Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i është përgjigjur akuzave të deputetit demokrat Oerd Bylykbashi i cili kërkoi arrestimin e tij për krim elektoral.
Në një shënim në facebook Dako thotë se do e çojë deputetin e PD në gjyq ‘me vemjet e tjera të Lul Peshkut’, duke i thënë ta harrojë Durrësin.
Ai shkruan se koha kur PD-ja i merrte votat në Durrës me figura serioze qytetare dhe me burgaxhinj me leje 10 ditore në fshat ka vdekur.
“Oerd Bylykbashi bën kompetentin në Tiranë ku s’e njeh askush. Në Durrës është personazhi më i pavotuar i PD-së! Oerdi e di shumë mirë që koha kur PD-ja i merrte votat në Durrës me figura serioze qytetare dhe me burgaxhinj me leje 10 ditore në fshat, ka vdekur.
Figurat qytetare të PD ka kohë që votojnë Vangjush Dakon dhe Oerdi e di mirë! Sepse nuk kanë si i shkojnë mbrapa Oerdit që s’merr as votat e shtëpisë së vet dhe e mbante Sokol Olldashi i shkretë si sekretar nga mbrapa.
Ndërsa koha e burgaxhinjve, koha e Lentit tënd që nxirreshin për të rrahur njerëzit e PS në Ishëm e nëpër fshatra, ka vdekur, vdiq bashkë me Saliun. Sot votat merren me punë e me fushata ku PS-së s’i del dot para jo Oerdi po askush.
Sa takime bëj unë në 24 orë, Oerdi që fle gjumë në drekë s’ka për t’i bërë dot as në 24 vjet politikë! Më vjen keq se e kam banor timin, po s’kam çfarë i bëj, do e fus në listën e gjyqeve me vemjet e tjera të Lul Peshkut dhe po ja përsëris: Harroje Durrësin si politikan Oerd!
Shijo si qytetar ndryshimet që kam bërë dhe do të bëj unë bashkë me qeverinë time, po si politikan je i mbaruar.
Shyqyr që të fut Lul Peshku të parin në akuariumin e PD-së së Durrësit dhe të çon në parlament brenda në akuarium, se ty edhe moma jote ta jep votën për konflikt interesi se për bindje është edhe më e majtë se unë!”- shkruan Dako. (TemA)
Bylykbashi eshte personi me I ekspozuar kunder Reformes ne Drejtesi. Armik i USA. Fytyra te qelbura ne politike.
Big like,inxhinier.
Uroj qe agresioni shqup-s ne Dyrres,kunder Vangjushit, te shtohet
se kjo taktike eshte e sigurt qe gjenereron nje vote me te fuqishme per PS-ne ne Durres.
Jepi Vangjush PD po bene lojen si me Sajmirin por ne Dursaket do ja nxijme jeten Lulushit
Po flet muti per kakën..
Vangjush kryemafiozi i Shqipërisë , betonizuesi i Durrësit,.
mos u lodhni kot o pd-ista, gjush dako eshte heroi i durresit, nuk iken ai pa i mbaru dhe ca tendera qe ka te porti, mblidheni menjen
Uroj qe mbas zgjedhjeve te ardhshme Durresi te ket nje kryebashkiak si Tirana ose Korça.
Mjaft me njerez te paafte dhe te korruptuar qe kane qeverisur deri tani.