Nard Ndoka tallet me Ilir Metën, publikon bisedën me gazetaren: Më bëj 14 pyetje se dy shterrojnë shpejt...

12 Nëntor 2018, 18:50Politika TEMA

Deputeti Nard Ndoka ka reaguar pasi presidenti Ilir Meta i dërgoi 14 pyetje ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka për Sandër Lleshin ndërkohë që renditi për herë të parë edhe arsyet e mosdekretimit të Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Me anë të një postimi në Facebook, Ndoka ka publikuar bisedën që ka zhvilluar me një gazetare e cila ka kërkuar t’i bëjë dy pyetje.

Ndoka ka ironizuar Metën teksa i ka kërkuar gazetares t’i bëjë 14 pyetje e jo dy, duke pretenduar se shterrojnë shpejt.

“Me mori një gazetare sot në telefon: “Zoti Ndoka, kam dy pyetje shterruese per ju”? – Pse dy, i thashe. – Po sa? – Katërmbëdhjetë, se dy shterrojnë shpejt! Të marr më vonë, më tha, dhe mbylli telefonin”, shkruan Ndoka.

3 komente në “Nard Ndoka tallet me Ilir Metën, publikon bisedën me gazetaren: Më bëj 14 pyetje se dy shterrojnë shpejt…”

  1. Sara says:

    humor prej Nard filozofit

  2. Krio says:

    sa shpejt e mbrojn njeri tjetrin katoliket fillo nga Zef Brozi Frok Cupi Gjekmarkaj dhe se fundi Nerd Noka
    Esht per tu cuditur

  3. Ed says:

    Kur I erdhi radha dhe Nardit te beje humor haha ! Te gjithe katoliket jane vene ne rresht ne mbeshtetje te Sander Lleshit !!! Me Gjonmarkagjonin ne krye!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje