VIDEO/ Heroi ndaj Marsejës, Strakosha u përgjigjet kritikave: Kam qenë gjithmonë i sigurt

9 Nëntor 2018, 11:08Sport TEMA

Thomas Strakosha ka qenë ai që ka vënë vulën në kualifikimin e mëtejshëm të Lacios në Ligën e Europës, me paraqitje bindëse në ndeshjet e fundit, duke i mundësuar skuadrës së tij që të priste biletën për turin tjetër kur mbeten edhe dy ndeshje për t’u luajtur.

Portieri shqiptar rezultoi vendimtar me një devijim të shkëlqyer në shtesën e takimit të mbrëmshëm ndaj Olimpik Marsejës, duke mbrojtur fitoren 2-1.

Me të drejtë, pas ndeshjes Strakosha u kujtua për të gjitha ta të cilët disa muaj më parë e kritikonin për paraqitjet e tij dhe diskutonin që ai duhej të ulej më shuam në stol.

“Në këtë kualifikim ekziston firma e të gjithëve, të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre. Ishte një fitore e bukur dhe e merituar, ishim të lumtur. Nuk e prisnim të kualifikoheshim me dy ndeshje për t’u luajtur pir i kishim cilësitë për ta bërë dhe falë Zotit ndodhi. Jemi të lumtur për këtë”, tha ai para gazetarëve.

“I sigurt mes shtyllave? Kam qenë kështu edhe në vitin e kaluar, skuadra ka qenë gjithmonë e fortë. Që kur kam ardhur këtu, ekipi ka pasur një repart mbrojtës të fortë, por jemi të fortë edhe në mesfushë e sulm, të gjithë punojnë bashkë. A më ndihmon që luaj me vazhdimësi? Mua më pëlqen të luaj futboll, nuk më pëlqen të rri jashtë, por sigurisht vendos trajner kur duhet të jem në fushë apo jo.

Nuk është se tani po kalojmë pritshmërinë. Vitin e kaluar bënim diçka më mirë. Ne duhet të përmirësohemi gjithmonë dhe të arrijmë objektivin që nuk arritëm vitin e kaluar. Tani as nuk e kam mendjen te vendi i parë në grup, të mendojmë  për kampionatin e më pas do të kemi kohë për Ligën e Europës”, tha portieri shqiptar. Sigurisht, para Europës, ai do të mendojë pak edhe për portën kuqezi, ku dot jetë titullar në sfidat e ardhshme ndaj Skocisë dhe Uellsit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje