Ushtria izraelite gjen eshtrat e pilotit të humbur pas 56 vitesh kërkime

7 Nëntor 2018, 13:17Lifestyle TEMA
Ushtria izraelite gjen eshtrat e pilotit të humbur pas 56 vitesh

Ushtria izraelite zbuloi eshtrat e pilotit Yakir Naveh, i cili u zhduk 56 vjet më parë kur avioni i tij u rrëzua në liqenin e Galilesë.

Mbetjet u zbuluan në fund të liqenit më 25 tetor, së bashku me pjesë të avionit.

Naveh ishte 23 vjeç, ku më 6 maj 1952, për shkak të një defekti, avionic drejtonte ra në liqen duke përfundur në fund të tij.

Por kohë pas kohe, të gjitha operacionet e kërkimit dështuan.

Në tetor të këtij viti, ushtria izraelite nisi një kërkim të ri duke u ndihmuar nga një kompani me teknologji të avancuar. Kjo pasi edhe pse liqeni i Galilesë është relativisht i vogël, zhytësit e kanë përshkruar thellësinë e tij si një “ferr të vërtetë”.

“Është një detyrim moral dhe etik i ushtrisë izraelite për të gjetur të gjithë ushtarët e tij të zhdukur dhe të burgosur, si dhe ata që nuk u dihet varri”, u tha në një deklaratë.

1 komente në “Ushtria izraelite gjen eshtrat e pilotit të humbur pas 56 vitesh kërkime”

  1. tana says:

    pergezime per gjetjen e eshtrave te pilotiti , po eshtrat REMZI HOXHES a do te gjenden ,?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje