Basha takon protestuesit te Unaza e Re: Jam i tronditur dhe i shokuar, shqiptarët të mbështesin protestën

9 Nëntor 2018, 14:18Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi dot një përfaqësi të banorëve të zonës përgjatë Astirit të cilët janë nritur në protestë kundër vendimit të qeverisë për shembjen e banesave të tyre për shkak të projektit të ‘Unazës së Re’.

Gjatë takimit me ta Basha iu bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës në Unazën e Re, dhe mos të presin që t’u vijë e keqja tek dera e shtëpisë.

Më tej kryedemokrati tha se është i tronditur dhe i shokuar, pasi 400 familjeve po u prishen banesat.

“Para se të flas unë dua tju them se prania juaj këtu është e domosdoshme, pasi është fati i 300 familjeve që e keqja u ka trokitur në derë. 

E kam ndjekur këtë çështje që nga minuta e parë. Jam ndjerë i tronditur dhe i shkuar nga ajo që kam parë. U ballafaqova me dramën e këtyre familjeve dhe të mijëra shqiptarëve që po vendosen në një presion psikologjik.

Asgjë nuk respektohet, pasi Edi Rama dhe Veliaj kanë një projekt bashkë me një grup oligarkësh dhe bandash që duan të pastrojnë paratë e drogës. 

Shkelin ligjin dhe Kushtetutën për të shkatërruar shtëpitë. Një pjesë e tyre të legalizuara dhe një pjesë në proces. 

Kjo është dëshmia më e qartë se ku ka përfunduar Shqipëria. Sa e rrezikshme është kjo bandë e kam paralajmëruar.

 Mos prisni që t’u vijë e keqja në pragun e shtëpisë tuaj, por ejani këtu. Mbroni ligjin, Kushtetutën. Në këtë skandal s’ka asgjë të ligjshme.

 Shteti ka shkelur ligjin, kryeministri ka shkelur ligjin. E vetmja gjë e ligjshme këtu është rezistenca e këtyre banorëve.

 Shkelja e ligjit është tipar i kësaj qeverie. Ky është mesazhi i PD. PD ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të tyre me këshilltarë dhe deputetë. Do qëndrojmë pro kauzës së këtyre banorëve”, përfundoi Basha. (TemA)

10 komente në “Basha takon protestuesit te Unaza e Re: Jam i tronditur dhe i shokuar, shqiptarët të mbështesin protestën”

  1. Edison says:

    Me kujton mbeshtetjen e Pd-se per ata qe kishin ndertuar mbi Lane,te njejtat fjale,parti rrumpalle.

  2. Gopisti says:

    Ky bastard qe njeh vetem shkaterrimin e nuk do qe te ndertohet e te behet asgje e re , duhet futur brenda si hajdut i rruges se kombit e si vrsases i 4 njerzeve te 21 janarit. Ky qe per 4 vjet fjeti gjume e vodhi te gjitha leket e taksapaguesve kryeqytetas., i vriten syte nga gjithcka qe ndertohet.

  3. H says:

    Kush ka ndërtuar pa leje në tokë jo të veten, të shojë nga ka ardhur.kush është në rregull , shteti ti sigurojë banesë dhe shpërblim për shqetësimim. Kjo është demokracia , jo pasi e zapton dhe vjedh bëhem pronar.

  4. Genti says:

    Po i bej nje pyetje zotit Basha.Nga para e vjedhura nuk do ishte me mire qe ti bashke me klanin tend ti ndertonit shtepi ketyre te mjereve.Bashkohuni ju te PD e LSI ,grumbulloni fondet e mjaftueshme ( eshte nje pjese e vogel nga vjedhet qe keni bere) ky problem zgjidhet menjehere.Mendohuni mire se ky propozim eshte plotesisht i mundur.
    E para laheni nga mekatet dhe e dyta lehtesoheni pak nga denimi i vetingut.

  5. daniel says:

    Basha o komentues i di keto te gjitha. Por ai kerkon nje preteks per te ngritir njerzit kunder qeverise per ti shpetuar vetingut. Ai eshte gati te coket dhe per teroristin grek per te rrezuar qeverine.

  6. Ky bastard kishte mbledhur disa femije dhe ndegjova nje qumeshtor rreth 12 vjec qe kishte 3 kurora ne te njejtin aks te ndertimit paleje ne token e xanun,ku qante gjithe diten qe ishte tromaksur qe ishte kengetar…..
    Ky lulash qe i dhimbsen kaq shume keta qe pengojne zhvillimin e vendit me tokat e pushtuara,le ti jap lulashi nga apartamentet e shtepite e tija bashke me hajdutet e tjere ose keta pushtus te paguajne per token ish pronaret qe bredhin me dokumenta posht e larte….

  7. Shoku says:

    Bravo Basha ! Je i madh ! Me mendje ndritur se ty nuk paska . Po te mos zgjerohet rruga, spase basha do uli numrin e makinave. Po ,mor Bash, po trafikun e renduar si do ta zgjidhim ? Apo po edrdhe ti ne pushtet ,rrugen do ta bejme nentoksore ? Dhe ti e bene ,sepse ke eksperienen e rruges se ” Kombit” po nuk e dim a do kete prokurori qe te te shmangi nga hetimi me procedura e raporet ? Besoj se jo. Ndaj them se je TRUSHKULUR .

  8. Babalisti babalokrathik says:

    Partia Debilokratike si gjithmonë mbështet pushtuesit e tokave nga hordhite Viçi doli ane saliqenberishiste!
    Lulashi babalodebilokratik do ju a zgjidhi problemet ,flini të qetë!

  9. Mos harroni says:

    Sa te jete Edi Rama, Pd nuk vjen me ne pushtet! – S.B. dixhitali.

  10. Vlora 9 says:

    Edhe ne Vlore per sa kohe protestohej kunder shpronesimit me cmime qesharake qe beri i gjati ne qershor te vitit 2016 P.D-ja u premtonte benoreve asistence ligjore me ana te Grida Dumes dhe Ervin Salianit ,por pasi u prishen basnesat s’u bene me te gjalle as P.Dd-ja as Grida Duma dhe as Ervin Saliani. I pyesni kur tu vijne, perse i abandonuat Vlonjatet !? Prandaj mos u fusni ne cadren e pd-se por bashkojuni fort te gjithe bashke, gra e burra te moshuar e femije dhe i rezistoni ketyre banditeve qe u shkaterojne banesat pa nje shperblim te drejte sepse eshte kriminale tu prishesh banesat familjareve pa u krijuar mundesine qe te blejne banese tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje