Nga fshesat te makineritë ekologjike supermoderne Euro6: Pastrimi i Parkut të Liqenit do të bëhet me mjete të teknologjisë së avancuar, automatike dhe mbi të gjitha, që nuk ndotin mjedisin. Bashkia e Tiranës, mbështetur nga Ambasada Japoneze në Tiranë përmes “Grassroots Human Security Project”, e ka pajisur Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit me makineri dhe kosha që mundësojnë një pastrim më të shpejtë dhe efikas të Parkut të Liqenit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe ambasadori i Japonisë në vendin tonë, Makoto Ito, falenderoi miqtë japonezë. “Para pak javësh, me ambasadorin japonez firmosëm një marrëveshje e cila mundëson një sistem të ri pastrimi, ekologjik, efiçent, që e bën xixë në kohë rekord Parkun e Tiranës, që njerëzit të gdhihen çdo mëngjes e të gjejnë një park të pastruar nga fillimi në fund, në 2 milionë metra katrorë. Pas asaj marrëveshje, sot kemi një sistem të ri, me mjete ekologjike që mbledhin të gjitha mbeturinat, si për kosha të mëdhenj, si për kosha të vegjël”, tha Veliaj.
Ai kërkoi edhe ndihmën e qytetarëve, të cilët jo vetëm që nuk duhet të ndotin mjedisin, por edhe të kujdesen që mbetjet t’i hedhin në vendet e caktuara. “Tani na duhet shumë bashkëpunim nga qytetarët, duhet ta mirëmbajmë parkun, t’i hedhim mbeturinat atje ku duhet, të bëhemi pjesë e fushatës së mbjelljes së pemëve, të ulim lëvizjet me makinat private për distancat e vogla, që jo detyrimisht janë të nevojshme”, shtoi kryebashkiaku.
Veliaj theksoi se gjithkush duhet të ndjejë përgjegjësinë për të mbrojtur mjedisin, ndërsa vuri në dukje se burimi kryesor i ndotjes në kryeqytet janë makinat. “Sot jemi në një situatë ku Tirana është më e pastër. I vetmi burim i ndotjes janë makinat. Tirana nuk ka fabrika, as oxhaqe, as uzina, do të thotë që nuk kemi ndotje industriale. E vetmja ndotje që vjen në Tiranë është nga tymi i makinave. Ftesa për qytetarët është të përdorim biçikletën, të ecim në këmbë, kështu heqim peshë, ulim shpenzimet dhe ndotjen e qytetit. Është e vetmja mënyrë! Qytete shumë më të zhvilluara e më të pasura se ne i kanë lënë makinat, jo se s’kanë para t’i blejnë ato, por se kanë vendosur se nuk ia vlen të helmohen fëmijët për distanca që fare mirë mund të bëhen me këmbë”, u shpreh ai.
Mandej, Veliaj ftoi trupin diplomatik në Tiranë, qytetarët dhe bizneset që të bëhen pjesë e aksionit për mbjelljen e pemëve në kryeqytet. “Ka filluar stina e mbjelljeve. Me ambasadorin mbollëm disa panja japoneze dhe besoj se është në nderin e secilit të lerë një shenjë në qytet. Në momentin që ulim ndotjen që vjen nga makinat dhe shtojmë oksigjenin që vjen nga pemët, realisht mund të kemi qytetin që kemi ëndërruar gjithmonë dhe besoj se do ia arrijmë kësaj stine të mbjelljeve, me mbi 150 mijë pemë të mbjella”, nënvizoi Veliaj.
Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito theksoi se donacioni do të kontribuojë në mirëmbajtjen e Parkut të Liqenit, ndërsa vlerësoi ndryshimin rrënjësor që ka pësuar Tirana në vitet e fundit.
“Personalisht kam një afeksion ndaj Parkut të Liqenit sepse fundjavave vrapoj, kam filluar ta frekuentoj dhe të shkëmbej disa përshëndetje me njerëz shumë miqësorë. Ky park është simbol i miqësisë dhe i bukurisë së Tiranës. Si ambasador, kam mundësinë të takoj shumë vizitorë të huaj dhe nuk mund t’i krahasoj me 4 apo 5 vite të shkuara, sepse kam vetëm një vit në detyrë, por shumë nga miqtë e mi të huaj më kanë treguar se qyteti i Tiranës ka ndryshuar në mënyrë drastike. Ky ndryshim kaq i madh, që mezi e bën të njihet të njëjtin qytet, jam i sigurt se ka ndodhur si rrjedhojë e punës së madhe që ka bërë Kryebashkiaku”, tha ambasadori Ito.
Mbill peme dhe pushto zonat e gjelberta nderto kullat ke liqeni nuk ka kuptim o debil mashtrues
Ne Shqiperi, pyjet u shkaterruan krahas uzinave, fabrikave, armatimeve, municioneve, spitaleve, bankave e kursimeve te popullates etj. me orientime nga shtetet shoviniste fqinje dhene agjenteve te tyre ne krye te qeverive. Per kete arsye, Rilindja e ka per detyre dhe nder t’i riperterije pyjet dhe t’u ktheje qyteteve gjelberimin. Megjithate, persa i perket ndotjes se ajrit,per mendimin tim, nuk jane makinat, por …Nafta. Ndaloni
ose rritni cmimin e naftes ne krahasim me benzinen dhe ndaloni blerjen e makinave qe punojne me nafte…
Tirana po shtrihet drejt Fushe-Krujes e Vores, ju akoma merreni me Liqenin Artificial ne nje cep te tij; Merruni me pastrimin dhe shtimin e ujit te Lanes, qe po qelb mes per mes kryeqytetin!?
Ik o legen! Burimi i ndotjes eshte kantieri i ndertimit me emrin “Tirane”.
Nuk guxojme te hapim dritaret se per 5 minuta behet dy gisht pluhur. S’ka vrime te Tiranes pa kantier kullash.
Akoma nuk do ta pranosh o kryebashkiak i pa afte,se ndotja ne Tirane vjen nga pluhuri i rruges,nga plehrat se rruget nuk mlahen naten por vetem fshihen!
Ndotja ndodh nga qe rruget brenda lagjeve jane te pa shtruara me balte dhe makinat qe vijne prej andej sjellin balten brenda ne qytet!
Ndotja ndodh se pastrimi i rrugeve behet diten ku pastruesit ta hedhin pluhurin fyture e jo te pastrojne vetem naten,ndersa diten te ndiqet vetem ndonje e rastit!
Ndotja ndodh se patrimi i rrugeve nuk behet te dielave!
Kete tre diele kalova prane Bashkise se Tiranes dhe te gjitha sheshet,rruget,lulishtet etj ishin plot me plehra,gjethe etj!
Ndotja ndodh se lulishtja prapa bashkise ka 1 vit qe nuk perfundon se nuk punon njeri,se presin afrimin e zgjedhjeve!
Shikoni bulevardin “madheshtor” te Kasharit (pika te rafte kryebashkiaku yne,se Kashari eshte 10 km larg,se aty eshte ASTIRI dhe Yzberishti dhe ai nuk eshte bulevard por rruge per lehtesimin e trafikut te makinave),qe ka nga qershori e deri me sot (Veliaj na genjen kur thote se ka patur shira gjate veres) nuk punon njeri,kur ajo rruge 200 metra pob te punohej me 3 turne do kishte perfunduar sot!
Por jo,se duhet zvarritur qe te behet gati para zgjedhjeve qe te bejne ndonje miting sic bene me bulevardin e RI,qe akoma as sot pas 3 vjetesh nuk ka perfunduar as gjysma!
Nuk punojne per popullin,por per te lustruar imazhin e tyre!
Sa i pa afte eshte ky njeri!
Nuk merret me shkaqet,por me pasojat!
Para cse te mbjellkesh peme shtro rruget e Tiranes brenda lagjeve dhe njesive administrsative!
Hajde ne Yzberisht nje here o damllamadh qe te shikosh se sa pluhur ngrihet neper balloke e dritaret e pallateve sa nuk i hapim dot diten por vetem naten!
Hajde shtro 200 metra rruge,sic ke shtruar 5 km perballe nesh me shgtepi perdhese per 500 banore,ndersa ne jemi 50 mije banore!
Ty sikur te kane lidur nazistet qe e perdor diskriminimin kaq poshtersisht ndaj nje blloku te tere votuesish te tu!
Harram i pac votat tona!
E megjithate, ありがとうございます Nihon.
O kokrre mashtruesit. Na e bere kete park sikur te jete gjysma e siperfaqes se shqiperise, ke tre vjet gjoja duke mbjelle peme dhe akoma se ke mbaru, kushedi sa ke vjedh jetu pa llogarit te tjerat. Tani do makina euro 6 ti more palaco se e nendon popullin hajdut si puna jote, ku ti gjejme leket ne qe ti blejm keto makina o hajdut mashtrues. Po ti kot lodhesh se prasin nga pas do keshe kete radhe. Rama vetem me qen budall me te lone ty, se ti je fasadaxhi kujto se mbjell dy peme dhe do besh tiranen. Ku e ke tramvain o legen futu njehere neper laghe o mashtrues mos riparo ato gropa ku ka pas infrastruktur qe ka pas be rama po bej te reja o qen pa adres.
Ti je nje cope nishi ne dy sy o idiot. O popull mos i jepni vota ketij legeni si ben sikur ju do po ky eshte vetem mashtrues ben si bythqire si ato pederastet, po ai e ka mendjen tek vjedhja. Nje hajdut i pa llogaritshem.
Rrofsh Erion. Vazhdo.