Kjo qe beri shteti asja kohe cvleftesoi parrullat e Dhjetorit 90 “Liri-demokraci-barazi”,”E duam Shqiperine si gjithe Eurpoa” etj.etj. pordhe me rigon.sepse shteti(qeveria ishte shteti ate kohe)beri lufte selektive me qellim qe disa te tjere te siguronin situate monopol,deri sa puna u trash deri ketu,ku shqiptaret duan te ikin ai vend nga syte kembet.

  10. Emigranti says:

    SHifi turin dhe veri kusin. Cdel si mosmekeq, me pamje cubash dhe u jep mend shqiptareve nje karagjoz si ky , qe kur ishte minister i drejetsis , jo vetem qe sberi asnje hap per mir, por se hapi gojen , apo te shkruante mendime, qe sjellin ritje ekonomike, punesim e mirqenje per shqiptaret.

  11. Pd rrumpalla says:

    Une kam nje propozim tjeter:
    Te veme ne qarkullim gopin e gruas se Magjarit

  12. Kuq e zi says:

    Te marresh euron si monedhe ne radhe te pare duhet te kesh nje shtet qe funksionon si ore zvicrre jo shtetin me te krimbur ne europe per vete faktin se ti si shtet nuk stampon dot me monedhe dhe as ve borxhin publik sipas qefit
    Shembull
    Japonia ka me shume borxh publik se italia por italia vuan me shume nga shlyerja e tij sepse ska monedhe kombtare ndersa japonia po
    Imagjinoni kushtet fiskale te be sa te zbatueshme do ishin ne shqiperi me monedhe euro kur ka vite qe vete italia dhe franca nuk po ja dalin me ato parametra
    Euro zotrote eshte per shtete qe prodhojne jo per lindjen e europes (ne fakt ata kane akoma monedhen e tyre)

  13. peter says:

    Pasojat e edukimit te mire e bien te keqen nga monedha shqiptare. Por mendimi i lire nuk demton. E verteta eshte se shqipetaret nuk duan te mesojne nga jeta dhe historia,e tyre dhe e njerezimit. Shqipetaret rezuan (o u rezua) nje regjimdhe cfare bene te gjithe emigruan nga fshati ne qytetin e tiranes. . u bene emigrante ne tiraneku nuk kishin pune te shkonin,, nje pjese shiten cdo gje dhe emigruan ne gjithe boten, . dhe quhen te ikur ,o te vdekur eshte njesoj, .. Sado mire dhe keq jetojne nuk jane me, as per mire as per keq. shqiptaret qe duan te regullojne vendin dhe duan te jetojne ne paqe dhe te miren e tyre duhet te shkojne prape ke fshati qe lane ne nuk i shiten cfare kishin dhe te bejne ate qe bene dhe te paret e tyre. te jetejno ne vendin e tyre dhe te regullojne dhe administrojne vendin e tyre dhe mos ti paguajne harac tiranes si bene dhe te paret e tyre me turqine dhe zogun.. Ne nuk ju pelqen kjo duhet te rine urte dhe te pranojne jeten e emigrantit qe bejne ne tirane .. Mos te genjejne mendjen se do jetojne me mire kudo qe te jene se do jene njesoj,emigrante kudo qe te jene. Ne Gjermani o Amerike… Prandaj qe te regulloni jeten ,zgjohuni dhe mereni ate qe eshte e juaja kudo qe ja u ka lene babai dhe punoni dhe jetoni…. Mos lejoni te ju thote AMETAJ SE DO JU REGJISTROJE TOKAT QE te ju masi koken me pe dhe tju beju vasal dhe serfs ne token tuaj, ne jini etnik shqipetare . Pronari i vertete nuk ka nevoje ta regjistroje token ke shteti se eshte e tija. Regjistrimi eshte vetem per aresye shitje dhe blerje.. PER TE SHITUR E BLERE SHITINI BRENDA FSHATIT QE I NJEH PRONARET. mos u merni mehajdutet qe kujtoni se i zgjidhni me demokraci.. zGJOHUNI, DHE REGULLONI JETEN TUAJ. Mesoni nga kryeministriqe kini qe e provoj emigracionin, dhe u kthye ne baze dhe kerkon tju coje juve ne emigracion qe ini pronare te vendit. Kete gje mesoj ne emigracion. ..

  14. populli says:

    Qe te ndertosh shtepine te duhen kollonat qe nuk i ke,pse,sepse ti mer injorant bashke me sojin tend ja arritet ti shkaterroni ato!
    Si fillim Ushtrine,Policine,Shendetsine,
    Arsimin,Industrine,Hekurudhat dhe me
    kryesorja burimet njerezore.
    Ne vend te shtepise me kollona,ndertuat
    baraken e korrupsionit.

  15. Fred says:

    Doni te perparoni?Receta eshte me e thjeshte se ce mendoni:Eleminoni(izoloni) Berishen (jo lek-un) nga qarkullimi.Me sakte zinxhiri qe frenon progresin e Shqiperise eshte stili Berishiano-Komunist i te berit politike.

  16. anastasi says:

    Dy njerezit me psikopat, ky dallkauku dhe plaku i shemtuar.Keta dy brumbull qe dalin dhe japin mend nje zhapik haleje dhe nje zhapik nevojtore.Dy pisanjoset e LSI-se.U mungon dhe bushtra me cizme.

  17. alex says:

    qe shqiperia te behet duhet qe ne rradhe te pare te zhduken nga shqiperia ti dhe gjithe soji e sorrollopi tend qe nga likja me saliun e lulin deri tek ajo p**dhi i vogel agurith i lsi-se kejdi mehmetaj,

  18. Lani says:

    Injorant e do kafen 5€ idiot

  19. Asi11 says:

    O plaku i moçem, Manjani thot me kalu ne Euro qe ne mbarojme krejt , a shikon Italia qe kur kerkon te kaloj ne lirete se Euro e shkatrroj . A shikon ku po shkon Kosova ndersa Mali Zi akoma jo se ka edhe pak kohe ndihma te nendheshme dhe do te ja degjoni krizmen edhe atij . Ndersa ajo qe thua ti qe une e kam propozu me kohe eshte : NDRRIMI I LEKUT TONE dhe duke u ndrruar leku do te shikosh kush vjen me thase me para dhe i konfiskohet dhe ja qe u ba rreforma dhe lufta antikorrupsion por nuk duan ta bejne si opozita edhe pozita .. Po pastrimi i politikes behet brenda 6 muajsh dhe si bahet : Te gjitha partite te ngrihen te mos funksionojne per 6 muaj dhe ne vend tyre te kryen detyrat e shtetit nje ASAMBLE POPOLLORE me atributet e qeverise dhe kjo asamble te miratojne nje nga ligjet tjera qe do te miratoje te jete ky ligj per pastrimin e politikes qe ASNJE NGA NJEREXIT QE KAN DREJTUAR NE FUNKSIONE QE NGA KRYETAR KOMUNE BASHKIE E DERI KRYEMINISTER E PRESIDENT TE MOS JETE ME . Ja qe keshtu u ba reforma ne politike shume shpejt dhe pa zhurme e sharje . Mund te thoje kush , Po kush do te drejtoje ASAMBLENE , po edhe kete po jua shpjegoj une. Asamblene ta drejtoje intelektual te shquar te kombit tone duke filluar tek Ismajl Kadare , Rexhep Qosja , e deri tek Pellum Xhufi etj.

    1. artiles says:

      A e mban mend Qeverine e Stabilitetit, qe Saliu e rrezoi vetem sepse po funksiononte mire – dhe keshtu atij i zvogeloheshin mundesite per te ardhur ne pushtet kur te vinte koha per zgjedhjet normale. Ai qellimisht e rrezoi qeverine, e futi vendin ne krize dhe fajin ja hodhi PS-se.
      E ka thene me gojen e tij ne nje interviste me rastin e 5 vjetorit te levizjes studentore. Habitem se si nuk jepet me ajo interviste, se e ka pranuar (pa dashje) me gojen e tij.

  20. ALI ABDULLAI says:

    Zoti Manjani.

    Keto ide i ke mare nga ndonje liber i botuar nga partite socialiste apo ke lexuat doktrinat e komunizmit. Pasja e pareje kombetare ndihmon ekonomine dhe e mbron ate nga shkaterimi i ndrhyrjes se monedhes se huaj, Per kete flasin qarte shkaterimi mi ekonomive te Italise, Spanjes, Greqise, dhe Portugalise, te cilat duan te kthehen ne monedhat e vjetra. Kete e forcon edhe mbajtja e Sterlines angleze gje qe e nxori ne krye te Europes ekjonomine e Britanise.
    Po te qe keshtu si mendon ti, te gjitha vendet e botes duhet te perdornin vetem Dollarin Amerikan.
    Eshte e mire qe te biesh ne gjume ne krahun e djathte qe te mos shohesh endra te shqetesuara.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Po leri krahet morr burr se ska ngjyra partiake ekonomia..

  21. Tepelena says:

    PTUUUUUUU, PTUUUUUUUUUUUU………… .
    O PLEHER.

    1. Lulzimi says:

      I mjeri kerkon te jap mende i duket vetjashume i zgjuar,akoma nuk e ka kuptuar ky njeri i peshtire dhe teper i neveriteshem se sa here flet na hap zorret e barkut.

  22. NjeQytetarOptimist says:

    Me befasove Manjani.. Qenke gjithollog.. Leku zbut transformimin ose konvertimin e dollarit ose te euros.. Kjo levizje I heq mundesine taksapaguesve-shtetasve shqiptar te manovrojn me cmimet.. Po e hodhe tregun ne euro ose dollare te gjithin, ska manovrime dhe pastaj diktohet nga tregu Europjan ose Amerikan dhe kostoja e punetorit (labor force) te rritet ne menyre artificjale. Ne klimen ku sje pjese e BE-se ose shtet Amerikan, je ne disfavor te ligjeve te tregtise.. Nuk merr subtuties (perqindje te lekeve, euro, dollare mbrapa nga taksat) sepse kjo ka te beje me thelbin e te qenit antar. Me befasove Thanas qe mendoke aq thelle..

  23. Astrit shba says:

    E pate rastin kur ishe ne,qeveri nuk te shkoj kjo ne mendjeta propozoje .Si mendon ti megjithse thua sje
    ekonmist dhe kerkon te japesh mendime ne gazete dhe kjo do te ndodhe.Kjo kerkon nje studim te hollsishem nga ministri e financave dhe jo fjale dhe vetem fjaleTerhiqe ate foto me shami ne koke se ke qen minister dhe duhet te jesh serioz dhe jo me foto te mbrojtjes kokes nha diell

  24. tomsojeri says:

    Fut euron or idiot , qe ti japesh shkelmin perfundimtar Shqiperis ! Coju uj ne vij atyre qe duan zbrazjen perfundimtare te saj e mir te thot dikush lart te hedhim ne treg gopin e asaj qe thot ! Cfar do ndigjojm ma !!Esht mbushur ky vend me brejtes qe po e han se gjalli …….

  25. Saimir says:

    Te behet Shqipnia?? Super kosto e ne fund asgja!! Njelloj sikur te marresh nje karakatine dhjetra vjecare, te korromboluar e te kalbur, qe nuk ka asnje pjese origjinale e te mendosh ta bash autobuz elektrik. Destinacioni ma i leverdisshem eshte me e cu per skrap. Nuk vlen per asgja. Nje perparim e kemi ba per kater vjet. Nqs ne 2015 thonin se kerkojne azil ato shqiptare qe nuk jetojne pa ba korrupsion, ne 2019 do themi qe kerkojne azil ato shqiptare qe nuk mund te jetojne pa baste.

  26. zoga e vodices says:

    O KOQE ke qene dhe minister po pse me deshine e kujdo shteti mund te kthej monedhen e tij ne dollar apo euro ore budalla i lindur .Qe te futesh ne euro zone duhet te jesh antar i europes raste te vecante perbene KOSOVA qe eshte bere me marveshje te eurupes ,edhe vendet si bullgaria ,rumania ,polonia etjkur upranuan ne BE pas disa vitesh u pranuan ne monedhen e perbashket euro,pra ti me ate mendjen tende te ndritur ne mund qe neser po te kerkojne ta kthejme LEKUN ne EURO europa do te ngrej kembe eduar dhe do te na pranoj ne eurozon.TURP ke kemi pasur minister te drejtesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje