Nga Sulejman Mato
Kam pasur gjithmonë kureshtjen për të bërë vëzhgime të imta të personaliteteve letrare, publike, në jetën e tyre të përditshme, pasi, si thotë Dostojevski “ka ca imtësira, të cilat tregojnë karakterin e njeriut”.
Edi Ramën e kam njohur në moshë të re, në shkollën tetë-vjeçare “Alqi Kondi”, më pas, ka rënë rasti ta njoh dhe më mirë, si piktor dhe si pedagog të Akademisë së Arteve.
Evidentimi i tij si një lider i ri politik u shpërfaq në ditët e dhjetorit të vitit nëntëdhjetë, në kohën kur Shqipëria po hynte në vorbullën e ndryshimeve demokratike dhe vendi kishte nevojë për liderë të rinj, që do të përfaqësonin këtë lëvizje të re, e cila do të finalizohej me krijimin e një partie të re.
Ashtu si Zgalemi, i skicës poetike të Gorkit, i cili shfaqet në kohë furtunash, ashtu dhe piktori Edi Rama, në ato ditë dhjetori u ngrit mbi të gjithë bashkëmoshatarët e tij, përmes ciklit “Refleksione”, duke shfaqur pikëpamjet e tij antikomuniste, liberal-demokratike dhe antikonformiste.
Profesori dhe piktori i ri, shtatgjatë, qytetar, tiranas, plot ëndrra, ambicioz, i përgatitur për një kohë të tillë, sa i kishte mbushur të tridhjetat. Ai doli para intelektualëve në sallën e Akademisë së Arteve me ide të guximshme, në kundërshtim me partinë ku aderonte i ati i tij. Ishte një çast që duhej vlerësuar. Në krye të themeluesve të PD-së ishte Azem Hajdari një lider tjetër populist. Mirëpo, ato ditë në skenën e Institutit të Arteve, u ngrit një intelektual i pavarur, që të jepte leksione për demokracinë. Dhe ishim ne të gjithë, më të përgatitur dhe më të moshuar se Edi Rama, që patëm kënaqësinë t’i dëgjonim ligjëratat e tij emocionuese.
Dhe ja…Pas një përjashtimi të bujshëm nga radhët e demokratëve, dhe pas ca peripecive emigracioni, ai kthehet sërish në politikë, i sprovuar, i pjekur, me eksperiencë, kthehet në Shqipëri si ministër Kulture.
Merita e pikasjes së anarshistit-liberal, Rama, si një lider i ardhshëm i partisë, i përket Fatos Nanos. Pranimi i këtij posti, si përfaqësues i një partie të cilën disa vite më parë e kishte anatemuar, edhe pse dukej dyshues, është në llojin e lëvizjeve të disa individëve me pikëpamje liberale, të cilët pozicionohen në politikë, sipas situatave që u krijohen. Ministri i ri kulturës hyri në politikë, i fuqishëm, karizmatik, me eksperiencë në perëndim.
Personaliteti i Edi Ramës do të shfaqej sërish, por tashmë si pjesëtar i një grupi të majtë politik…Për Edi Ramën, me sa e njoh unë, as në fillimet e veta nuk ka pasur rëndësi, ngjyra partiake. Ai ishte një ekstremist që donte të shembej sistemi i vjetër dhe që dha kontributin e vet në ato ditë dhjetori.
I nisur nga ekstremi i djathtë, ai arriti të bëhej një lider kryesor dhe i pazëvendësueshëm i së majtës, duke përdorur sloganin “përtej së majtës dhe të djathtës” një slogan që i përshtatej vetëm atij dhe mund ta kuptonin vetëm ata që e njihnin Edi Ramën, i cili gjer atëherë mund të quhej një i djathtë i konvertuar, ose një i majtë liberal.
Zgjedhjet e fundit e konfirmuan dhe më mirë profilin e tij si lider i një të majte europiane. Takimi i fundit, kokë më kokë, me Lulzim Bashën dhe platforma politike për të qeverisje të përbashkët me të djathtët, e po kështu edhe dalja në zgjedhje me dy gishtat lart, apo simbloli i ri i trendafilit të P.S-së me dy gishtat, simboli i P.D-së, fshehtësisht kanë treguar se Edi Rama është një lider, i cili qëndron vërtet përtej së majtës dhe të djathtës, ose, ta themi ndryshe, mbi vizionin dhe interesat mediokre të së majtës dhe të djathtës shqiptare.
Kristaq Rama fliste me krenari për djalin e tij të madh, dhe kur u fut në liceun artistik dhe kur nisi basketbollin…dhe kur përmendte detaje të karakterit të tij impulsiv. Kristaqi i donte njerëzit e zot si Edi… Një mëngjes trokiti në derën time. “Më duhen dy muratorë,- më tha,- nga ata nxënësit e tu të shkollës së mbrëmjes. Edi ka përplasur derën fort dhe ka rënë fortesa që lidh derën me murin. “E mora me të qeshur. Sigurisht, një nervozizëm i madh e kishte detyruar nxënësin e liceut të përplaste kaq fort derën…Një rast tjetër, i cili nuk ka shumë lidhje me Edin, por, ndryshe nga ajo si e servir Berisha figurën e Kristaq Ramës, dhe për të treguar sa i thjeshtë, familjar dhe njerëzor ishte Kristaqi, një herë tjetër e kam shoqëruar gjer te zyra e Ramiz Alisë. Do t’i fliste për banesën e tij të vogël. Pas takimit u kthye i mërzitur. “Ia hodha fjalën dy-tri herë,- më tha,- por ai qeshte. I tregova që Edi fle në një kanape. I shtojmë te këmbët një pupë…Ai shkrihej gazit…Hahaha! Hahaha! Sikur shkova për ta gajasur.”
E tregova këtë episod për të thënë që, Edi Rama edhe pse me një baba, skulptor të nderuar, deputet, nuk është rritur në pekule, pasi Kristaq Rama, e kishte të vështirë të kërkonte privilegje për familjen e tij.
Intelektualët si Kristaq Rama pushteti i kaluar i mbante afër për të kuruar imazhin e vet. Ne që e kemi jetuar ato kohë dhe kemi pëshpëritur pësh- pësh, për hallet e artistëve dhe shkrimtarëve e dimë mirë se sa komunistë ishin disa nga këta shkrimtarë dhe artistë, madje dhe vet Kadare, Agolli e Berisha, i cili në rastin më të parë e flaku teserën e partisë dhe u bë lider i partisë kundërshtare.
Ngjitja e Edi Ramës në pushtet pas kthimit nga emigracioni ishte një ngjitje e beftë, spektakolare. U desh vetëm një telefonatë në mbrëmjen e ceremonisë mortore, zoti Nano e merrte në telefon duke e uruar me fjalët “Zoti Ministër…”
U desh vetëm një vit në postin e ministrit të Kulturës që Rama të evidentohet si një kurator, transformator dhe reformator i asaj ministrie, gjer në detaje, gjer në transformimin e zyrave, të ambienteve të punës dhe të personelit, duke dashur të japë kështu mesazhin dhe imazhin e një shteti perëndimor.
Një vit më pas ngjitja e tij në shkallët drejt zyrës së kryebashkiakut të Tiranës ishte shkreptimë e beftë drejt majave të pushtetit. Si kryeredaktor i gazetës “Tirana-Bashkiake”, kam qenë prezent atë mëngjes. E vërejta me kujdes kur hyri te porta e hekurt, më pa dhe më shkeli syrin shoqërisht…Impozant, i ndjekur nga dhjetëra punonjës partie, elegant, me kostum të zi, me shiritin e bashkiakut harkuar mbi supe, madhështor, ambicioz, krenar dhe i sigurt për punët e mëdha që e prisnin në këtë detyrë të re, të administratorit të një qyteti një milionë…Nuk mund ta harroj mëngjesin tjetër, kur unë u gjenda në zyrën e tij, Më ftoi miqësisht t’i ulesha pranë. Në atë takim, me djalin e mikut tim dhe profesorin e vajzës sime unë shfrytëzova rastin për t’i bërë një përmbledhje të shpejtë të punëve emergjente dhe nga duhet ta fillonte…I tregova për ndërtimet mbi Lanë. I thashë që tani është koha. Ishte koha për të parë një Edi ndryshe.
Gjatë asaj bisede të shkurtër më ra supeve disa herë, miqësisht, si të ishte një premtim solemn, se do të bëheshin gjëra edhe më të mëdha. Mirëpo, pas disa ditëve gjëja më e madhe u bë me mua dhe me 72 punonjës bashkie të tjerë…Më shpejt se prishja e ndërtimeve mbi Lanë u bë shkarkimi i 72 punonjësve të vjetër të bashkisë, midis të cilëve isha dhe unë, së bashku me mbylljen përfundimtare të asaj gazete.
Nuk më bëri përshtypje të madhe pasi kisha dëgjuar që Edi nuk i do gazetat. Kjo ide m’u përforcua kur ai mbylli të vetmen gazetë tradicionale të Partisë së tij “Zëri i popullit”
Ato ditë takova mikun tim të vjetër, profesor Artan Fugën, i cili kishte pasur miqësi me Edin gjatë viteve që Rama jetonte në Paris. I erdhi keq për pushimin tim. Nuk e priste: “Nga Edi Rama, më tha,- mund të presësh të mirën më të madhe, por dhe të keqen më të madhe”.
Kanë kaluar tetëmbëdhjetë vjet nga ajo kohë dhe mua ende nuk më hiqen nga mendja ulërimat e zonjave të pushuara nga puna, në korridoret e bashkisë, të cilët sipas tij, ishin të gjithë demokrate. E që ai, ekstremisti i djathtë i ditëve të dhjetorit, i konvertuar në të majtën socialiste ishte mbushur me urrejtje ndaj të djathtëve, aq sa të pyeste shefin e burimeve njerëzove: ”Pa shih, mos ka mbetur akoma ndonjë nga ata të Brojkës…”
Koha e gjatë si kryetar bashkie i dha mundësi Edi Ramës për të ngritur figurën e tij mbi të gjithë ekipin drejtues të Partisë Socialiste. Kryetarët e bashkive të qyteteve të mëdha janë kurdoherë dhe potencialisht kandidatë për lider partish. Koha në bashki i shërbeu dhe për të kuruar imazhin e vet, për të bërë karrierë e pasuri, dhe në një synim afatgjatë, për t’u ngjitur në postin e kryeministrit të Shqipërisë… Kundërshtari potencial i ditëve të para të dhjetorit, në karrierën e vet, do ta ndiqte hap pas hapi dhe këmbë këmbës kundërshtarin e vet, Sali Berishën, madje dhe do ta imitonte atë, gjersa në qershor të vitit 2013 beteja 20 vjeçare do të kurorëzohej me fitoren e tij.
Në ditët e para të fitores së tij, Edi Rama edhe pse i përmbajtur në mllefet e tij të vjetra, e stigmamtizonte kundërshtarin e vet politik si një plak dhe shpellar, duke i kujtuar epërsinë e moshës dhe tironsin e kohës.… Ç’është e vërteta, në dyluftimin midis tyre, ka pasur shumë zigzage, madje dhe afrime përmes emisarëve të vet, dhe pika takimi në drejtimin e partive respektive, por asnjëherë dhe në asnjë kohë asnjeri prej tyre nuk ka treguar epërsinë prej xhentilmeni për t’i shtirë dorën e armëpushimit. Ky është ende një problem serioz për vendin, pasi kemi të bëjmë me dy liderë që përfaqësojnë dy parti rivale e që, duke e ditur që tek ne partitë janë thjesht vullneti i liderëve, populli ka kohë që pret që ata të ulen më së fundi në një tryezë e të zgjidhin disa probleme që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit.
Duke bërë një bilanc të fyerjeve të tyre të ndërsjella, ndër vite, them me bindje që Berisha ia kalon si sasi kundërshtarit të vet, por edhe Rama nuk qëndron pas. Fyerjet e Ramës janë më artistike më të hidhura dhe më cilësore.
Në vende të pazhvilluara ekonomikisht dhe në periudha të tilla, të gjata tranzicioni, lider të tillë si Berisha dhe Rama jo vetëm përligjen, por edhe pëlqehen nga elektorati, për sa kohë që prokuroritë, gjykatat dhe kontrolli shtetëror do të jenë inakitvë, të korruptuar dhe të varur nga pushteti qendror. Asnjeri as tjetri nuk mund ta përjashtojë dot rivalin e vet. Superioriteti do të tregohej në se njeri prej tyre do t’i zgjaste i pari dorën e pajtimit.
Në fillimet e karrierës së vet Edi Rama gjeti një parti me një elektorat të madh, në qendër dhe në zonat rurale, ndaj atij nuk i duhej shumë punë. Ju desh punë për t’i mbyllur gazetën tradicionale, “Zëri i Popullit, për të larguar nga drejtimi kuadrot e stazhionuara e për t’i zëvendësuar ata me femra të bindura, dhe për ta ngjyer flamurin e socialistëve me ngjyrën mavi. Me këtë flamur dhe në aleancë me L.S.I-së Edi Rama në zgjedhjet e 13-tës, ia mbërriti të ulet në kolltukun kryeministror. Mirëpo, fitorja e dytë paksa e dyshimtë, vazhdon t’i ngjajë pak a shumë fitores së Pirros.
Tashmë dhe premtimet me sloganin “Na jepni timonin” dhe ato “një milion shuplakat” janë ezauruar, për shkak të mosrealizimit të premtimeve të dhëna.
Siç doli nga ngjarjet e vitit të kaluar entuziazmin e fitores do ta zbehnin shumë shpejt parcelat e kanabisit dhe disa deputetë të lidhur me krimin.
Sidoqoftë, ndryshe nga liderët e tjerë partiakë, Rama, e njeh mirë artin e fjalës dhe efektet e saj. Ai është pikësëpari një intelektual me imazh qytetar, i plotësuar, me kulturë, me ide, me performancë, me vizion, me ambicie dhe me teknikë ligjërimi. Mjeshtër i përdorimit të fjalëve me efekt. Udhëheqës populist që e dominon elektoratin e vet duke përdorur mjeshtërisht antitezën dhe sarkazmin, batutën dhe kundër batutën, hiperbolën dhe humorin, kulturën dhe thjeshtësinë, mbi të gjitha, duke përdorur kontrastin, midis të kaluarës blozë të kundërshtarit dhe perspektives rozë të partisë së tij. Me Edi Ramën do ta ketë të vështirë çdo kundërshtar politik për t’iu kundërvënë cilësive të tij aktoreske.
Pas largimit të Berishës nga drejtimi politik, çdo kundërshtar tjetër që do të vijë do ta ketë të vështirë të përballet me oratorinë e tij dhe me cilësitë aktoreske…Megjithatë, midis liderëve, Berisha-Rama, ka një ndryshim esencial. Berisha krijon në elektorat besim dhe atmosferë entuziaste, ndërsa Ramës i intereson të shpërfaq para elektoratit njeriun e tyre, të thjeshtin, popullorin, intelektualin, properëndimorin, vizionarin prej bëmave të të cilit “nuk kemi parë gjë akoma”.
Rama është një lider origjinal, me zigzaget e veta, hera-herës qëndron me këmbë në tokë, dhe u kthehet pasioneve të rinisë, si piktor modernist ose duke bërë në kosha politike. Rama është origjinal dhe në veshje, dhe në sjellje, është origjinal në kthesat e papritura, është origjinal në zgjedhjen e ekipit femëror dhe është origjinal në mbrojtjen e ekipit të tij dhe kur i gjen me faje.
Për sa i përket performancës që ai ka krijuar në raport me liderët europianë dhe botërore, është rasti i parë që Shqipëria prezantohet denjësisht, me një figurë imponuese dhe spektakolare në të gjitha aspektet. Performanca e tij qëndron denjësisht përkrah figurave të liderëve të shteteve të mëdha. Ai krijon përshtypjen e një Trampi shqiptar.
Në këto 16 vjet të jetës së tij politike Edi Rama ka lozur një rol aktiv. si kryetar Bashkie dhe si kryeministër duke e diktuar me vullnet të hekurt ekonominë dhe politikën e vendit, duke zbukuruar sheshet e qyteteve dhe duke e çuar më përpara aksionin e lënë përgjysmë të asfaltimit të rrugëve…
A do të ketë zbritje Edi Rama? A ka filluar zbritja?
Çdo lindje ka pas vdekjen e vet dhe çdo ngjitje ka pas zbritjen e vet. Në rastin e Ramës mendoj se nuk do funksionojë shprehja e Mao Ce Dun-iste “sa më lart të ngrihesh aq më shumë vritesh kur bie”, pasi duket si i përgatitur për një kohë paskryeministrore.
Edi Ramës, nuk i bën përshtypje zbritja, pasi ajo do ta kthejë sërish në jetën e vet, të lirë, prej artisti. Mirëpo, ai e ka përsëritur disa herë edhe vet, se : “Unë do të ik, kur të dua vet,”
Pas njëzet vjet eksperience në politikë, dhe në takimet e shumta me personalitete botërore, ai ka krijuar një përvojë të bollshme, e cila e detyron atë të qëndrojë akoma në të detyrë për të realizuar idetë e parealizuara.
Edi Rama ka një ambicie shembullore për të bërë gjëra të mëdha, ndaj në ditët që vijnë pritet të bëjë, sipas Fugës” “të mirën më të madhe … ose të keqen më të madhe.”
Edi Rama bën pjesë në liderët e fortë, dhe shqiptari në mentalitetin e vet, në të gjitha kohët, ka kërkuar njeriun e fortë.
Do vijë një kohë, sado e largët qoftë ajo, që populli shqiptar do ta ndryshojë konceptin për “të fortin”, do ta kërkojë ndryshe udhëheqësin e vet, ashtu siç i erdhi ajo kohë Gjermanisë naziste të Hitlerit, e cila pranoi ta udhëheqë për katër legjislatura një grua e qetë, e shtruar dhe e mençur si Angela Merkel.
A ka ardhur koha që fenomeni Rama ashtu si fenomeni Blushi, të quhet “mision acompli”? Le të jemi të vërtetë në këtë pikë. Jo vetëm opozita, por ka arsye të shumta, objektive dhe subjektive që e kërkojnë largimin e tij…. Janë varfëria e korrupsioni, ekonomia e pazhvilluar, pagat dhe pensione e ulta, papunësia, emigracioni…Është lidhja zyrtarëve shtetërorë me persona të inkriminuar, janë premtimet e parealizuara…është populli që kërkon ndryshime, mirëpo, të gjitha këto janë fenomene të shpjeguara të vetë sistemit kapitalist të cilin e pritëm me brohorima.
Duke menduar se një ditë dhe kryeministri ynë artist do të kthehet në identitet, më jepet rasti t’i kujtoja se shumë pak ka bërë për komunitetin e shkrimtarëve dhe artistëve nga i cili ka dalë. Arti dhe kultura, i dashur kryeministër, shkojnë paralelisht me zhvillimin e vendit. Nëse nuk bën gjë për këtë komunitet sa kohë je në atë post, një ditë do ta ndjesh veten fajtor. Ende kohë, për të bërë diçka për art-kulturën. Kështu do të mbetesh në histori, siç do të mbetesh, për kthimin në identitet të bulevardit përgjatë Lanës. Unë kam pritur që Rilindja e tij ta rilindte dhe Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve.
Kryeministrit në detyrë mund t’i bëhen shumë kërkesa formale, të realiziueshme dhe të parealizueshme as për kryeministrat që do të vijnë, bie fjala t’i kërkohet zbutja e menjëhershme e varfërisë dhe zhvillimi i menjëhershëm bujqësor e blegtoral, lufta e menjëhershme ndaj korrupsionit dhe rritja e menjëhershme e pagave dhe pensioneve, por, ”këtë gjë e di dhe bufi” që të gjitha këto, do të mbeten premtime afatgjata të çdo politikani.
Edi Rama i ka realizuar të gjitha ambiciet e tij për pasurim për lavdi dhe për pushtet. ”Tashita kur mbërriti në majë,- thotë një shprehje popullore kineze,-ndjeu mjerimin e zbritjes.” Mjerimi i zbritjes është një ligj natyror.
Unë kam pasur dhe kam vërejtje për drejtimin e Ramës, por, ruaj një simpati të hershme, duke ia njohur vlerat dhe duke shpresuar te kthesat e tij të paparashikueshme.
Ditët që vijnë parashikojnë për të dy partitë kryesore një mot të ftohtë. Tavolina e përbashkët e dy partive do të ishte zgjidhja.
Është koha për të parë një Edi Rama ndryshe. Një Edi, i cili jo vetëm duhet ta dëgjojë opozitën, por edhe duhet ta vlerësojë mendimin e saj dhe ta pranojë si një partnere të denjë për të bashkëpunuar me çdo çmim, për interesin e popullit. Kjo është dëshira e popullit. Kjo është dhe dëshira e ndërkombëtarëve.
O zoti shkrimtar i nderuar:Nuk eshte opozite ajo qe qendron sot perballe Edi Rames. Ata jane nje tufe delenxhinjesh qe e molen mire e mire kete popull dhe as e kane mendje per te ndrequr ndonje pune,per te zgjidhur ndonje hall te ketij populli. Nje takam prej tyre jane kthyer ne figura te diskredituara per arsye qe tashme dihen:korupsion, pasuri te pajustifikuar,akte politike antishqiptare, perçarrje dhe tentativa te vazhdueshme per kaos e destabilitet ne vend permes shpifjesh,thirrje per armatosje etj etj. Ne rradhe te pare duhet te reformohet kjo e ashtuquajtur opozite ,duhet te flak jashte rradheve te saj ata qe shperdoruan besimin qe u dha populli disa here (per te mos thene qe ja grabiten kete besim popullit) te vere ne krye te puneve ata qe brenda rradheve te saj kerkojne reformim e nje force politike te djathte dinjtoze pastaj lind natyrshem nje bashkebisedim midis kundershtaresh politik qe i ndajne idetë por qe i bashkojne interesat e popullit dhe te atdheut.
Hahaha bashkepunim me esadiste dhe te shitur, kriminele, vrases, hajdute, manipulator, mashtrues, kurva e kurvar, imoral, vrases me pagese, trafikante. Ata vetem e shkaterruan dhe desherojne ti nxjerrin fundin ketij vendi dhe ti i rekomandon Rames qe populli kerkon kete. Ku e ke lexuar apo degjuar kete, aman Sulejman na e thuaj? Konkluzioni me idiotesk dhe injorant i shkrimtarit Sulejman, Madherie e Tij Idioteske. Sulejman, te keqen, shko ha grosh, se per politike nuk ja thek fare. Si ore i kerkon Edi Rames te bashkepunoje me kriminelin e 21 Janarit, me mbeshtetesit e Milloshevicit, Gerdecit, Skemave piramidale, qe e mbushen vendin me tritol dhe hashash e prostitucion, e xhami dhe trafikante droge, me ata qe i shiten detin Greqise, me ata qe e vodhen, vrane dhe e ropen kete popull? A je ne terezi apo jo? Edi Rama me me ndihmen e votuesve qe e mbeshtesin duhet ti vere qellim vetes qe ta eliminoje esadizmin ne Shqiperi. Te lutem Sulejman shko ne Turqi, vella, ose ndysho emrin se na bere per te vjelle.
Zoti Mata!
Nuk jemi ne socializem qe t’i thuresh akoma temenara udheheqesit,se Rama kurre nuk e ka vendosur veten ne ate grade!
Une jam socialist para Rames,por shoh se PS-ja qe kur e privatizoi Rama ka marre FUND si parti politike,por vetem si parti per Ramen dhe jeniceret e tij!
Provo te shkosh ne seline e PS qe te ankohesh per padrejtesite e pushtetit,por jo vetrem nuk gjen njeri me cilin te bisedosh,por edhe po rastise te tregojne gjykaten!
I dergova mesazh kryetares se PS se Tiranes per takim,por as sot pas 1 viti nuk eshte kujtuar te me pergjigjet!
I dergova 2 e mail ministres se Shendetresise per shrregullimet korruptive ne ambulancen e lagjes,por as ajo edhe sot pas 6 muajsh nuk me ka dhene asnje pergjigje!
Dhe ulurijne gjoja se bashkeqeverisin me qytetaret!
Mortja qe s’u ha se qytetarin e duan sic e duan ne fshat gomarin ne dasem:Per te mbajtur uje!
Boll me servilizmat se po te ngjallej Migjeni i madh do ju telendiste si qemoti!
Nje shkrim i panevojshem,qe tregon servilizmin e ketij ish gazetsari te PPSH!
Doli edhe ky te behet mediatik qe te lavderoje Ramen!
Por pushtetaret nuk mund te vleresohen nga ata qe kane ndjere perfitimet nga ai dhe qeverisja e tij!
Rama mbi tre gjitha nuk ka asnje cilesi te BURRIT TE SHTETIT!
Ai eshte arrogant,harbut,cinik,kokeforte,mendjemadh dhe mashtrues!
Rama nuk ka punuar per popullin,por per imazhin e ti,per te ruajtur karrigen!
Rama komunikon me opoziten njelloj si me popullin ,njelloj si me rrugacet!
Tallja e tij me kedo bashkebisedues ose debatues eshte sa e demshme aq edhe arrogante!
Rama nuk di te dialogoje me njerezit,por vetem tre beje monologje!
Rama nuk i ben transparente vendimet e tij!
Ai mashtron kur thotre se punon per qytetaret kur ai ka hequr nga poraktika e punes se administrates pritjen e popullit!
Rama ka shperdoruar leket e popullit vetem me rruget,pedonalet,sheshet etj ku bien ne sy,ndersa brenda Tiranes dhge sidomos ne ish komunat e bashkuara prej 4 vjetesh me Bashkine e Tiranes rreth pallateve 10 kateshe ka rruge pa shtruar,te mbyt balta dhe pluhuri,plehrat,nuk ka ndricim rrugor vetj!
Rama dhe Veliaj i diskriminon njerezit duke trajtuar shume here me mire banoret afer qendres dhe pak ose aspak ata larg qendres!
Rama i ka lene shume investime pergjysem per t’;i perfunduar para zgjedhjeve qe t’i kete si lule reklame per vete e jo per qytetaret!
Ç’ a polli me Presidentin e Republikës.,i cili ka një veti që dekreton dhe çdekreton vetëm njëherë ministrat e PS-së së Ramës. ,më pas pret negociata ose hedh poshtë katolikët e Mirditës pasi mbase kërkon bektashi në këtë post.
Po vej re keto ditet e fundit nje perpjekje apo lutje per te krijuar nje klime “pajtimi dhe bashkepunimi” ndermjet PD-se dhe PS-se. Gjoja per te miren e Atdheut. Une mendoj te kunderten. E vetmja e mire qe do ngjase nga afrimi dhe pajtimi i ketyre partive me njera tjetren do te jete harrimi dhe falja e te gjitha keqperdorjeve qe kane ngjare ne Shqiperi gjate ketyre 28 vjeteve te fundit. Do te jete nje amnisti gjigande per te gjithe hajdutet, te korruptuarit, politikanet vrases dhe shkaterrues etj etj. Une mendoj se nuk mund te kete pajtim pa drejtesi. Kesaj i thone te shkuara dhe te harruara. Pra nje here qeveris ti, nje here qeveris une, nje here vjedh ti, nje here vjedh une. Nje bashkepunim i tille i ve vulen dhe zhduk çdo shprese te njerezit se e nesermja dote jete me e mire. Kush e solli Shqiperine ne gjendjen qe eshte sot? Sigurisht qe PD-ja me PS-ne. Jane keto parti qe kane sunduar gjate ketyre 28 vjeteve. Atehere perse kur ishin veç e veç e shkretuan Shqiperine dhe neqoftese do u bashkokan do ta nxirrkan ne selamet?! A i kane trute ne koke keta te ashtuquajtur anal-iste?! U shkaterrua, u vodh i gjithe vendi, Shqiperia shkoi per skrap, – ndersa keta kerkojne “bashkim kombetar”! Qe do te thote se kush u be i pasur duke vjedhur, duke vrare, duke grabitur, duke perdorur postin e tij, duke qene politikan, deputet, gjyqtar etj etj ta bejne tani gjumin rehat. Se gjithçka u harrua. Te varferit le te ngelen te varfer. Eshte faji i tyre ne fund te fundit qe nuk diten te ambjentoheshin me sistemin e ri, ku siç thone ne Amerike:”Kur vjedh nje cope buke te fusin ne burg, kur vjedh hekurudhen, te emerojne senator”! Une pyes veten: kur eshte me mire ose me pak keq: kur dy hajdute vjedhin veç e veç apo kur ata bashkohen dhe formojne nje bande?!
opozita nuk ekziston ca do degjoj opoziten
thuaj qe duhet te rilind dhe opoziten e pastaj te iki
Ska opozite…por kriminele…kjo eshte e keqja
Ky me siguri ka ose problem ptonash ne bregdet ose me strukturat tatimore.Me kijton Tur Canin me policine elektrike.Shyqyr qe kemi nje kryeminister te.thjeshte modest fukara dhe rogoz se ndryshe keta servila do ta sfazonin.Nje gje ka te sakte ky servili.Edi eshte piktor i zoti…
Talle o Mero bythen talle “SHKRIMTAR I NJOHUR” Kushe e njeh Maton.si shkrimtar? Si menexher mengjezoreje apo nendetese peshku ose pronar po.Pi si shkrimtar asnjehere.Vazhdo te.tallesh ti si me Jarin se ke per ta ngrene ndonje.dite
Pd-ja, KLIKA MAFIOZE UZURPATORE, kërkon largimin e Ramës. Madje, me dhunë të armatosur, ta hedhë në Lanë. Gjejë ti këtu bashkëpunimin, o Sulë Kapsollja. Pse nuk bashkëpunohet për reformën në drejtësi?
POR CJA FUT KOT TI ORE CFAR MERITASH KA SALA NE KRAHASIM ME RAMEN AS MUND TI KRAHESOSH KURE .I PARI NJE I MARE QE E SHKATROI SHQIPERINE DHE I DYTI ME HORZONT QE VURI CDO GJE NE VENDIN E VET DHE TRASFORMOI KOMPLET SHQIPERINE.AI DO RRI NE POST AQ SA TA VOTOJE ELEKTORATI DHE E MIRA E VENDIT.DERI TANI SESHTE AS NE MAJE AS NE MES E AS NE FUND POR NJE NGA NJEREZIT ME TE MIRE QE KA VENDI SI LIDER QE SHIHET ME MJAFT SIMPATI NGA EUROPA DHE LIDERET E TJERE DHE THEM QE DO TE JETE DHE PER SHUME VJET DERI NE ORGANIZIMIN E PLOTE TE NJE OPOZITE PRO SHQIPTARE DHE JO NJE BANDE SHARJE CPIFJE GENJESHTRASH MANIPULIMESH SHANTAZHESH.
Bythlepirja e rradhes
SHUME SHKRIM SERVIL. KUR SHKRUHET PER RAMEN NUK DUHET HARRUAR QE ESHTE EDHE PSIKOPAT. MADJE KY ESHTE TIPARI I TIJ KRYESOR. OSE FIKSIMI I TIJ I USHQYER NGA E EMA QE ESHTE SUPERMEN. OSE PAFYTYRESIA E TIJ KUR ESHTE NE HALL DHE ARROGANCA E TIJ ME HALLEXHINJTE. E GJITHA KJO NE KONTEKSTIN E NJE PINJOLLI TE VUNOIT. I MAJNE SI ME NJE DERRASE MANGUT NE GJITHE BREGUN. MUND TE THEM PA FRIKE QE ESHTE RAST INTERESANT PER NJE PSIKOLOG.
Me kë opozitë të bashkëpunojë?! Me Nokën, Palokën, Alibeaj, Balliun, Salianjin, Dunën, Lulin, Salën, Shkëlzenin, Jamarbëtin, Monën, Vasilin, apo me Ndokën, Mehdiun, Dulen, e Idrizin ? Thuaje more, me kë? Këta janë të gjithë për hu në bythë, janë të gjithë për burg or mik, prandaj dhe nuk po lënë gur pa lëvizur për ti futur shkopinj në rrota reformës në drejtësi! Dhe dije mirë, që pa drejtësi ky vend keq e më keq ka për të shkuar. Drejtësia e munguar është strumbullari i çdo gjëje të keqe që i ka ndodhur këtij vendi. Nëse shteti, ashtu si edhe shtëpia, qëndron në këmbë nga disa trarë, trau kryesor ku mbështeten të gjithë trarët e tjerë, është Drejtësia! Aty fillon dhe mbaron shteti, dhe këta vemje që i fusin shkopinj në rrota reformimit të drejtësisë, është e vetkuptueshme që kanë probleme me një Drejtësi që bën drejtësi!!!
Servil i pasherueshem ky Mato Gruda. Pasi lan e lyer Edin ne fund i lepine bythen opozites. I ben thirrje Edit te bashkohet me opoziten! Sherbim me te madh nuk ka per llumin e Shqiperise. Nuk ka poshtrim me te madh per shqiptaret nqs Edi behet byth e brek me Salen. Kjo i ngjan vizionit djallezor te Mones per shpalljen e amnistise per ata qe kane gabuar me moton: gjinjie pa shkolle zoti hetues! Po pse o Mato Gruda harove topin? Sot me shume se kure Shiperia ka nevoje per pastrim, ndersa Matua serviloset majtas e djathtas. Edi Rama nuk duhet te bjere ne gracken e lajkatareve. Nuk duhet te bjere ne gracken as te krimineleve qe me kete shkrim i thone: ja sheshi ja mejdani, ja Mato kapedani…Zgjith e merr….
Ka harruar te shtoje qe shakate i ka me me kripe se ato te Duces dhe oborrtaret duhet ta bejne gojen si corape kur te qeshin se ndryshe i piu e zeza…
Na bej edhe nje kenge per Edi Ramen o bejtexhi, aman !
Ky nuk eshte gje tjeter vecse nje mashtrues i ulet. Genjeu shqiptaret ne fushate se ja sa te marrim pushtetin do veme ne levizje drejtesine. Gurin ne traste u dha shqiptareve ky pervers. Nen pushtetin e tij kakaris edhe Ilir meta qe ska kurrfare pushteti dhe eshte thjesht nje figure honorifike.
Eshte ky dhe vetem ky autori i sabotimit ne heshtje i reformes ne drejtesi. Ky ka bere zap ministrine e drejtesise duke vene nje kukull pa dinjitet aty duke vonuar te gjitha procedurat dhe sabotuar lidhjet e koordinimin e ministrise se drejtesise me ONM dhe komisioneve te pavarura te vleresimit. Me vjen keq per shqiperine dhe gjithe bashkatdhetaret tone qe shpresuan aq shume tek udheheqja e Rames. Rama eshte nje pervers i pabese qe bashkepunon ngushte me Ilir Meten dhe Lulzim Bashen per te garantuar vjedhjet e tyre tash dhe ne te ardhmen. Popull zgjohu hajdutin e kemi brenda shtepise. Shikoni si i katandisi pronat e vogla. Beri me shume rremuje gjullurdi dhe korrupsion se Saliu. Populli i dha shumicen ne parlament bile me shume dhe sa pritej. Ky mashtroi pa pike turpi se do te levizte gjithe mekanizmat qeveritare per te dhene drejtesi per 21 janarin, Gerdecin, rrugen e kombit, dhe te gjitha vrasjet makabre te bera nga banda kriminale e Sali Berishes. Bilanci ku eshte? Guri ne traste. I ziu popull ce ka gjetur me kete bande. Ky pervers beson se duke bere ndertime, rruge dhe lulishte do qetesoje shpirtrat e vrerosur te popullit per drejtesi. E ka gabim njemije here. Une dua qe shkrimi im ti bjere ne sy kryeministrit tone pervers. Te mos guxoje me te shkoje e te vere lule ne bulevard sepse do te jete kulmi i padrejtesise. Ky shiti gjakun e pafajshem te demonstruesve e beri pazar me Saliun qe te kete dore te lire per te vjedhur. Mero te pershendes dhe te falenderoj per artikujt e tu brilant. Ti respektin e ke fituar me punen tende te ndershme. Shpresoj qe te jesh afer mendimeve te mia. Kane kaluar 6 vjet qeverisje dhe mashtrimi nuk do me analize. Ai duket sheshit. Sa shpresuam tek ky njeri!
Mero doja te shkruaja edhe dicka per ty ne respekt te gjithe artikujve dhe analizave qe ke bere une jam plotesisht dakord dhe gjithmon besoj se lenda e trajtuar nga ju ka forcen dhe oratorine e nje partie te madhe politike. Ti ke provuar ne lekuren tende cfare eshte padrejtesia dhe nga buron ajo. Me analizat e tua dhe rrezimin e kriminelit Berisha une shpresoja shume se atdheu jone do te ndryshonte me shpejtesi ne rrugen e mbare te zhvillimit dhe ndertimin e shtetit te se drejtes dhe venien pas hekurave te pakten te atyre qe kane vrare, pastaj kismet per ata qe kane vjedhur. Por i nderuar Mero ti je si ajo tapa ne detin e thelle qe sado ta zhytesh poshte ajo kercen perseri dhe del ne siperfaqe. Ti i dashur Mero ke qendruar i pamposhtur dhe ke luftuar ashper me dallget ne siperfaqe dhe ato nuk te kane fundosur kurre. Sot i nderuar Mero une si lexues i thjeshte konstatoj zhvillime befasuese ne krahun politik qe besuan shumica e shqiptareve. Keta snobiste thone qe politika eshte shah, tavull apo loje. Une di qe politika eshte ligj, drejtesi dhe ndershmeri dhe kur nuk ka zgjidhje me keto merret me ndershmeri vendimi i doreheqjes ballelarte. Shahu politik brenda vendit eshte perversitet dhe mashtrim per popullin. Shahu mund te kete nje fare kuptimi relativ ne diplomaci dhe marredheniet nderkombetare por jo ne politikat e brendeshme. Brenda duhet ndershmeri dhe pune ne sherbim te popullit i cili e prek realitetin me lekuren e tij.
Tani Mero keta rrufjane politikane nuk rrine me ne anije si timoniere ne balle te stuhise. Keta nuk rrine me ne siperfaqe te detit. Keta jane marre vesh te zhyten poshte ne fund te detit si oktapode, ne marreveshje kulisash te fshehta larg syrit te mediave dhe popullit. Ata jane me dyer te mbyllura poshte ne fund te detit duke bere pazare dhe ndare tepsine. Kurse ne rrime e veshtrojme dallget dhe presim qe deti te qetesohet dhe bashke me te edhe shpirtrat tane te fishkur dhe te demoluar e vdekur para kohe. Kurse ti Mero do te mbetesh heroikisht si tapa e shishes atje mbi dallge por me shpirt te qete dhe frymemarrje te thelle njerezore por kurre ske per te pare cfare behet atje poshte ne fund te detit ku oktapodet shqyejne dhe gelltitin buken e femijeve tane. My E-mail is fake so if you want to respond please leave a note below my comment.