Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ishte sot në emisionin Wake Up në Top Channel për të folur mbi librin në disa drejtime. Së pari ajo u ndal te Lëvizja Kombëtare për Lexim, një nismë që do të shtrihet javë pas jave në të gjithë vendin. Kumbaro tha se vëmendja është përqëndruar tek fëmijët, si gjenerata të cilën kemi mundësi ta edukojmë me dashurinë për librin
“Nuk mjafton vetëm të çosh libra. Ne e provuam në Lezhë një vit më parë ku dhuruam rreth 10 mijë libra, por kjo nuk do të thotë që automatikisht shtuam 10 mijë lexues. Fëmijëve iu duhet edhe zbavitja krahas librit, prandaj kemi konceptuar një qasje tjetër me Lëvizjen Kombëtare për Lexim”, tha Kumbaro teksa përmendi edhe një vide-mesazh nga disa fëmijë të Rrëshenit, të cilët i drejtoheshin me fjalët “teta Mirela duam libra”.
Sipas ministres ka një dëshirë që zgjohet për librat dhe jo vetëm gjërat e këqija bëhen virale. Fakti që po flitet për Lëvizjen Kombëtare për Lexim dhe shtohen radhët e njerëzve që i bashkohen kësaj lëvizje, tha ministrja, është një tregues se jemi në rrugën e duhur.
Më tej Kumbaro foli për krijimin e Qendrës Kombëtare për Librin dhe Leximin, e cila do të shërbejë për koordinimin në shakallë vendi të aktiviteteve që nxisin leximin dhe krijimtarinë letrare.
Përmes kësaj qendrë do përfshihen gjithashtu bashkitë e vendit, shoqëria civile dhe çdo aktor tjetër që kërkon të investojë në edukim. Nga ana tjetër pritet që shumë shpejtë të nisë edhe diskutimi publik për ligjin e ri mbi librin.
E pyetur nga moderatorët e emisionit për postimin e shprhjes së John waters në Twitter, shprehje që ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale, Kumbaro tha se nuk ishte penduar për atë retweet, por dhe se nuk ishte qëllim në vetvete. Sipas saj, me rëndësi në atë shprehje nuk janë fjalët, por mesazhi që përcjell; një qytetar i mirë është ai që lexon. Po të rrethohemi nga librat, bëhemi më të mirë për veten dhe shoqërinë.
Kijdes !!! Librat duhet te ndalohen deri ne 18 vjec? Njelloj si pijet energjike apo bastet. Nuk ka rruge tjeter per te ndalu prostitucionin. ( Sipas teorise te qeeverisjes, gjithperfshirese te dr. Allamullit)