Ministria e Brendshme informon Brukselin, mbështetje nga BE: Ja rezultatet që kemi arritur në luftën kundër krimit të organizuar

14 Nëntor 2018, 17:30Politika TEMA

Në ditën e tretë të procesit ‘screening’ të Kapitullit 24, për “Sigurinë, Drejtësinë dhe Lirinë” që po mbahet në Komisionin Evropian, fokusi ishte lufta kundër krimit të organizuar.

Në ditën e tretë të procesit ‘screening’ për Shqipërinë dhe Maqedoninë që po zhvillohet këtu në Komisionin Europian, shfrytëzuam mundësinë për t’i njohur përfaqësuesit e lartë të KE-së mbi rezultatet e arritura gjatë këtij viti në luftë kundër krimit të organizuar.

Konkretisht, rezultatet e arritura nga Task Forca Speciale në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, duke përmendur goditjen e rreth 11 grupeve kriminale, arrestimin e 175 drejtuesve dhe anëtarëve të këtyre grupeve dhe  sekuestrimin e aseteve dhe pasurive kriminale që arrijnë deri në shifrën 20 milionë euro.

Pasi u njohën me këto rezultate, përfaqësuesit e Komisionit Europian i vlerësuan ato dhe inkurajuan Shqipërinë që të vijojë më tej”, nënvizoi zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Procesi ‘screening’ është analiza e hollësishme e kuadrit ligjor shqiptar në tërësi dhe ecurisë së përafrimit të legjislacionit, si një nga hapat që vendi po hedh vendi për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm, për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

2 komente në “Ministria e Brendshme informon Brukselin, mbështetje nga BE: Ja rezultatet që kemi arritur në luftën kundër krimit të organizuar”

  1. ????? says:

    Të premten po se dekretoj Presidenti ministrin e Ramës. ,Berisha të bëhet President Republike.

  2. Genti says:

    BE nuk do te qetesohet deri sa te shohe mbrapa hekurave kryesoret e opozites,sigurisht mos harroni Ilir Meten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje