Gracka ku presidenti Meta ka futur veten

13 Nëntor 2018, 16:39Politika TEMA

Nga Flogert Muça

Presidenti Ilir Meta duket se ka futur veten në një rreth vicioz, ku ngado që të përplaset, del që ka shkelur Kushtetutën. Meta ka bërë publike një listë me pyetje për Sandër Lleshin, ku bie në sy argumenti se nuk e dekreton atë si ministër të Brendshëm, sepse sipas Presidentit, ai ishte ushtarak aktiv me gradën gjeneral.

Le t’i marrim gjerat me radhë për të kuptuar se si Meta në fakt thjeshtë nuk do të dekretojë Lleshin si ministër duke tentuar të mbjellë artificialisht një krizë institucionale që ja ka vënë në dukje edhe SHBA me BE-në.

Së pari, Meta nuk e ka shprehur as në shkresën zyrtare drejtuar kryeministrit, as në takimin e zhvilluar me Ramën, as në takimin e zhvilluar me Lleshin, shqetësimin se një kandidat për ministër nuk duhet të jetë ushtarak aktiv. 7-ditëshin e parë kur Meta nuk dekretoi Lleshin, ka patur vetëm një argument i cili ishte: Nuk kam krijuar bindjen e plotë që të dekretoj zotin Sandër Lleshi si ministër të Brendshëm.

Por pasi kjo shkelje kushtetuese u konsumua dhe Rama i çoi sërish për dekretim emrin e Lleshit bashkë me informacionet që do të bindnin Presidentin, Meta doli me teorinë e re, që kandidaturën e Ramës  e pengonte fakti që sipas tij, ishte ushtarak aktiv.

Ka disa gjëra që duhen sqaruar njëherë e mirë për të kuptuar më qartë se Meta nuk ka hallin e Kushtetutës (nëse ka akoma nga ata që thonë ndryshe), por hallin politik të opozitës ku ai familjarisht bën pjesë.

Së pari, është e vërtetë që deri në maj të vitit 2013-të, Sandër Lleshi ka qenë në punë si ushtarak, me gradën gjeneral . Por në  maj të vitit 2013, ai është nxjerrë në lirim me dekret nga Presidenti i kohës, Bujar Nishani. Ky propozim është bërë nga ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami me urdhër  Nr. 1093 dt. 27. 05. 2013. Vendimi i Presidentit është marrë më datë 21 maj të vitit 2013 dhe në të argumentohet se Sandër Lleshi, lirohet nga detyra e Zëvëndësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Po ashtu ai është nxjerrë në lirim dhe nga funskioni i Gjeneralit të Brigadës.

Në 21 Maj 2013 Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe daljen në lirim, Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshi.

Pra, që këtu debati i ngritur nga Meta mbyllet.  Sepse Lleshi duhet të dekretohej sërish nga Presidenti që të kthehej si ushtarak në shërbim. Këtë ai mesa duket se ka dashur, ndaj edhe pse ka fituar gjyqin, duket se i ka dhënë fund karrierës si ushtarak me vullnetin e tij të plotë.

Por pas kërkesës së Metës, Lleshi ka shkuar edhe më tej duke i nisur Metës një kërkesë për ç’dekretim, meqë ky i fundit mendon se ai është akoma aktiv. Në fakt kjo është një situatë qesharake për një president, pasi edhe këtu ai i ka ngritur një kurth vetes. Paradoksalisht, Meta edhe këtu ka rënë me këmbët e veta, sepse nuk mund të ç’dekretojë një gjeneral që nuk është dekretuar si i tillë.

I tillë ishte edhe rasti i kolonel Dritan Demirajt, i cili ishte ushtarak i liruar nga detyra dhe u dekretua nga Nishani si ministër i propozuar nga Lulzim Basha në zgjedhjet e 2017-tës.

Por si për të treguar se sa ngushtë është zënë me lojën politike që hapi vetë, Meta ka dekretuar si kandidaturë për KLSH, gjyqtaren e Kushtetueses, Vitore Tusha. Por pyetja që shtrohet është: Po Vitorja që është në një pozicion të lartë, a nuk duhet të japë dorëheqjen përpara se të dekretohet?

Në fakt as Lleshi (edhe sikur të ishte ushtarak aktiv), as Tusha, nuk duhet të japin dorëheqjen, deri në momentin që marrin besimin e parlamentit. Nëse parlamenti i beson, ateherë ata japin dorëheqjen përpara se të bëjnë betimin në Kushtetutë. Presidenti është në fakt thjeshtë një noter, një formalitet që duhet kryer për hir të kortezisë. Thënë këtë, del edhe njëherë që Meta nuk e dekreton Lleshin jo se e pengon Kushtetuta, sepse kjo e fundit nuk i jep tagër të mos dekretojë, por thjeshtë se nuk do që vendi të ketë ministër të Brendshëm, ose, siç thuhet në korridoret mediatike, kërkon ndonjë pazar nga Rama.

Meta është zënë mat, tamam siç Rama thotë se është politka. E ndoshta ky ka qenë shahu mat më i thjeshtë i bërë ndonjëherë, pasi lojtari Meta ka bërë vetë çdo lëvizje gabim, vetëm për të ngjizur krizë aty ku nuk ka dhe për t’i shërbyer familjes së tij politike.

13 komente në “Gracka ku presidenti Meta ka futur veten”

  1. Pa vlere says:

    META = INJORANT

  2. Haha says:

    Ky nuk eshte president….por ordiner hajdut..dhe kriminel….dritan priftin e zhduku me cianur bajga..

  3. Standard says:

    O Mucho…ore Mucho…..ktheni lart e P*rdh ne to….!

    Pse kaq e leht ne qenka te shkruash ne publik brochkulla te tilla…??
    Apo rroft TemA qe ska me cfar ti mbush faqet dhe te jep hapsire…!

    Gjeneral Lleshi ka dal ne lirim me Dekret te presidentit BN ne 2013…

    .Kete dekret Gjenerali e ankimoi dhe Gjykata e Apelit adm e rrezoi kete dekret, duke urdheruar Mm ti paguaj pagat nje me nje gjeneralit dhe te kthehej ne detyren e meparshme..
    Ne kuptimin juridik, statusi i gjeneralit rregullohet ende nga Dekreti i presidentit BN i vitit 2010, me te cilin ai u shpall gjeneral Brigade.
    Ne keto kushte, e vetmja detyre qe mund te kryej gjenerali eshte nje pozicion ne Fa, ose te rrije ne shtepi pa bere asgje dhe te gezoj pagen e gjeneralit, si po bejne gjeneral te tjere.

    Then ndryshe, gjeneral lleshi, pa dal nje dekret presidencial per ta nxjerr ne lirim, nuk eshte *elegible* apo, thenw ne gjuhen tendet, ben xing, me cdo emerim civil si ne shtet ashtu dhe privat…pra as qe i lejohet te aplikoj ler funksione civile….

    Ky eshte ligji, ca si i ngurt, por nuk lejon *analiza* aguridhe si kjo e jotja.

    Rasti i kolonel Demirajt eshte komplet ndryshe:
    Ai ka dal ne lirim me nje akt administrativ te MM, i cili edhe po qe se mund te jet i padrejte, nuk eshte rrezuar ende nga ndonje gjykate me vendim te formes se prere..

    Tani o Mucho, dollia e gjeneralit ka vajtur me 7, dhe se the dhe ti nje llaf ne dehje e siper, sta merr njeri per baz…..pooor mos e bej per vete tende se dukesh xa si Aguridh.

    1. Edi says:

      Te lumte pena por shumica jane naive dhe pa logjike

    2. Feniks says:

      Standard!
      Se pari te dhjefsha trute e kokes se nuk ia ke haberin as rregulloreve te ushtrise dhe as ligjeve te shtetit shqiptar!
      Ketu kemi dy gjera per te sqaruar opinionin edhe ty or teveqel:
      1-Lleshi eshte nxjerre ne rezerve qe ne 2013 nga presidenti i flamosur,ashtu sic dolen ne rezerve edhe mijra te tjere para tij!
      Me kete akt merr fund cilesimi i tij si “USHTARAK AKTIV”,sepse nuk ka sherbyer me pas asnje dite ne ushtri!
      Ne se do quhej akoma ushtarak aktiv atehere del i pa vlefshem urdheri i prasit dentit te flamosur per nxjerrjen e tij ne rezerve!
      Po kush jeni ju tru shkulurit qe doni ta quani akoma Lleshin si ushtarak aktiv kur ai juridikisht eshte prej 2013 ushtarak ne rezerve?
      Ketu nuk behet fjale per llogje kavaje,por per interpretime kushtetuese ,ligjore dhe llogjike!
      Edshe nje femije e kupton se per deri sa Lleshi nuk ka punuar ne ushtri qe nga 2013 e ketej si mund te quhet ushtarak aktiv?
      Kete llogjike mund ta gjesh vetem nder pacientet e pavioneve te spitaleve psikiatrike!
      Te cmendurit atje i krekosen njeri tjetrit :”JAM MBRETI”,”JAM PERANDORI”,”JAM GJENERALI”,”JAM PERENDIA” etj,por qe ne fakt jane vetrem te …cmendur!
      Edhe ju qe derdellitni se Lleshi eshte “ushtarak AKTIV” me siguri qe jeni po aq te cmendur sa personazhet qe permenda me siper!
      Se ndryshe nuk mund te jete!
      2-Sa per graden e gjeneralit,e cila ne urdherin e presidentit te flamosur nuk i eshte hequr Lleshit,ai ate grade e mban edhe pas vdekjes,se mbi varrin e tij mund te shkruhet ” Ketu prehet gjenerali Lleshi” dhe ju nuk keni cfare i beni!
      Te gjithe ushtaraket ne bote i mbajne gradat e tyre edhe kur largohen nga ushtria por quhen jo me AKTIV,por kolonel ne pension ose ne rezerve!
      Keto jane ligjet,kjo eshte llogjika e sakte,ndersa ti “standard” here tjeter para se te shkruash mufka te tilla pij ilacet!
      Se fundi,ne se keto,qe derdellit ti,Manjani,Vasillaqi i Mones etj do te ishin ne arsyet e mos dekretimit te Lleshit heren e pare,me siguri qe do t’i bente publike,por qe nuk i beri!
      Por Meta duke mos i patur keto ne mendje beri GAFEN boterore se gjoja “NUK KAM KRIJUAR BINDJEN TIME”,duke u dhene material humoristik edhe estradave!

      1. sit back and relaks says:

        Feniks, me duket se e ke gabim. Ushtarak ne pension dhe Ushtarak ne rezerve apo rezervist nuk eshte e njejta gje, te dy quhen jo-aktive por me ndryshimin qe Ushtaraku ne rezerve gjate kohes qe eshte jo-aktiv apo ndryshe rezervist mund te perparoje ne grade pra eshte aktiv pamvaresisht se nuk sherben aktivisht ne forcat ushtarake aktive. Ai mund te aktivizohet ne cdo moment dhe perfiton graden qe kishte ne momentin kur ka dale ne rezerve. Qenia ne rezerve nenkupton qe ai eshte gati ti rikthehet rolit ushtarak aktiv sipas kerkeses se tij apo nevojes se ministrise e cila therret oficere ne rezerve kur i paraqiten situata te caktuara. Pra ai konsiderohet pjese e forcave te armatosura me graden gjeneral. Kjo eshte pjesa qe Rama preferon ta konsideroje gri apo qe ha debat kur ne fakt nuk ka pse te haje debat sepse Lleshi ngelet ushtarak pamvaresisht aktiv apo rezervist, dhe statusi i zevendesministrit eshte post politik civil ku statusi si ushtarak rezervist i lleshit bie ndesh. Lleshi duhet te dali ne lirim dhe te zhvishet nga te gjitha funksionet

        http://ata.gov.al/2018/03/28/percaktohen-kriteret-e-gradimit-te-oficereve-nenoficereve-dhe-ushtarakeve-ne-rezerve/

    3. ppa says:

      ti standarti qe i ben qejfin vetes , ne fakt flet gabim, edhe pse qesendis autorin muchos…ku ndjehesh aq i sigurte dhe kompetent debato me emer dhe jo si anonim….ti ben edhe krahasimin me kol. Demiraj e ben gabim, sepse ndryshe nga c’ thua ti, ky me vendim gjykate fitoj te drejte…pra mbeti ushtarak…

  4. Romak says:

    Qajini hallin, ai miliarder dhe president shteti, njerezit bejne gam-gam, ai shetit boten e mileti leh mbas tij, ai shijon e jeten e budallenjte shpresojne ne hakmarrjen e Rames, Amerikes, Arta Markut dhe Zotit.

  5. Arben says:

    O figure, Vitore Tushes i ka mbaru mandati qe prej marsit 2018!

  6. joel shkodra says:

    Ka ndonje gabim ne datat qe na sjell F. Muça. A. Imami e propozon S. Lleshin per lirim me 27.05.2013, ndersa presidenti e dekreton me 21.05.2013, pra 6 dite perpara propozimit e ka dekretuar presidenti !!!

  7. SALIU says:

    KY ESHTE PRESIDENT I KARIT TIM

  8. sk says:

    E thene ndryshe mospranimi i presidentit qe
    ” gracka ku Meta ra brenda si laraska”
    E ku di ky derëzi se c’eshte graca nepolitike.

  9. rrema says:

    Qe kjo eshte nje loje e ndyre e presidentit Ilir FLORIRI eshte e qarte por fajin perseri e ka Edi i cili nje njeri i perfolur ne gjithe shqiptarine si ” FLORI” e ben president dhe cte mbjellesh do korresh prandaj mbahe o Edi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje