“Sëpatë dhe zjarr ndaj qenëve shqiptarë, gjaku na thërret”, deklarata e fortë e Idrizit: Të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë

9 Nëntor 2018, 13:16Politika TEMA

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar pas thirrjeve antishqiptare dje në Bularat të Gjirokastrës gjatë varrimit të ekstremistit grek Kostandino Kacifas.

Në një deklaratë për median Shpëtim Idrizi ka kërkuar nga Presidenti të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare, pasi sipas tij dje ne jug të vendit ra së funksionuari shteti.

Kreu i PDIU i ka konsideruar si të turpshme veprimet e nacionalistëve grekë me thirrjet raciste për shqiptarët.

“Kemi heshtur deri tani duke u munduar shumë të respektojmë kodin e të vdekurit.

Kemi heshtur gjithë këto ditë për keqpërdorimin që i është bërë një akti terrorist, që do ndëshkohej nga policia e çdo vendi të botës, të një njeriu që e përdorën në jetë dhe e përdorën edhe në vdekje.

Kemi heshtur këto ditë dhe nuk jua rikujtuam atë që e kemi thënë me vite me zë të fortë: Varrezat e ushtarëve grekë të rënë si pushtues në Shqipëri dhe bërja e tyre Varrezë Historike me ceremonial shtetëror, do të bëhej vend pelegrinazhi dhe pikënisje incidentesh, për të avancuar pretendimet territoriale të Vorio-Epirit.

Kemi parë me shqetësim dhe indinjatë stinën e marrëveshjeve nën tavolinë, politikën pa dinjitet e resiprocitet të politikës shqiptare, me servilizëm e vasalitet, përballë shtetit grek. Shteti Grek që mban prej 78 vitesh ligjin e turpshëm të Luftës me Shqipërinë, nuk njeh genocidin e shqiptarëve të Çamërisë dhe ende nuk njeh as shtetin e Kosovës.

Fatkeqësisht koha na dha të drejtë e sot ne nuk mund të heshtim më. Dje, u gjendëm përballë shfaqjes së turpshme për shtetin shqiptar e për cilindo shqiptar, atë të cënimit të integritetit territorial të vendit.

Dje në territorin e Shqipërisë shteti shqiptar pushoi së ekzistuari dhe ne u detyruam të shihnim shfaqjen e thirrjet nacionaliste të ithtarëve të Vorio-Epirit: “Sëpatë dhe zjarr ndaj qenëve Shqiptarë”, “Gjaku na thërret të djegim Shqiptarin”, “Vorio–Epiri është Greqi”.

Thirrje raciste u shoqëruan me veprime të dhunshme ndaj gazetarëve shqiptarë si dhe me bllokimin e rrugëve nacionale. Turp për ata deputetë shqiptarë e grekë, që u bashkuan në nderimin e një terroristi të keqpërdorur. Thirrjet e atyre që guxuan të revokonin dje Vorio-Epirin, sot po i përgjigjemi ne: Ka vetëm një Epir dhe është ai I Pirros së Epirit, krahina shekullore e Çamërisë.

PDIU dhe Shoqata Patriotike Çamëria kërkojnë sot me forcë të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, për të vënë urgjentisht në alarm institucionet e Sigurisë Kombëtare, SHISH, SHIU, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, por dhe për financimet sekrete greke për një pjesë të mediave, OJF-ve dhe bizneseve. Ju kujtojmë shqiptarëve që Këshilli I Sigurisë Kombëtare është mbledhur herën e fundit për çështjen e Balilit.

Është e papranueshme dhe indinjuese për çdo shqiptar që të shohim rënien e shtetit në jugun e Shqipërisë. Ngjarje të tilla Shqiptarët I kanë parë në vitin 1914, në vitin 1940, në vitin 1997, por kurrë nuk mund të pranojnë ti shohin të përsëritura në vitin 2018.

I drejtohem sot shtetit shqiptar që: Nëse nuk e vendosni dot autoritetin e Shtetit për garantimin e integritetit territorial të Shqipërisë, detyrë që rrjedh nga Kushtetuta e vendit, na thoni se do ta mbrojnm vetë ne shqiptarët”-tha Idrizi. (TemA)

 

 

 

 

7 komente në ““Sëpatë dhe zjarr ndaj qenëve shqiptarë, gjaku na thërret”, deklarata e fortë e Idrizit: Të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë”

  1. Millosh kopiliqi says:

    Ju së pari rregulloni shqipërinë, injoroni muzikën greke, flamurin grek, gjuhën greke, bizneset greke……

  2. Roland says:

    Nje bravo e madhe per Shpetim Idrizin. Ky duhet te jete shembulli i qendrimit shqiptar kundrejt palacolleqeve greke. ” I gjithe Epiri eshte shqiptar “

  3. toni says:

    Spetua plera nuk ke goje te flasesh sepse supen po e ndan me Dulen.

  4. Bo says:

    IK MORE SERVIL CFAR DO TI LUFTE PO TA MBAJTI BYTHA SHKO TI I PARI TE LUFTOSH BEJ ATE QE BERI AI NE BULARAT MER AUTOMATIKUN DHE SHKO NE CAMERI NGRIJE FLAMURIN SHQIPTAR ATJE MOS U HAP BYTHES KOT PER TE BERE PROPAGANDE SE RAMEN SE ARIN DOT JO TI PO GJITHE PD.

  5. Cami says:

    Shko lufto mjaft me pralla

  6. Besi says:

    Qirie qirie greket jan fshatar te zinj.

  7. Alban Dega says:

    CRY BABY IDRIZI CRAY !

    Mbledhje te Keshillit te Sigurise Kombetare per cfare Zoti Idrizi !!!???
    Per pike politike personale apo tupana patriotismo folklorik !?
    Common Shpetim !

    Nderim per 14 deputetet dhe ministren greke te Kultures!

    E KAM MIK PLATONIN POR E KAM ME MIK TE VERTETEN !

    – “ Nacionalizmi eshte streha e fundit e te gjithe masharenjeve “

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Askush nuk nderon veten se ai qe nderon te verteten.
    Jo si deputatet Partise Babale Lulezim Basha, Vangjel Dule, Vangjel Tava, Edi Palokari, Petrit Vasili… dhe Havalja i Shqiperise Sali Berisha qe na dolen me grek se Agim i Arte duke vene ne dyshim dhe baltosur policine dhe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte qe me durim dhe profesionalízam shembullor parandaluan nje kasaphane qe mund te derdhte me shume gjak krejt te pafajshem shqiptar dhe minoritar!
    E kam mik Platonin, por kam me mik te verteten, eshte nje shprehje e arte filozofike e Elada Demokratia, vendlindjes se demokracise Boterore !
    Nderim dhe respekt edhe per Ministren e Kultures se Greqise qe me teiterin e saj realist u be mburoja e pare e se vertetes !
    Vellazerisht !
    E kam mik Platonin por kam me mik te verteten !
    Uroj qe keta shembuj te fresket te behen Yje Karvani per nje faqe te re miqesie e fqinjesie te mire midis dy popujve me te lashte, me te qyteteruar te Ballkanit e krejt Evropes kunder lajmeve te rreme, kunder racizmit, kunder shpifjeve dhe nxitjes se armiqesise midis popujve dhe shteteve te Ballkanit !
    Ta kthejme Ballkanin Fuci Baruti ne Fuci Miqesie e Vellazerie, Kulture e Qyteterimi midis popujve e Shteteve te tij !
    Sic e ka thene filozofi, atdhetari dhe diplomáti i shquar shqiptar Faik Konica:
    – Nacionalizmi eshte streha e fundit e te gjithe maskarenjeve !
    Po te mos ia ndalojme hovin sa nuk eshte vone ashtu si Nacional- Socializmi, Nazizmi hitlerian dhe Socializmi Nacional ( Kombetar ) stalinist, do te pjelle tragjedi te reja edhe me te renda se ato qe Evropa dhe Bota kaloi ne vitet 30-40.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje