Debati për "Shqiponjën", politik apo estetik? Ja çfarë e dallon Ramën nga Nano, Meta, Berisha dhe Basha

12 Nëntor 2018, 14:31Politika TEMA

Mes krerëve të politikës shqiptare po konsumohet një përplasje e rradhës e cila i përket në fakt sferës estetike: mega-shqiponja e Pavarësisë e hequr nga rrethrrotullimi i Laprakës në hyrje të Tiranës.

Dhe e gjitha kjo për shkak të një efekti të Ramës në politikëbërje, ku reflekton dhe identitetin e tij artistik – ai që ka qenë para se të hyjë në politikë, e që është dhe profili i tij bazë profesional.

Rama ka qenë pedagog në Akademinë e Arteve, dega e Arteve Figurative, ku si i diplomuar për pikturë, ka ushtruar dhe detyrën e profesorit në këtë lëmi.

Dhe ndryshe nga sivëllezërit e tij në politikë, kjo e kaluar ka patur në mënyrë konstante prezencën e vetë dhe në karrierën politike. Nano si ekonomist, Meta gjithashtu si i diplomuar në ekonomi, Berisha si mjek, e më pas Basha si jurist, askush prej këtyre emrave nuk e ka reflektuar fort e dukshëm profilin profesional më pas dhe në karrierën politike.

Nano e Meta, pos që kurrë nuk lanë ndonjë model ekonomik të suksesshëm për aq sa qeverisën, kurrë nuk u dëgjuan që të paktën të  shpalosin ndonjë vizion ekonomik mbresëlënës. Pra, të tregonin vlerën e arsimimit ose formimit të tyre profesional.

Po kështu dhe me Berishën. Në kaq vite politikë, prej së cilave gjysmën e ka në pushtet, së paku në shëndetësi nuk kanë lënë asnjë impakt suksesi si qeveritar. I ka munguar gjithashtu dhe një vizion se si do mundej që Shqipëria të kishte një shërbim shëndetësor model. Siduket, bashkë me bluzën e bardhë, në fillim të ’90-ve kur u kaloi në politikë, “hodhi tutje” dhe kredot e tjera profesionale që mund t’i përkisnin sferës së menaxhimit. Ngjashëm dhe Basha. I formuar si jurist, në të gjithë ligjërimin e tij politik, mungon dramatikisht shpalosja edhe e një pregatitjeje juridike.

Mu për këtë arsye, ngase shumë çështje të aspektit politik lidhen dhe me atë juridik, Basha do mund të ishte zëri më tërheqës në zbërthimin me gjuhë profesionale të ngërçeve të ndryshme me natyrë juridike. Madje ky formim, mund dhe do ishte dhe arma e tij më e fortë prej kur vendosi t’i hyjë politikës.

Do ishte detaji që do bënte diferencën. Imagjinoni një moment që në respekt të formimit akademik e profesional, Basha i ofrohet Shqipërisë si një specialist fushe në shkencat juridike e konstitucionale, duke ndërmarrë një reformë në drejtësi, pse jo me emërin tij për t’u futur në histori. Fatkeqësisht, sa për të ashtu dhe për vendin, ky dimension i ka munguar dhe vijon t’i mungojë.

Ndërsa Rama ka qenë paksa ndryshe. Ka bërë politikë dhe me laps, letër e ngjyra. Madje e ka trajtuar këtë si një ndër të veçantat e tij, prej atyre që bëjnë diferencën. E shfaqi këtë që në nisje si kryetar i Bashkisë së Tiranës, duke vendosur që të lyejë fasadat e pallateve të hirta të Tiranës. Zërava që ia kundërshtuan fort shndërrimin e qytetit në “triko leshi me kolore penjsh”, iu përgjigj me argumentin se diçka e tillë do ndikonte pozitivisht në emicionet e ndjesitë e njerëzve, dhe se do i jepte qytetit një energji të re ngacmuar nga ngjyrat.

Dhe ç’prej atëhere, Rama e ka patur qasjen estetike komponente të tij. Para se mbërrihet te mega-shqiponja e Laprakës, përplasje të ngjashme kanë ndodhur mbi bunkerin simbolik të BunkArt 2 te Ministria e Rendit, apo për obeliskun e “Dy Gishtave” në Kavajë.

Në rastin e shqiponjës, dhuratë nga milioneri tetovar Lazim Destani për 100-vjetorin e Pavarësisë, përplasja ka marrë dhe karakter patriotik. Rama është akuzuar se po shemb një simbol kombëtar.

Monumenti do hiqej pasi aty ndërtohet një mbikalim, por kryeministri, për ta bërë të qartë se nuk do të rivendoset më gjëkundi, ose të paktën jo në atë vend dhe jo në atë formë, nuk ka ngurruar që të shfaqë padakortësinë e tij estetike, me burim profilin bazë para se të hyjë në politikë, që është pra ai i një profesori në artet figurative.

Debati në këtë rast duhej të zhvillohej mes tij dhe Ardian Isufit, një tjetër profesor i kësaj lëmie, i pozicionuar pranë PD-së. Duhej të ishte ky i fundit që duhej ta mbronte performancën e deritanishme të shqiponjës, karshi kritikave estetike të Ramës, si koleg artesh apo ish-student i tij.

Sepse çështja shtrohet: është debat politik, patriotik apo artistik?

Politik nuk ka pse të jetë gjersa arsyet e heqjes janë urbane. E gjithashtu dhe nga fakti se shqiponja nuk ka përbërë ndonjë aset politik të PD-së, prej së cilës ajo merr ndonjë goditje e qeveria ndonjë përfitim.

Nuk ka pse të jetë as patriotik, pasi Rama nuk ka interes të marrë kosto gjykimi nacional për një simbol kombëtar që nuk prish asnjë punë. Tek e fundit populli, folklorikisht ndihet mirë me të.

Mbetet të jetë pra estetik, e kjo është arsyeja që opozita duhet të flasë me tjetër zë në këtë rast: të atij që është i specializuar në këtë punë. Më konkretisht, Ardian Isufit. Ky i fundit është autor i instalacioni me bunker në afërsi të selisë së Kuvendit, vepër për të cilën Rama nuk ka shprehur kurrë rezerva.(Tesheshi.com)

12 komente në “Debati për “Shqiponjën”, politik apo estetik? Ja çfarë e dallon Ramën nga Nano, Meta, Berisha dhe Basha”

  1. ????? says:

    Shqipëria njihet në botë si vënd i shqiponjave ndaj s’duhet të shohim destruction në symbole.

    1. Edkari says:

      se sa me shije apo sqime eshte trongulli e kuptojme nga benevreket(poturet) qe vesh ne raste festash.

    2. Bureto says:

      Por që s’ka më asnjë shqiponjë. Pastaj shqiponjë ka në disa flamurë të vendeve të tjera, pamvarësisht ndoshta jo me dy kokë si e jona. Në fund të fundit simboli i identitetit tonë kombëtar, është ne Kushtetutë, dhe ky është Flamuri Kuq e Zi dhe jo vetëm shqiponja. Së fundmi ‘patriotët’ shqiptarë, qofshin këta ne apo pa parti, pushtetarë (Rama e Veliaj sot) dhe ish pushtetarë (Berisha e Basha dje) le të kthejnë ndonjëhetë kokën dhe të shohin se në ç’derexhe është piedestali ku është vendosur shtatorja e simbolit dhe themeluesit të Pavarësisë, Ismail Qemalit, lënë aty qysh 2012! (Për këtë i jam drejtuar zyrtarisht Velisë qysh në shtator 2015! Përgjigjia është aty.) Ama ajo që mbajmë e do të mbahet mend gjatë si akt në atë ditë të shënuar të 200 vjetorit të saj, është grotesku i Tortës vigane bashiane në korridorin para Pallatit të Kulturës, që çuditi jo pak botën shqiptare e më tej. Ai po që ishte një akt i vërtetë ‘patriotik’ dhe jo heqja e shqiponjës të shtunën që padyshim sipas bashës është tipik ‘antikombëtar’. Hajde politikanë hajde!

  2. vang says:

    Edhe Isufin politika po e detyron te heshte sepse te dy ata do mirkuptoheshin. Topi eshte ne fushen e tij. Isufi ose do ti qendroje qellimeve te mbrapshta politike te PD gjoja patriotike ose do mbroje dinjitetin e tije prefesionalo-estetik.Ai duhet te kete kurajo dhe te flasi hapur ne se Rama ka te drejte apo jo.Sigurisht qe ne te dyja rastet per Isufin eshte e veshtire sepse vepra eshte e tija dhe se dyti veshtrimi i kesaj vepre ka te beje me vizionin estetik dhe personal te sejcilit por sidoqofte mund te ballafaqohen si artiste.

  3. Kaonia says:

    She mire qe e hoqen ,shume fshatareske dhe pa stil ,dukej si dekor koperative.

  4. uskania says:

    Shqiponja është simbol kombëtar. Fakt është se AJO ka një shtrirje në gjithë botën shqiptare duke dhënë krenari siç është rasti i demonstrimit me gishtat nga futbollistët. Mendoj se i duhet gjetur një vend i merituar në Tiranë. Me atë simbol shqiptarët ndjehen mirë, sepse është veçuar si pjesa domethënëse e FLAMURIT. Ashtu sç është, petashuqe apo si i thuhet.

  5. Jorgo says:

    Ti qe ke shkruar je nje koker debili e nihilist si the gjithe tarafi juaj…. Tos nano pati ngritjen me te madhe ekonomike te vendit per sa kohe ishte, kjo e ndjere nga te gjithe, jo me shifra fallco INSTAT-i… po nejse xhanem se mos ju intereson fakti juve…

  6. te flasim si njerez says:

    Jorgo, nuk e di ke qene gjalle kur u be Fatosi kryeminister apo jo, do te theme qe kishe lindur apo jo se ate qe beri Sali Berisha me tradhetine dhe krimin dhe ate qe beri Fatos Nano me korrupsioni, nuk ka kryeminister ne bote ta beje. Qe te jeshe i qarte; me thuaj me çfare rron si mbret Fatos Nano ketu e 13 vjet?! Une e di, por duhet ta dishe dhe ti.

  7. - says:

    Per mendimin tim , kjo shqiponje nuk e nderrohet per çeshtje politike.ajo do te zevendesohet per motiv estetike. Kjo shqiponje duket si nje skelet .mungon perkatsia prefesionale e autorit .Do te ken qene amatore ai qe e ka bere. ,duket si kur eshte bere nga marangoze ,prej derrase.Simboli i shqiponjes duhet te kete ne permbajtien e saje! Mprehtesin,e Plotfuqishme,Krenare,Sovrane.

  8. kashi says:

    Simbol nacionalist dhe komunist qe perplaseshin te gjithe ku futeshin ne tirane ta vendosi megalomane sikur futeshe ne nje kryeqytet arab

  9. Elio Gora says:

    Nje shqiponje e ngjashme por ne permasa me te vogla,eshte vendosur ne hyrje te bashkise ne Pogradec.Do te ishte mire qe ne cdo pike kalimi kufitar te vendosej nga nje shqiponje e tille.Ndoshta cdo qytet duhet te kete ne hyrje te tij simbolin e vete.Pershembull nuk do te ishte bukur sikur ne hyrje te Korces te vendosej nje kitare me permasa te medha?

  10. Ramo Vito says:

    FLAMURI KOMBETAR I SHQIPERIS PA ASNJE SIMBOL PAQEJE DHE EVROPE, POR VETEM GJAK DHE ZI ME SORREN E MALLEKUAR NGA ZOTI ESHTE IMPONUAR NGA PUSHTUSIT, NGA EKSTREMISTA TE SHTETEVE MAGJYPE ANTIEVROPIANE. ASNJE SHTET TJETER NE BOT NUK KA NGJYRA AQ TE KOBESHME SA FLAMURI SHQIPETAR. FLAMURI I SKENDERBEUT KA QEN NDRYSHE. NDRYSHIMI I NGJYRAVE TE FLAMURIT BEHET KOLLAJ DHE NUK KA ASGJE TE KEQE. KUR NDRYSHOI EDHE RUSI SIMBOLET NE FLAMUR QE ISHTE AQ I BUKUR (MEKANIK E BUJQESI) JO VETEM KAQ POR ISHTE EDHE FLAMURI ME HISTORIK DHE ME I LAVDISHEM NE PLANET SE HEROJT RUS DHE ALEATET NEN ATE FLAMUR MPOSHTEN BISHEN ME TE EGER ME TE URRYER E ME KRUMINALE NE HISTORIN E NJEREZIMIT FASHIZMIN HITLERJAN. NDERROHENI ATE FLAMUR NJE ORE E MARE ATE FLAMUR SE AI NDIELL VETEM GJAK E ZI. SIPAS HISTORIS FLAMUJVE TE BOTES ,FLAMURI SHQIPETAR ESHTE RRETH TREQINDEPESEDHJET VJECAR..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje