95-vjeçarin e merr gjumi, mjekët e shpallin të vdekur: Desh më varrosën të gjallë, mirë që u zgjova në kohë

9 Nëntor 2018, 20:12Lifestyle TEMA

Nga India vijnë gjithmonë histori të çuditshme, e tillë është edhe kjo e fundit.

Një 95-vjeçar ka tronditur anëtarët e familjes së tij duke u zgjuar në momentet e fundit para se të varrosej, ndërsa mjekët e kishin shpallur të vdekur, ndërsa ai këmbëngul se mori vetëm një sy gjumë.

Ngjarja tejet e çuditshme ndodhi në qytetin Khetri Nagar të shtetit indian Rajasthan.

Mediat lokale raportojnë se 95-vjeçari ishte sëmurë dhe familja e tij kishte thirrur një doktor, i cili i kishte dhënë lajmin e hidhur se Budh Ram kishte ndërruar jetë.

Ai u shpall i vdekur dhe familjarët thërritën edhe një prift për të kryer ritet e fundit për të moshuarin.

Dajali i madh, një 65-vjeçar, ka treguar se familja ishte duke larë trupin e 95-vjeçarit, sipas riteve, por ai nisi të dridhej nga uji i ftohtë dhe familjarët e zhvendosën trupin në shtrat, ku nisi edhe të merrte frymë.

95-vjeçari u tha më pas të afërmve të tij se kishte ndjerë një dhimbje në gjoks dhe kishte vendosur të merrte një sy gjumë.

Biri Balu Ram e përshkroi ringjalljen e babait të tij si “një mrekulli”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje