Nga Anxhela Devole
Paraditen e sotme, në Pallatin e Kongreseve është mbajtur konferenca për shtyp e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, në prag të çeljes së edicionit të 21 të Panairit të Librit.
Të njëjtat Shtëpi Botuese, duke përfshirë edhe disa të reja nga Maqedonia e Mali i Zi, institucione të angazhuara me botimin e librit, Organizata “Jofitimprurëse” që merren me librin, Ambasada të huaja, libraritë etj., do të jenë pjesë e edicionit të 21 të Panairit të Librit.
Kati i parë dhe i dytë i Pallatit të Kongreseve do të jetë i mbushur me ekspozues, si zakonisht. Gjatë ditëve të Panairit (14-18 nëntor) do të ketë shumë aktivitete të secilës Shtëpi Botuese, por edhe të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, mbi 60 aktivitete, në stendat e shtëpive botuese, takime të autorëve, përkthyesve, botuesve me lexuesit. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë njoftoi se tema e këtij edicioni të 21 të Panairit të Librit është leximi.
“Ndoshta edhe të shtyrë nga diskutimet e shumta që janë bërë pas anketimeve të INSTAT dhe Shoqatës së Botuesve Shqiptarë për rënien drastike të leximit.
Ju e dini konkluzionin e Instat se rreth 1 milion shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër në kuadër të një viti. Edhe për këtë, por edhe për shumë arsye të tjera, sepse ky rezultat i anketimit të INSTAT ka shkuar pak a shumë në të njejtën vijë edhe me rezultatet e anketimeve që kemi bërë ne, leximi ka rënë dhe arsyet janë të shumta, sociale, ekonomike, psikologjike apo arsimore.
Prandaj kemi zgjedhur këtë temë dhe në valën e kësaj teme ka edhe shumë aktivitete që lidhen me leximin. Një prej tyre, më i rëndësishmi, organizohet nga Shoqata e Botuesve, për leximin, prirjet e tij, aktivitet i cili do të zhvillohet më datë 15 nëntor, në Sallën Ovale të Pallatit të Kongreseve, ku do të ketë studiues, botues, autorë, përkthyes, pedagogë, mësues etj., për të diskutuar problemet e leximit dhe si mund ta përmirësojmë këtë gjendje. Kjo nuk është një situatë që ka ardhur as për disa muaj, as për disa vjet. Kjo është një situatë e krijuar prej më shumë se dy dekada, gati pothuajse tri dekada. Rënia e interesimit të shoqërisë, të institucioneve për leximin, dhe vimë në këtë gjendje”, tha Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Z. Petrit Ymeri.
Sipas Ymerit, për t’u përmisrësuar gjendja dhe për të ardhur aty ku ishim duhen përsëri 15 ose 20 vite të tjera. Por kjo do një angazhim të të gjithëve, të të gjithë operatorëve, por në radhë të parë të institucioneve.
Si zakonisht, edhe këtë vit do të jepen çmimet e Panairit. Ceremonia është ditën e shtunë, në orën 12:00. Do të japim dy çmime për autorë, dy çmime për përkthyes, çmimi inkurajues, ndoshta edhe çmim për letërsinë për fëmijë, por aty jemi pak dobët. Pra, do të kemi një sërë çmimesh.
Kemi edhe çmime të veçanta, çmime speciale, meqë edhe situata këtë vit është speciale pasi është viti Mbarëkombëtar i Skëndërbeut. Numri i ekspozuesve është rreth 100. I njëjti vit si gjtihmonë, duke shtuar edhe pjesëmarrjen nga Shtëpitë Botuese nga Maqedonia e Mali i Zi.
I pyetur nga gazetarët lidhur me institucionet që mbështesin këtë event të rëndësishëm, Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Z.Ymeri u shpreh: “Kemi vetëm mbështejte nga Ministria e Kulturës, një mbështetje modeste, dhe asnjë mbështetje tjetër. Përbën problem, por jemi mësuar tashmë me këtë situatë.
E rëndësishme për ne është mbështetja te njëri-tjetri, gatishmëria për të marrë pjesë, përgatitja serioze e pjesëmarrjes në Panairin e Librit, dhe akoma më i rëndësishëm, besimi i lexuesit. Kjo është mbështetja jonë më e madhe.
Fakti që ne e kemi lexuesin me vete, që pesë vite të panairit ky pallat i Kongreseve është plot me lexues të të gjitha moshave, fëmijë, fëmijë me prindër, të rinj, të reja, të moshuar, punëtorë, intelektualë etj., kjo është mbështetja më e madhe.”
Nuk na the ndonje te re moj Anxhela. Jo vetem ne Shqiperi, por ne gjithe boten ka rene numri lexuesve, pasi na dalldisen smarfonet dhe tabloided.
Dëgjo zonjë.Ti po na thua se ka reth 1 milion shqiptarë qe nuk kanë lexuar asnjë liber.Dakort jemi.Po të pyes;përse të lexojnë dhe çfarë libra të lexojnë?Këtë violi e kam dëgjuar gjithëmone dhe na bëhet thirje të blemë dhe të lexojmë libra.Librat që janë sot janë libra kot fare sepse nuk ka mbetur njeri pa shkruar .Janë vetë për bisnes .Sot skanë vlerë as filmat as librat as thatri as gazeta as televizori as radio e kështu me radhë.Me mbajnë 1000 leke pë televizor në muaj .Përsë?Cfarë ka televizori?Vetëm reklama mashtrime.Televizori të behet me kartë si kabllori kush të dojë le te blerë kartë dhe të shohë.Por nuk shikon njeri prandaj i mbajnë nga rroga apo pensioni.Kështu para se të thoni nuk lexojnë na thoni ja vlen ti lexojmë?Eshtë mbushur bota vetm sex dhe asgjë tjetr.As kam lexuar dhe as do lexoj derisa të vdes.Punova si inxhinjer 27 vjet dola ne pension dhe librat smë kanë penguar të jem njeri i ndershëm….
Harrojeni leximin e librave,se ky sistem nuk i do njerezit me kulture,por dele,qe ta nxjerrin buken e gojes jo me tru,por me bythe dhe vshale!
Cfare libri te lexoje rinuia sot kur e gjithe propaganda shteterore,mediatike,kinematografike etj punon cdo dite kunder punes,moralit,drejtesise,ndershmerise etj,etj?
A e shikoni ju se cfare filmash jepoen ne TV per femijet,qe u shfaqen kafshe te percudnuara qe nuk ngjajne me ato ekzistueset,qe na eshte bere Halluini i kafkave te frikshgme si feste kombetare?
A e shikoni qe femijet kendojne,kercejne dhe japin shfaqje ne TV me permbajtje imorale,nxitet padrejtesia dhe mashtrimi?
Cfare do mesoje femija kur kenget e tyre nuk jane me lepuj,dele,lule,zogj etj,por me ujqer,hajdute,vrases,te dashuruar etj?
Si do nxitet te levoje libra nje i ri kur sheh se nje grusht halabakesh me 4-7 klase jane bere biznesmene dhe i bejne pushimet ne Karaibe?
Si do lexojne libra te rinjte kur kete gje nuk i ngulitet qe nga shkolla,puna dhe interesi i jetes se perditeshme?
Si te lexoje libra rinia sot kur sheh e degjon deputetet te shahen me liber shtepije,kur behen deputete krimene e drogaxhinj etj?
Libri ka qene i vlefshem ne socializem ku nuk ishte problem fare punesimi,arsimi,shendetresia,drejtesia,nuk kishte pa barazi midis njerezve etj!
Cfare librash kerkon nga ajo rini qe ti i ke hequr fushat e sportit,kinemate,teatrot,estradat etj dhe mbushin lokalet,pub-et,diskot,stripizet etj?
Njerezit tani nxitojne te fitojne para per jetrese e jo te lexojne libra!
Se fundi,cfare librash duhet te lexojme sot kur shumica nuk trajtojne problemet e vendit te ketyre 28 vjeteve,por burgun,internimin,pushkatimet,arratisjet etj,kur as femijet e tyre nuk duan t’i degjojne me tere jeten?
Cfare te lexojne rinia vec komunizmin,diktaturen,perdhunimin e femrave,spiunimet etj?
Po kur do mbarojne keto ulurima kermash qe te shoje jeten rinia se po plaket me urrejtjen e atyre qe meritonin plumbin pas koke?
Deri diku e mbeshtes Besnikun, kur radhit renien e vlerave. Por, eshte e tepert te betohet per te mos lexuar asnje liber deri ne vdekje! Po te interesohet gjen libra te mire. Ajo qe me shqeteson eshte mbeshtetja dhe pranimi qe Ministria e Kultures i ben atyre qe e quajne veten shtepi botuese. Ato nuk jane aspak te tilla! Ne Shqiperi nuk gjen per be, as edhe nje shtepi botuese! Asnje shtepi botuese ne boten e qyteteruar nuk u merr para shkrimtareve, sepse eshte perdhosja dhe denigrimi me i madh qe i behet atyre. Perkundrazi, u jep honorare ose lidh kontrata per botimin e librit. Ka edhe agjentet e vet, qe perkthejne dhe publikojne veprat jashte kufinjve.
Me kete numer kaq te vogel lexuesish ne Shqiperi, edhe shtepite e mirefillta botuese duhet te ishin shume, shume pak. Por jo, ne kemi me shume te tilla, se sa lexues. Sepse, ato nuk nisen nga asnje perzgjedhje a atyre qe do te botojne. Mjaftojne qe paguhen per cfare do botojne dhe kaq.
Ne kete drejtim, Ministria e Kultures se Shqiperise, qe as ka ndermend te operoje ne kete gjendje mizerabel te statusit se shkrimtareve dhe poeteve, eshte krahu mbeshtetes i perdhunimit sistematik 28 vjecar, qe palo shtepite botuese u bejne krijuesve!