Frrok Çupi: Meta po kërkon pushtet që nuk e ka, dështoi me bashkëshorten në krye të LSI-së dhe është entuziast për të rrëzuar Ramën

12 Nëntor 2018, 16:47Politika TEMA

Frrok Çupi ishte i ftuar në emisionin “Top Talk” ku diskutoi rreth situatës së krijuar mes presidentit dhe kryeministrit në lidhje me dilemat për dekretimin e Sandër Lleshajt si ministër të Brendshëm.

“Unë shikoj një lupë presidenciale jo thjesht të vendosur mbi një gjeneral, por mbi pushtetin.

Meta po kërkon një pushtet që nuk e ka. Pushtetin për të emëruar dhe për të vendosur.

Nëse vazhdon kjo situatë, atëherë mendoj që Presidenti kërkon një pushtet paralel.

Meta dështoi edhe me bashkëshorten si kryetare të LSI-së dhe mendoj se i është kthyer idesë së pushtetit pa pasur pushtet.

Ose e merr me anë të mosdekretimit, ose e vendos veten në pozitë që ta detyrojë Parlamentin ta shkarkojë”, shpjegoi Frrok Çupi.

Analisti shtoi më tej se shikon “entuziazëm nga opozita se do të rrëzohet qeveria” dhe ka frikë se “edhe presidenti ka rënë në entuziazmin e marrjes së pushtetit”.

Frrok Çupi mendon se nëse presidenti Ilir Meta vazhdon të këmbëngulë në mosdekretimin e Sandër Lleshajt në postin e ministrit të Brendshëm, ka rrezik që të krijohet një “republikë monstër”.

“Nëse ka hyrë në këtë rrugë presidenti, krijon një republikë monstër dhe gjithçka shkatërrohet”, theksoi Çupi.Analisti mendon se “Meta duket se nuk ka bërë marrëveshjen me veten në kohën që ka pranuar të bëhet President” dhe “sot po kërkon pushtetin”.

Ai e cilësoi marrëdhënien Rama-Meta si një marrëdhënie “hipokrite”.

“Marrëdhëniet Rama-Meta janë të pasinqerta, hipokrite. Kur u vranë 4 persona në sheshin para kryeministrisë, ajo ndodhi për shkak të konfliktit mes tyre.

Meta ka thënë gjëra monstruoze për Ramën dhe kjo ka qenë e ndërsjellë.

Ata po diskretitojnë republikën dhe konceptin shtetformues të shqiptarëve. Presidenti ka gjetur sebep qesharak për këtë konflikt”, u shpreh Çuku.

“Ndërhyrja e ndërkombëtarëve ka bërë presion mbi presidentin dhe po kërkon që të zgjasë kohën e dekretimit.

Nëse nuk dekretohet, kemi të bëjmë me krisë kushtetuese dhe merret nëpër këmbë republika për arsye të qëllimeve të vogla. Nuk do të ishte normale që për këtë arsye të shkarkohej presidenti i Republikës”, shtoi analisti.

7 komente në “Frrok Çupi: Meta po kërkon pushtet që nuk e ka, dështoi me bashkëshorten në krye të LSI-së dhe është entuziast për të rrëzuar Ramën”

  1. Niku says:

    Po qê ke të drejtë , Zoti Frrok !!??

    1. Delet e Rames dhe Saliut says:

      Ne Shqiperi ose Al banistan si e njohim ne , nuk ka te ardhme me PS/PD/LSI.

      Kaosi i vazhduar nga politikat kriminale dhe mafjoze te pushtetit te Rames do mbizoteroje edhe neser pasi sdo kete asnje parti shumice absolute.

      Delet ose bagetia shqiptare e njojti mire Edvin Ramen dhe eshte zhgenjyer ashtu si u zhgenjyen demokratet me Saline e banden e tij te Hajdareve.

      Kjo bande politike e kuqe a blu ka vetem nje interes, ti shpetoje drejtesise dhe te gezoje pasurine e vjedhur me krim e korrupsion.

      Ne zgjedhjet e ardhshme, PD dhe LSI + plus edhe ndonje Cam e minoritet Grek do bashkohen bashke dhe PS e Ramuteve zor se do fitoje dhe jo ma te siguroje shumice absolute.

      Sot PS e Ramutit gezon/ka shumicen dhe nuk po ndryshon asgje, imagjiono kur te ulet ne Cader perseri dhe me cfare plani do dalin horrat per te ardhmen e Shqiperise.

  2. ?? says:

    Presidenti Meta po të ishte paguar nga Sandri. ,do e kish dekretuar.

  3. tafa says:

    Une pos mendimeve te z Cupi ku thote se Meta kerkon te shkarkohet nga parlamenti kam nje bindje te pa lekundur se ai kerkon te rivihet ne krye te partise se tij familjare,per ta rigrupuar ate ,forcuar e shtuar radhet pasi eshte nje lope qe nuk e le kurre pa qumesht

  4. Uo says:

    Fuckmeta ….bajga….

  5. Lennard says:

    Me duket se Z.Cupi po kthehet ne Identitet.Te gjitha sa thote jane te drejta dhe te verteta.Po Like Floriri eshte Bajga me penguese e Evolucionit te Shqiperise .Duhet menjanuar me PATJETER.

  6. BRSS says:

    METÀ KA HUMBUR KONTROLLIN NUK DI ÇA BEN ESHTE DREJT BURGUT AI DUHET TE DIJ NJE GJE SHUMICA E SHQIPTAREVE NUK E DUAN MBASI E NJOHEN KUSH ESHTE (NJE PLERE) ASGJE ME SHUME KURSE RAMES DO TI RRUAJ TRAPIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje