Nikolla Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit, "TemA" zbulon skemën e ish-kryeministrit për t'u arratisur përmes Shqipërisë (DETAJET)

15 Nëntor 2018, 15:11Politika TEMA

Ish- kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit për t’ju drejtuar më pas Hungarisë, ku ka kërkuar azil politik.

Gazeta “TemA” mëson se ish- shefi i qeverisë së Maqedonisë ka përdorur automjete që i përkasin Ambasadës hungareze në Tiranë për t’u larguar.

Referuar sistemit TIMS, “TemA” konfirmon nga burimet e saj se:

“Nikolla Gruevski, në datën 11.11.2018 ora 19:11, ka dalë nga Hani i Hotit me automjetin CD1013A.

Automjeti i perket ambasadës Hungareze në Tiranë”.

Lajmi më pas është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit, me anë të një njoftimi zyrtar.

Shtetasi Nikola Gruevski, më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës hungareze në Tiranë.

Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim.

Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas”, thuhet në njoftimin e Policisë, e cila ka sqaruar kështu, se përse nuk është ndaluar Gruevski.

Nikolla Gruevski u dënua nga Gjykata për keqpërdorim të detyrës zyrtare me vendim të plotfuqishëm me dy vjet burg.

Përveç kësaj, Gruevski gjykohet për katër akuza të tjera penale.(TemA)

 

29 komente në “Nikolla Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit, “TemA” zbulon skemën e ish-kryeministrit për t’u arratisur përmes Shqipërisë (DETAJET)”

  1. Jorgo says:

    Shtet leshi, me shpejt e morri vesh serbi se policia e Rames…. i keni mbushur zyrat, policine, SHIK-un e Ushtrione me agjente te ish UDB-se qe s’ju ha nje mortje ju e kush ju ka vene ju te drejtoni ate shtet, nga Sali qeni e der te Ilir koklopa e Edi kallami-shtja

    1. pjeter says:

      Nuk e e ke keq ti shoku, vertet skandaloze .SHIKU, nuk punon per sigurine kombetare,por eshte i zene me pune per te bere dosje qe ti perdorin politikanet kunder njeri tjetrit.Me e pakta, kush eshte pergjegjes ne komisionin parlamentar per sherbimet sekrete, duhet ta therrase drejtorin e shikut te referoje ne parlament.Pastaj te flasim ne menyre te qarte, nje vend si Maqedonia, mundohet te beje nje shtet ligjor qe te jete e afte te hyje ne BE, ku supozohet qe BE-ja i ka antaret e saj te kompletuar, e c’fare del? qe Hungaria e Urbanit, nuk i kercet fare per rregullat e BE-se, dhe i jep azil politik nje te korruptuari, te denuar nga gjykata e shtetit te tij, dhe me nje kerkim nderkombetar te interpolit. jo eshte europa qe aspirojme? me disa fytyra?Edhe nje saktesi, Urban ,eshte nje nga ata qe ka shume miqesi, dhe natyrisht raporte te ngushta, me personin qe po harxhon energji financiare e njerezore kunder kesaj europe. Ekuazioni eshte i qarte se pse Gruevski shkoi ne Hungari dhe jo ne Rusi.

      1. Athanas says:

        Largohet permes Shqiperise nje armik i perbetuar i shqiptareve pikerisht si ne luften e pare boterore me serbet qe shpetonin kokat ne Shqiperi.

        Lajmin madje na e japin edhe mediat e nje shteti akoma dhe me Armik.

        Shkaperdhi = shqiperi

    2. toni says:

      Po e thane serbet ashtu eshte! O shqiptare akoma nuk u mesuat me serbet, ata jane kombi me i degjeneruar ne bote, besojuni gjithmon te kundren e asaj qe pretendojne. 100% Grueski ka dale nga Serbia.

    3. ben says:

      Jorgo-perse duhet ti interesoi Qeverise sone se cfare ben nje shtetas I huaj. Gruevski nuk ka shkelur ndonje ligj te Shqiperise.

  2. olimpia says:

    O JORGO GREKU,SERBET NUK E MOREN VESH ,ATA BASHKE ME HUNGAREZET KANE ORGANIZUAR LARGIMIN E GRUEVSKIT.JE INJORANT ,NUK I KUPTON GJERAT.

  3. operatori says:

    N.q se eshte e vertete, duhet pare me shume shqetesim, jo vetem qe serbia e dha lajmin shume e informuar dhe shume shpejt, por si shpjegohet qe makina e ambasades hungareze kalon kaq lehte ne kufi…

    1. somalezi says:

      Ore kush me thote kjo pika kufitare Hani i Hotit ku eshte ??? Ne cilen vend te kufirit qe ndan Maqedonine me Shqiperine … se nuk po arrij ta gjej ne harten e Maqedonise ??!!!

  4. Fatos says:

    E hengre sufllaqen Jorgo?

  5. ?? says:

    Në vëndin tonë do jetonte më shumë se Nexhmije Hoxha.

  6. IVONI says:

    .. ZOTERINJ GAZETARE , PSE NUK NA THONI NGA HYRI NE SHQIPERI ZOTI GRUEVSKI , APO ME PARE SE TE HYNTE DOLI ..?!.. MOS PERBEN “SEKRET” SHTETEROR ..?!

  7. Kuq e zi says:

    Ska ngel hajdut pulash pa e thy tims shqiptar jo me gruevski

  8. E kam thene edhe diku tjeter se kete e kane ndihmuar njerezit e saliut si skenari i maqedonis qe enderronte saliu.
    U lodhe saliu me pranveren arabe me rumunen e sa e sa skenare por as hajdutet e vet nuk e ndoqen.

  9. loku says:

    Ketu hyn dhe del DERRI dhe DOSA, polic leshi

  10. Shqiperia ka mbaruar, ligjin e ben Fazllici says:

    Me organizimin e futjes ne Shqiperi, venien ne kontakt te Gruevskit me Ambasaden e Maqedonise ne Tirane, shoqerimin e tij deri ne Hani e Hotit, eshte marre ekipi i Fahri Balliut. Ky grup, zbuloi qe Gruevskin e ndiqte nje maqine me targa shqiptare, brenda se ciles ishin 2 shqiptareo-maqedonas dhe me urdher te Balliut, atyre u jane konfiskuar nje kamera dhe nje aparat fotografik, ata jane dhunuar rende fizikisht dhe jane kercenuar qe te mos tregojne.
    Kjo eshte e verteta.

  11. sapa says:

    Se mos vetem Gruevski kaloj neper vendin e krimit shqiperi!

  12. Homeri i sterfundit says:

    Si gjithnji Shqipnija mbetet kryelajm per trafiqe ilegale…
    Haaaa…
    Qysh n koh t majmunit ishin pellazgt ata qe trafikonin.
    Madje fjala trafik shpjegohet nga shqipja si rrjedhoj e pellazgjishto ilirishto arbnoro shqip.
    Trafik….tra (i doganes) i fik….qe s punon pra….kur fiket drita…s punojn dritat…s funksjono drita….s funksjono dogana..s puno,osht fik,trari dogans…
    Ha…
    Pellazget
    Me t vjeter sesa majmunat…
    Trafikante te superlasht.
    Ja ca shpjegime te tjera te lashtsis se krim korrupsjonit pellazg shqiptar:
    Akil..A ke Kile?…a ke drog me kile…me shumic pra.
    Akili pra ishte Eskobari i lashtesis.
    Hektor…Hek..hjek…heq…tor…..dor…Heq dor nga shitja drogs.
    Hektori pra pasi u kap nga policija helene me shef policije Agamemnonin,hektori hoqi dor nga tregtija drogs (Hekdor) dhe u bo informant policije dhe pasi spiunoj Patroklin ne polici,filloj lufta hakmarrse e Trojes.pra kemi konflikt droge n lashtsi.
    Midis trafikantce Akil e kompani dhe spiunve Hekdor Priam(pra jam)
    Kur u pyet n kupol Priami se a ishte spiun policije greke ai tha :”pra jam” qe solli Priam…
    Helena…hile…na…ban…Hilena….
    Helena ja futi bandes se Akilit pasi ja vodhi paret e drogs Patroklit,numrit 2 pas Akilit,dhe iku u arratis n Troj ke Hektor Informatori.
    Odise…O ….Dhi…Sepse
    Sepse osht i dhim
    Se o i dhim
    Odhise….
    Odhiseu e dhiu muhabetin me mafjen pellasge te drogs ,i dul nga pazari,i prishi cmimet,dhe me pshtu mori detet….n arrati.

    1. pjeter says:

      hahahah e filloj mire, por na e na dhivi ne fund me odhisene, profesori i filologjise Homeri sterfundit

    2. agroni says:

      Te qifsha janullen, ju plera grekofon nuk nndryshoni kurre por mos kujto se nuk e kuptojme ambiguitet tuaj qe don ti nxjerresh shqiptaret bar-bar dhe mafjoz me “humor”.

    3. Taqipi says:

      Dy fjale per evgjitin ( Homerin e fundit)
      Fjala palikari do te thote pallë kari.
      Fjala Qirje do të thote, i qire i shkerdhyer nga te gjitha anet deri ne brezin e 20.

  13. Toli says:

    Bravo Homeri i sterfundit, kam qesh me lot, nuk mbaj mend sa vite kane kaluar pa lexuar dicka kaq te zgjuar dhe me humor. Rrofsh.

  14. te flasim si njerez says:

    Ruhuni nga ambasada se nuk kane ardhe per ne ne Tirane.

  15. DRENICA E KUQE says:

    Shqiperia t’i ndihmoje atij vrasesi zyrtar te shqiptareve te Maqedonise shqiptare qe te arratiset nga Hani i Hotit! Kete pune te ndyre e ka bere vetem Sali Fazlliçi dhe Lulzim Berisha me shoke…

    DRENICA E KUQE

  16. deda says:

    që doli e morëm vesh po nga hyri spo na e thoni

  17. Loku says:

    Ne Shqiperi ka hy Bin Laden me gjith mjeker e mos te hy nje qytetar normal qe deri ne ato momente nuk ishte ne kerkim nderkombetar.

  18. Araniti says:

    Ky ishte eksperiment se si do te kalohet kufiri nga kompania qe rropi Shqiperine duke filluar nga presidenti yne aspak i nderuar.

  19. Thanasi qe ta plasi says:

    Nga ka hyre pse nuk e thoni? Nuk mund te kete hyre ilegalisht se ndryshe do ishte ndaluar ne piken e Hanit te Hotit si i pa regjistruar ne hyrje.

  20. Burimi says:

    Turp per piken kufitare madje faj qe i dhane te drejten e kalimit ng a shqiperija .Forconi kufijte sa s,eshte vone

  21. Na myten maskarenjte says:

    Ha ha ha shtet karagjoz ….. nuk ka si bohet ma mire !!!! Po mos e kishte dhene Serbia si lajm keta “garipat” tane as qe do te ishin ndjere !! Duket nga menyra se si e japin lajmin …….. tregojne nga … nga doli Hani Hotit !!!!! Po pse Hani Hotit eshte ne kufirin MAqedoni – Mali i Zi … ore te pa cipe ??!! Po pse nuk thoni nga hyri ne Shqiperi per te dale pastaj ne Mal te Zi ?? Si kaloi kufirin Shqipetar , kush e shoqeroi , me ç’far dokumentash kaloi ….. e detaje te tjera ???!!!! Po doni me hy ene ne Europe …. keshtu hyet ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje