Prokurori Ramadan Troci u përball me dyshimet e KPK-së për pasuri të fshehura; një makinë e blerë nga vëllai, targat e së cilës përkojnë me të dhënat e tij “AA 077 RT” si dhe aksionet në një kompani minerare në emër të baxhanakut. Troci kundërshtoi akuzat për fshehje pasurie dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.
Nga Aleksandra Bogdani
Dyshimet për pasuri apo aksione të fshehura dhe hetimet e mbyllura për shtatë aksidente me vdekje në minierën e Bulqizës kanë vënë në pikëpyetje karrierën e prokurorit Ramadan Troci, i cili u përball të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit i shoqëruar nga avokati Ardian Leka.
Sipas trupës gjykuese të drejtuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Pamela Qirko dhe anëtare Suela Zhegun, prokurori Troci rezultoi me probleme në dy nga tre kriteret e rivlerësimit që lidhen me pasurinë dhe aftësitë profesionale.
Troci, i cili e kryen aktualisht detyrën pranë Prokurorisë së Përgjithshme zotëron si pasuri të deklaruar një apartament rreth 100 metra katrorë në Kashar dhe një depozitë bankare me vlerë 2.5 milionë lekë në bankë. Megjithatë, ishin pasuritë e padeklaruara në emër të miqve apo familjarëve ato që ngritën dyshime rreth integritetit të prokurorit Troci, i cili nga ana e tij këmbënguli se nuk kishte pasuri të fshehura apo ndonjë lidhje me to.
Ramadan Troci e nisi karrierën si prokuror në vitin 2001 dhe prej asaj kohe ka punuar në Bulqizë, Dibër dhe Tiranë. Në vitin 2014, ai u komandua në krye të Prokurorisë së Vlorës dhe prej vitit 2016 është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Që në fillim të seancës dëgjimore, Troci u përball me akuzën e fshehjes së pasurisë, e ngritur edhe në raportin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI, lidhur me një objekt 32 metrash katrorë të ngritur mbi një sipërfaqe toke pranë shtëpisë së prindërve të tij në Paskuqan.
Për legalizimin e këtij objekti ishte dërguar në ALUIZNI një kërkesë në emër të Ramadan Trocit, por ky i fundit pretendoi se nënshkrimi ishte falsifikuar dhe ia faturoi këtë veprim të atit, që sipas tij kishte për synim të legalizonte sipërfaqen prej 1 mijë metrash të truallit të blerë në vitin 1997 në Paskuqan.
“Objekti 32 metra katrorë është një kasolle në oborrin e shtëpisë së prindërve. Unë jam vënë në dijeni në vitin 2016 për aplikimin e bërë në ALUIZNI nga babai dhe nuk kam asnjë lidhje me të,” tha Troci, duke ofruar si provë edhe një ekspertizë që sipas tij tregon se formulari nuk është nënshkruar prej tij.
Mosdeklarimi i objektit 32 metra katrorë ishte vetëm një prej gjetjeve të KPK-së, që nuk reflektohet në deklaratat e pasurisë që Troci ka dorëzuar vit pas viti në ILDKPKI. Sipas relatores Pamela Qirko, Troci jeton prej dy vitesh në një apartament me pronësi të paqartë në zonën e Pazarit të ri në Tiranë, që i është dhënë atij me qera pasi janë shpenzuar rreth 30 mijë euro për mobilim.
“Prona është fituar me klering nga A.Sh, ortak i një kompanie. Kjo pronë është identifikuar përmes denoncimit të një qytetari dhe ngrihen dyshime të arsyeshme mbi mënyrën e marrjes së saj me qera. Vlera e qerasë është shumë e ulët. Duket i çuditshëm fakti se pse është investuar 30 mijë euro për mobilim në një pronë, që A.Sh nuk e përdor,”nuk e fshehu habinë relatorja Qirko.
Qirko ngriti dyshime edhe për një automjet të blerë për 13 mijë euro në Gjermani nga vëllai, targat e së cilit përkojnë me të dhënat personale të prokurorit Troci “AA 077 RT”, për pronat e patundshme me vlerë 19 milionë lekë në emër të vëllait tjetër, si dhe për aksionet që baxhanaku i Trocit zotëron në një kompani me aktivitet në fushën minerare në Bulqizë.
“Baxhanaku me iniciale R.M nga Shijaku ka qenë ortak me 33 për qind të kuotave në një shoqëri me aktivitet minerar në Bulqizë. Subjekti i rivlerësimit ka qenë prokuror në Bulqizë, ka kryer hetime ndaj kompanive dhe ka mbyllur hetime ndaj tyre ndaj dyshohet se aksionet janë pasuri e fshehur e tij,” shtoi relatorja Qirko.
Troci mori vlerësime pozitive për pastërtinë e figurës nga DSIK dhe për aftësitë profesionale nga Prokuroria e Përgjithshme. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk u mjaftua me kaq.
Një analizë e thelluar e shtatë aksidenteve me vdekje në minierën e Bulqizës, të ndodhura në vitet 2006-2011 arriti në përfundimin se prokurori Troci kishte kryer hetime të cekëta dhe joefektive, duke mos filluar procedime penale si dhe duke ua lënë fajin viktimave.
“Vihet re një interpretim i gabuar i ligjit, hetimet nuk kanë qenë efektive, aktet janë të cekëta dhe ekspertiza nuk bazohet në prova. Në shtatë çështjet me pasojë humbjen e jetëve njerëzore vihet re një neglizhencë e vazhdueshme, e cila nuk përputhet me rolin e prokurorit,” tha relatorja Qirko.
Në fjalën e tij para Komisionit, Ramadan Troci shprehu dakordësi për procedurën e ndjekur, por kundërshtoi gjetjet që e ngarkojnë atë me përgjegjësinë e fshehjes së pasurisë. Ai u ndal pothuajse në të gjitha dyshimet e ngritura dhe tentoi t’i zhvlerësojë ato, duke mohuar të kishte lidhje me pronat e vëllezëve apo aksionet e baxhanakut.
Troci hodhi poshtë edhe analizën e shpenzimeve të KPK-së, duke u ankuar se i kishin nxjerrë si kosto jetese për kohën që punonte në Bulqizë shumën 600 mijë lekë, që sipas tij është e barabartë me gjysmën e fondit të bashkisë së këtij qyteti për të pastrehët.
Ai pranoi deri diku keqkuptimet që mund të lindin rreth apartamentit në zonën e Pazarit të Ri ku jeton me qera, por shtoi se nuk kishte dijeni rreth marrëdhënies së pronarit Agron Sharku me ortakët e tij. Ai shtoi më tej se apartamenti ishte mobiluar për vajzën e këtij të fundit që jeton në Londër, ndërkohë që “ajo ishte martuar me një skocez” dhe nuk ishte kthyer në Shqipëri.
“E kam takuar me dy shokë të mi dhe ai m’u vetëofrua që të banoja në apartamentin e tij pa asnjë lek qera. Pranova për hir të fëmijëve,” tha Troci para Komisionit, duke shtuar se nuk kishte pasur asnjë shqetësim nga askush dhe se në vitin 2019 do të kthehej në apartamentin e tij në Kashar.
Troci u ndal edhe te pasuritë e të vëllait, tre njësi tregtare dhe një apartament në Yzberisht, për të cilat shtoi se ishin blerë lirë për shkak të njohjes familjare me ndërtuesin nga Dibra si dhe faktit se në atë kohë nuk kishte as rrugë në zonë. Por ai e kundërshtoi faktin se i vëllai nuk kishte burime të mjaftueshme financiare, duke ofruar si argument punën e bërë prej vëllezërve në Greqi si dhe një biznes në Tiranë, që “ndonëse kishte deklaruar pak fitime” kishte të ardhura të mjaftueshme.
““Im vëlla bëri një biznes ku ka punësuar të gjithë familjen dhe si të gjitha bizneset e tjera ka deklaruar pak fitime. Ajo është përgjegjësi tërësisht e tij. Unë nuk kam asnjë lidhje me pasuritë e tij,” shtoi Troci.
Prokurori kundërshtoi gjithashtu edhe dyshimet e ngritura mbi pasuritë e baxhanakut, për të cilin tha se “për shtatë vjet ndoshta ka folur tre herë me të për Vit të Ri”. Njësoj, Troci kundërshtoi edhe rezultatin mbi aftësitë profesionale, duke pretenduar se vendimarrja e tij ishte inspektuar disa herë nga Prokuroria e Përgjithshme dhe kishte rezultuar e drejtë.
“Prokuroria e Përgjithshme ka nisur gjithashtu një inspektim për punën time. Rezultati ka qenë se kisha kryer hetime të drejta dhe të bazuara në prova. Madje janë motivuar prokurorët që të ndjekin shembullin tim,” tha Troci, duke përmendur faktin se kishte arrestuar 4 inxhinierë për aksidentet në minierën e Bulqizës.
Në konkluzionet e tij përfundimtare, Troci i krahasoi disa prej gjetjeve të vetingut me atë që ai e quajti “një fushatë shpifjesh kundër tij në median sociale”, që sipas tij ishin nxitur nga mafia kriminale, interesat e së cilës ishin prekur gjatë punës së tij në krye të Prokurorisë së Vlorës. Troci shtoi se kishte marrë edhe kërcënime apo zarfe me shantazhe në shtëpi.
“Në Vlorë kam sekuestruar mbi 850 milionë euro pasuri të krimit, kemi konfiskuar pallate 12 katëshe nga mafia kriminale. I kam pasur mbi kurriz grupet kriminale,” tha Troci, duke shtuar megjithatë se nuk i kishte ndjekur në rrugë ligjore duke mos dashur të ndikojë në procesin e vetingut.
Në fund të fjalës së tij, Troci shprehu besimin në proces dhe kërkoi konfirmimin në detyrë, për të kryer “deri në daljen në pension, profesionin që e kishte pasion dhe ëndërr që fëmijë”.
Në fund të seancës dëgjimore, trupa gjykuese deklaroi se vendimi për prokurorin Ramadan troci do të shpallet më 14 nëntor, ora 10.
Ha ha Toci.Nuk ka vjedh jo.Nuk ka abuzuar jo.Vetem sa ka bere nja 20 milion €.Te fala.
shiko format e kokes te kuptoni shtetin shqyptar……..
O Ina Rama . O goce . Qëndro në binarët e Haxhi Ramës .
Do thuash ti , në ato binarë jam duke qëndru , dhe kush je ti e me ç’të drejtë më bën vërejtje . Me dashtë më gjen .
O Ina Rama . Duhet të keni të qartë , që e keqja nuk jeni ju , që merreni me kontrollin e vlerësimet në zbatim të ligjit të Vettingut .
Por në fakt , ky lloj Ligji , me analizën dhe si të thuash gjykimin ndaj Vetëdeklarimit , por , pa asnjë pasojë , përveç largimit , është i mangët . Ky ligj , ka dhe absurdin tjetër , që lejonte Llallën me shumë abuzues të tjerë , të largoheshin nga sistemi i drejtësisë me miljonat e vjedhura e abuzuara , të cilët , nga zbath u bënë me prona e shuma marramendëse të depozituara brenda e jashtë .
Pra ky është edhe një paradoks në gjykimin tuaj , kur mendoni , se Mega Abuzuesit , Mega Kriminelët , Mega Mafiozët e Mega Hajdutët e sistemit të drejtësisë , shmangen , pa i thënë njeri plaç e pa i kërku njeri llogari , kurse këta të tjerët , nuk po dua me i cilësuar as të përlyer e as të pa përlyer , por të paktën janë shumë e shumë herë më të pastër se ato si kategoria e Lllallës & Co,. që përmendëm më lart, normal që do i kontrolloni , analizoni e gjykoni , por mbi bazën e Vetëdeklarimit . Nëpërmjet këtij procesi keni larguar nga sistemi i drejtësisë jo pak , por pas kësaj , s’keni kryer sepse s’keni të drejtë , asnjë veprim tjetër . Kështu , si Mega Hajdutët me shumë abuzime , si këto me pak , trajtohen njëlloj . Ata hikën vetë e si tha njeri gjysëm fjale e si kërkoi njeri llogari , kurse këtyre ju numëruan e analizuan prona e llogari , dhe prap vetëm hik , se s’po duam me ju nga ma tepër se sa ato , që nuk i justifikoni dhe me vetëdeklarimin tuaj . Plus , që po bëhet normë , mënyra e shmangjes dhe fshehjes ( përpos vetëdeklarimit ) që shumë prona , asete , të ardhura i janë falur , ose janë të farefisit e njerëzve të afërt të familjes .
Ky sot quhet Fatmir Hoxha . Dje ishte një Entela Prifti pe Korçe mor aman . Ma përpara , apo ma mbrapa ishte një Bujar Hoti . A po të kujtohet ?
Amon di zot . E shkarkuat atë Bujarin , se i paskat gjet disa pasuni , që nuk i justifikon . Si ka mundësi me e pasë bo këtë gabim , ai vetë i pati deklaru . E pastaj . Çun i mirë , hik në shpi tani , se s’je për prokuror .
Nejse . Bone ç’bone , s’prish punë , e lejmë me kaq .
Ti po deshe , mund të bësh edhe ankimim , se ç’është e vërteta , është e drejta jote .
Ndoshta edhe të japin të drejtë , por , edhe po nuk të dhanë tani , ti mos u mërzit mër Bujar djali , se nuk i dihet . Kot nuk thonë : Dardha e ka bishtin mbrapa .
Vijnë në krye të punëve shokë , të cilët nuk i harrojnë kollaj nderet , dhe , nga mungesa e kuadrove , e bojnë si me qershijat , kushedi nuk të ka kap e lagmja , ene kshtu kthehesh prap .
Kshtu pra mo , mos u mërzit .
S’po mërzitet baba i atij çunit , që o fut në dhe , dhe vrasësi , për mungesë provash ( shyqyr thuaj që kishte 4 dynym tokë ) , shëtit lirshëm dhe i bon dhe karshillik .
Ti Bujar , nuk e ke porosit me i bo karshillik , biles i ke thonë të kundërtën , pra , dhe po u vra me Vetëgjygjësi , e vargu i hakmarrjes do shkojë tërkuzë , ti nuk ke as gisht e as faj , je burrë i mirë e i nderuem dhe ti gëzosh 4 dynymët se i ke hallall .
Ti mund të kesh hallall dhe dynym të tjerë , shtëpia , dyqane dhe ca llogari të thata brenda e jashtë , të cilat nuk i ke deklaru , se edhe i ke kamuflu nga njëçikë dhe helbete , nuk ta ka vonë njeri litarin në fyt me i tregu .
Del dhe Ramadani , e baxhanaku , prej Shijaku , me aksione në minierat e Bulqizës . S’do mend . Paret e gjakut të atyre që u vranë , s’kanë pse t’i shkojnë fëmijve jetimë e fukarenj , kur me një çikë presion për burg e shuma marramendëse pensionesh sigurimi jete , e kthejmë qysh duhet . Ata që vdiqë në miniera ishin vetë fajtorë , dhe hopa , pare e aksione pa hesap . Nuk e ka bo vetëm ky . Pothuajse në shumicën e aksidenteve , fajtorë janë ato që vdiqën e u plagosën . Ç’farë donin në trotuar dje babai me vajzën , e pikërisht aty ku drejtojnë makinat pijanecë e të pa përgjegjshëm . Janë vetë fajtorë . Madje duhet të jenë shumë fajtorë , për t’i dhënë mundësi lirimi aksidentuesve e mbush xhepat e abuzuesve .
Para ujqërve e arinjve politikanë e pusht-tetarë , ju të PA DREJTESISE , jeni si minj .
Prandaj o çun , o Bujar djali , flej rehat , dhe ashtu siç të thashë , futi një ankimim e , ani se e len aty për numër .
Edhe ti Ramadan , e ju të tjerë këtë punë bëni .
Kjo , është Ina Rama , pas vjedhjes e shkatërrimit të krejt Shqipërisë , poshtërsia dhe tallja më e madhe , që po i bëhet këtij populli me gjoja VETTINGUN . Fatkeqësisht , ju , aradha e kuadrove zbatuese të vettingut , jeni zbatuesit e kësaj maskarade .
Ligji për VETTING-un , nëse të kujtohet , filloi të hartohej e diskutohej nga të gjitha komisionet , grupet parlamentare e kush të mund , vetëm me merakun me e sakatu e shkëly në atë fare feje , sa që u bë limonatë e për me u tall. Mbas mbi 2 vjetësh e , pasi e katandisën në atë derexhe , që nuk bënte asnjë efekt ( se kishin hallin e vet për ma mbrapa ) të 140 deputetët tanë të shumë vuajtur e shumë nderuar , shkuan në rrjesht dhe e votuan në parlament , si nuk e kishte pa dynjaja , me konsensus historik 100 % e me duartrokitje e përgëzime nga gjithë ambasadorët dhe shefat e BE-së !!! . Mos të harrojmë . I kishin fut dhe një të vulosur , nga fort i nderuari Komisioni i Venecias .
Ina Rama . Të ishte Vani Bregu gjallë , do e konsideronte Mysybet këtë ligj VETTING-u .
Politika e degjeneroi ligjin e vettingut dhe krejt procesin e vettingut , sepse ashtu I interesonte , që të mos dilte në sipërfaqe asnjëherë pislliku I sistemit të drejtësisë .
Shife se ku përfundoi sistemi I drejtësisë sot , dhe ato kriminela lart fërkojnë duart , se kështu ju pëlqen e u intereson ta shikojnë sistemin e drejtësisë , të rrëxuem përtokë , dhe Shqipërinë pa shtet që funksionon normal .
Shife si kemi mësu . VETTINGU po bohet limonatë , pa përmend , që është kërku edhe një Kompani hetuesish , shtesë organike me nja 30-40 miljon Euro plus . Asnjë organizëm i sistemit të Drejtësisë nuk është në funksion . 1 vit , me Prokurore të Përgjithshme SHTETI të komanduar , Gjykatë Kushtetuese jo . Gjykatë të lartë jo . KLD jo e jo , të na rrojë Likja , Këshilla Prokurorie e Gjykatash jo e jo .
Politikës i interesonte një sistem gjygjësor i padrejtë dhe i korruptuar për të mos patur probleme me abuzimin , korrupsionin dhe grabitjen e vet . Ishin gjykatat e dobëta e të korruptuara ( duke injoruar dhe shmangur ç’do denoncim e akuzë ) ato që i lanë politikanët të abuzojnë e vjedhin për të qenë sot , jo miljonera , por miljardera me përvehtësimin e djersës dhe gjakut 45 vjeçar të këtij populli . Miljarderë , me grabitjen e taksave nëpërmjet fondeve publike , por , edhe të pa prekshëm , mbasi tani , kanë lëshuar në trupin e drobitur të këtij populli , nëpërmjet koncesioneve e monopoleve të tyre , me qindra tentakula thithëse të djersës e gjakut , jo deri në pension , por deri në vdekje .
A zgjidhet kjo ? A ka gjo që nuk zgjidhet ? Me dashtë , po .
Aaaaa . Do ishte ndryshe puna , sikur të miratohej NENI Ekstra i Ligjit të VETTINGUT , që të bonte jo vetëm me i deklaru prej frikës të gjitha , por të filloje të flisje me vehte e mos të të zinte as gjumi prej frikës se mos ke harru ndonjë Lek pa deklaru .
NENI EKSTRA :
– Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .
Pas miratimit të këtij ligji , me të dhënë në dorë prap Deklaratën e Pasurisë për ta plotësu , o bir o mi none . Do jetë 4-5 fishi ma shumë se e para .
Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar , a ka msheh , ku i ka msheh dhe si , e kush ja ka msheh , apo jo .
Kryejeni atë më lart me NEN-in shtesë dhe zbatojeni sekuestron 100 % , sikur edhe për 1 lek ma tepër . Ky quhet VETTING .
Sepse , do rrijmë 10 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë, deri në KRIM ) e po hiki njëherë .
Nuk e miratojnë gjallë në botë këtë NEN Vettingu deputetët , se kanë hallin e vet , i vjen radh shpejt .
Kanë frikë deputetët ta miratojnë nenin shtesë . Këtu do duket fytyra e vërtetë e deputetëve tanë , se sa duan ta pastrojnë sistemin e Padrejtësisë dhe Politikën nga kriminelat dhe hajdutët . Mjaft më . Nuk mund të fshiheni as edhe një minutë me maskarada . Ka shku aty ku s’mban më .Mos kujtoni se edhe gjithë këto vrasje nuk e kanë shumica zanafillat nga sistemi i kalbur i PADREJTESISE dhe Politikat anti kombëtare .
Ky NEN EKSTRA vlen , jo vetëm edhe për gjithë politikanët e ato që kanë qenë në pushtet qendror e lokal përgjatë këtyre 25 viteve , por dhe për mjekët abuzues ( shefa kryesisht ) , Policë me detyra të larta e të ndryshme e deri ai polici i burgut , që u bo telef duke rruajt jo vetëm të burgosurit por dhe familjarët e tyre .
Ina Rama .
Ishe disa kohë Prokurore e Përgjithshme . Të hoqi kryekrimineli me dhunë , por dhe lakejt e tjerë disa vite të lane dhe pa punë .
Po qe shqiptare patriote , po qe pinjolle e qytetarisë durrsake , po qe trime , mos vazhdo me u marrë me atë process të demaskuar e shkatërruar , por ngul këmbë , që VETTINGU për të gjithë pa përjashtim , të bëhet tammam vetting e jo rafting . Mënyrën dhe zgjidhjen e ke më lart
Mire paske shkru por gat e paske qu o spartak burri.
Prokurori me i korruptuar. Ky qelbesire duhet larguar nje ore e me pare nga sistemi I drejtesise. Ne te gjitha ceshtjet ka marre lek ky plehre. Ka bere miliona me viktimat e minieres se Bulqizes duke shfajesuar kompanite dhe drejtuesit dhe duke ja faturuar fajin punetoreve viktimave qe punonin ne kushte cnjerezore per buken e gojes. Shkarkimi I ketij funderrine jo vetem se eshte I vonuar por se I pamjaftueshem. Ky funderrine duhet denuar arrestuar nje ore e me pare.
Maradani eshte Çun i pergatit o njerez, pak kemba mund ti ket rreshqit, po te rrij burri afer 20 vjet prokuror nuk eshte noj gje e madhe se ka bere nja 2 meleon evro pasuri….
Kush do ta beje vetingun, INA lavirja,mereni dhe pallen llalla se te gjiyhe kriminele e hajdute jeni, talleni by then me pasuri te pakufizuar te popullit fukara , hengshi kokat e njeri tjetrit dhe mos I gezofshi kurre padurite e vjedhua. Kaq veshtire eshte te zbulohet pasuria e vjedhur……….?!?!???????Shtepi PS number, makina ,dyqane ,biznese ,femijeve jashte shtetit, udhetime PA fund, lokale dhe hotele luksoze Ku ju shkoni ( jeni fshstare te pagdhendur. ,sa nuk dini as si te uleni, as si te visheni, as si te hani) , Ku I merni parate qe mos I hengshi dhe mos I gezofshi, ju te gjithe PA parjashtim detit tek troci duheni varur djegur ne turen e druve, dhe pak e keni.Keti do ti paguani te gjitha kriminele te popullit tuaj.
Ky eshte nje plehre qe meriton vetem burg dhe i dalshin hakat e personave qe ka marre me qafe duke u mbyllur jeten. Ne 2012 ishte prokuror i nje ceshtje qe kishte lidhje me nje atentat me pasoje vdekjen e nje personi te pafajshem te ndodhur ne bllok dhe ky plehra ka akuzuar dhe denuar me 25 vjet heqje lirie nje person qe nuk kishte as lidhjen me te vogel me ngjarjen, duke i shkaterruar jeten atij dhe familjes se tij. I kerkoi nje shume te madhe per ta mbyllur ceshtjen dhe pasi ai nuk kishte mundesi t‘ja jepte, ja qendisi akuzen sic donte dhe duke perfaqesuar ate shtet ligjor (kurve) qe eshte ne shqiperi, e denon me 25 vjen. Mallkuar ky koketuli dhe koketulat si puna e ketij. U dalte shpirti nga bytha… thote popullli.
krye grua shkerdhyeri qe iku nga vlora s ka lene pa bere me pislleqe ,me bekimin e Rames