Nga Bedri Islami
Rruga që nga selia kryeministrore deri tek ajo e Presidencës është rreth 300 metër e gjatë. Nga selia e Kuvendit, ku ishte më parë Meta dhe deri tek zyra e tij e sotme janë apo jo 200 metër.
Dhe nga selia e shefit të qeverisë tek zyrat e kryetarit të kuvendit janë apo jo 100 metër. Një gjerësi bulevardi është mes tyre.
Ky është trekëndëshi i pushtetit të sotëm në Shqipëri në tre majat e saj. E gjithë rruga mund të përshkohet në këmbë në 5 minuta, në largësinë më të madhe dhe, ende pa t’u marrur fryma në largësinë më të afërt.
E megjithatë, ata nuk merren vesh. Janë tepër larg njëri tjetrit, sa që mund të duket se vite drite qëndrojnë mes tyre.
Në të tre institucionet janë përfaqësues, të cilët vijnë nga parti të së majtës, kështu quhen; janë njerëz që kanë pasur lidhje të gjata me njëri tjetrin; qofshin si miq, qofshin si bashkëdrejtues pushtetesh; janë deleguar në postet e tyre nga përkrahja që i kanë bërë njëri-tjetrit.
Rama , në mandatin e parë, u ul në karrigen e shefit të qeverisë edhe me votat e partisë së Metës. Ky i fundit u bë president nga dëshira e Ramës, e kështu ndodhi edhe me Ruçin, të cilin nuk e votuan shokët e tij të djeshëm të LSI-së, por që në heshtje e përkrahën.
Ditët e fundit, jo krejt papritur, doli rasti Lleshi, emërimi dhe refuzimi i tij në postin e Ministrit të Brendshëm.
Ishte një këmbanë që po dëgjohej më herët, që dihej se si mund të tingëllonte më pas, por që askush, asnjëri nga treshja drejtuese, nuk bëri gjënë më të zakonshme: të diskutonin me njëri tjetrin, para se të hidheshin zaret e një konflikti të ri, i cili nuk gjen dot zgjidhje, pasi mungon hallka e domosdoshme në këto raste: Gjykata Kushtetuese.
Vetëm pasi, si i thonë ,“plasi”, të gjithë vrapuan të shkojnë tek të gjithë. Një herë 90 minuta, pasi gjërat ishin më të thelluara në takimin e parë, pastaj 60 minuta, më pas deklarata politike që paralajmërojnë kohë të turbullt, debate që ndizen, zëdhënës shtypi që flasin në emër të shefave, kërkim për një gjetje të re, duke harruar themeloren: asnjëri nuk është në atë post për t’i bërë karshillëk njëri tjetrit, por për të gjetur një rrugë të duhur në dobi të vendit ku shërbejnë dhe ku i kanë deleguar.
Të gjithë këto takime mund të bëheshin më parë, me qetësi e dashuri, si thotë njëri prej tyre; me nerv të paluhatshëm, si thotë tjetri , dhe, me mirëkuptim, si shpjegon i treti.
Duke parë luhatjet dhe zvarritjet në një rast si ky, ndoshta duhej të ishte gjetur një zgjidhje më e qetë, më kuptuese, debati të ishte mjeti i fundit dhe të kishte një detajim më të gjerë dhe të mirëpritur përse ishte kjo lëvizje qeveritare, çfarë synohej me emërimin e ministrit të ri, cilat shkaqe çuan në këtë mendim dhe pse ishte e domosdoshme të shpejtohej lidhja mes emrit të ri dhe stafit të një dikasteri aq të rëndësishëm.
Shteti nuk drejtohet me inate dhe as me mëri politike. Dhe as me lëshime politike, sipas një parimi të njohur në politikën tonë, “ më jep, të të jap”.
Ai nuk drejtohet as me heshtje dhe takime të vonuara, të cilat, jo vetëm nuk e zbusin klimën politike, por e rëndojnë edhe më tej atë, duke bërë shpërthyese një gjendje që shumë lehtë mund të ishte normale.
Deklaratat që po vijnë nga seli të ndryshme paralajmërojnë një dimër të ftohtë, akullnajë politike, që nuk do të ketë asnjë dobi për vendin.
Dhe, as për liderët.
Me fjale te tjera mafjoze qe i perkasin klaneve te ndryshme mafjoze te pushtetit ne Albanistan.
Keta i gjeti si komandat e reparteve ne monizem qe shkonin si macia me miun. E dini pse- Kush te hipte para ne veture. Pra benin konflikt atje ku nuk kishte. Si puna e femijve qe ai qe ka topin e merr e iken ne shtepi duke lene me gisht ne goje tere te tjeret. Turp. PUNONI PER VENDIN QE LENGON. boll per vete. LINI KAPRICOT E CICMICET se u sheh tere populli.
Shume mire e keni Z.Bedri por kur politika drejtohet nga njerez te pa pjekur keto do te jene edhe frutet. SHteti Shqiptar po drejtohet nga mafia ekonomike por duke perdorur keta rioshet politikane qe kur dualen nga bankat e shkolles e filluan punen me deputet dhe K/Ministra.
O Bedri! A je i marre a shtihesh? Keto qe shkruan ti jane poezi qe zor se i degjon njeri. Ketu nuk behet fjale per dashuri, respekte apo maredhenje normale shteterore per te cilat jane te emeruar aty. Behet fjale i dashur Bedri per KOKEN dhe para kesaj humbet kuptimin cdo poezi dhe secili nga aktoret eshte gati ti vere dhembet ne fyt tjetrit. Njeri ka vrare njerez pa faj, ka shkateruar nje shtet te terin, ate qe nuk e beri as pushtuesi me i eger. Femijet e tij nga hicer qe do ishin duke kullotur dhite ne shkrepat e veriut u bene miliardere sa hap e mbyll syte me parate e ketij populli duke bere jete sheikesh kur trasheguan nga te paret nje kercu dhe nje jatak me pleshta
Tjetri njelloj si ky i zbritur nga humbetirat e jugut, injorant i pashkolle sot eshte njeriu me i pasur i Ballkanit. Tani, si hardhucat e ndjejne se po vjen nje termet qe mund ti prishe gjithcka dhe ti shpjere te ngrysin jeten ne biruce dhe te humbin gjithcka. Per kete ata jane gati te derdhin gjak dhe kete do ta benin sikur te mos kishin friken e nderkombetareve, dhe ti me flet se si ka mundesi qe duke qene kaq afer njeri tjetrit mos meren vesh per gjera te thjeshta me qetesi dhe dashuri? HAROJE kur luhet per koken nuk ka poezi, ka lufte. Edhe Enveri yne i deshte shume femijet e Mehmetit, Beqirit, Petritit dhe shokeve te tjere por kur erdhi koha te diskutohej koka e tij, i theri pa meshire dhe i shkateroi me soj e sorollop. E njejta gje dhe tani. Ata luftojne per KOKEN, Bedri dhe ne kete lufte nuk ka as qetesi as dashuri. Por per ne rrobt e Zotit vlen shprehja: Kokek hengeshin!