David Silva nuk fshihet: Dua ta mbyll karrierën në Spanjë

11 Nëntor 2018, 12:34Sport TEMA

David Silva nuk i mbyll dyert një rikthimi të mundshëm në Spanjë.

Ish mesfushori i Valencias, aktualisht pjesë e Manchester City-it skuadër tek e cila luan që prej vitit 2010, ëndërron ta mbyllë karrierën te klubi i vendlindjes së tij Las Palmas.

“ Nuk e di nëse do të luaj një ditë për Las Palmas, në teori kam edhe 1 vit e gjysmë kontratë me City-in, por në futboll gjërat ndryshojnë shpejt dhe asnjëherë nuk mund të parashikosh me saktësi se çfarë mund të ndodhë”, deklaroi David Silva.

Në këtë sezon me Citiziens në të gjitha kompeticionet, 32-vjeçari numëron në total 14 paraqitje dhe 6 gola të realizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje