FOTOT/ 'Kompaktësimi 2018', FA rehabilitojnë 16 km rrugë rurale, Xhaçka: Ndihmojmë komunitetin edhe nëpërmjet stërvitjeve

11 Nëntor 2018, 10:34Sociale TEMA
FOTOT/ 'Kompaktësimi 2018', FA rehabilitojnë 16 km

Forcat e Armatosura kanë nisur stërvitjen ‘Kompaktësimi 2018’, e cila përveç përgatitjes dhe trajnimit të efektivëve të batalionit të Xhenios për kryerje punimesh me mjete të rënda në terrene malore dhe kushte të vështira moti, u vjen në ndihmë edhe komunitetit.

Gjatë kësaj stërvitjeje në njësinë administrative Muhurr në bashkinë e Dibrës, xhenierët e Forcave të Armatosura testuan kapacitetet për reagime të menjëhershme në rastet e emergjencave civile dhe njëkohësisht përmirësuan infrastrukturën rurale në zonë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka inspektoi nga afër stërvitjen ‘Kompaktësimi 2018’ dhe përgëzoi xhenierët, jo vetëm për angazhimin në këtë stërvitje, por edhe për rehabilitimin e 16 km rrugë rurale nga Muhurri në Selishtë.

“Këto stërvitje i keni të zakonta për t’u mësuar profesionin oficerëve tanë më të rinj, për përmbushjen e misionit të FA-ve, por edhe për të evidentuar dhe për të theksuar bashkëpunimin civilo-ushtarak dhe për t’i ardhur në ndihmë komunitetit. Kjo stërvitje në fakt i vjen në ndihmë gjithë këtij rajoni me përmirësimin e infrastrukturës këtu, duke lidhur edhe shkollat edhe qendrat shëndetësore, dhe pastaj lehtëson lëvizjen e banorëve nga këtu me akset kryesore, duke qenë se është një zonë goxha e izoluar edhe dimri mund të jetë shumë i vështirë”-theksoi ndër të tjera ministrja Xhaçka.

Stërvitja ‘Kompaktësimi 2018’ shërben gjithashtu edhe për përgatitjen e xhenierëve të rinj të Forcave të Armatosura dhe trajnimin e manovratorëve.

Segmenti rural Muhurr-Selishtë, i rehabilituar nga batalioni i Xhenios, është i gjatë rreth 16 km dhe përveçse mundëson lëvizjen e forcave dhe mjeteve të FA-ve, lehtëson edhe lëvizjen e banorëve të zonës.

1 komente në “FOTOT/ ‘Kompaktësimi 2018’, FA rehabilitojnë 16 km rrugë rurale, Xhaçka: Ndihmojmë komunitetin edhe nëpërmjet stërvitjeve”

  1. Ledio says:

    Vejeni ushtrine te ndertoje rruge, shkolla, spitale edhe rrituni rrogen atyre qe jane profesionist, te tjereve jepuni edukim edhe shkolla/profesione falas . Veni dore, ne ushtri, polici, sherbim sekret, gjykata etje se edhe shtet do beni edhe leke do kurseni, se ngelet duke bere tendera rrugesh edhe uniformash edhe prap vendi i parafundit pas Moldavise jemi ne cdo aspekt, perjashto numrin e te burgosureve qe ndoshta per fryme popullsie jemi te paret ne Europe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje