"Të fortët" në ish-Bllok, Drejtori i Policisë Ardi Veliu del vetë në terren: Të rritet forca parandaluese dhe goditëse

4 Nëntor 2018, 11:50Kronika TEMA

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.40 , Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shetit, Ardi Veliu është parë në rrugët e zonës së ish-Bllokut në këmbë së bashku me krerët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Mësohet se Veliu ka dalë për të inspektuar masat për parandalimin e ngjarjeve kriminale por edhe pas ankesave nga qytetarët për zhurmat.

Policia e Tiranës po bashkëpunon me inspektoriatin e mjedisit për matjen e zhurmave.

Mbrëmjen e djeshme dy lokale në Bllok janë gjobitur nga 300 deri në 500 mijë lekë nga inspektoriati i mjedisit të mbështetur nga Policia e Tiranës

Veliu u ka kërkuar drejtuesve te Tiranës më shumë kontroll e të punohet me informacionin për të goditur ata elementë që mund të qarkullojnë me armë.

“Të rritet forca parandaluese dhe goditëse, mos të ulet ritmi por të vijohet me goditjen e të ashtuquajturëve të fortë,” ishte mesazhi i Veliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje