DEBATI/ Agron Gjekmarkaj: Mid’hat Frashëri është një nga krijuesit e gjithçkaje shqiptare, Hila ka një ngërç në gjykim

11 Nëntor 2018, 16:14Kulturë TEMA

Intervistoi Loneta Progni

Eshtrat e patriotit Mid’hat Frashëri do të kthehen në atdhe.

Në një intervistë për Politiko, analisti Agron Gjekmarkaj, duke vlerësuar figurën e Mid’hat Frashërit, thotë se ai nuk kishte ikur kurrë e as ka nevojë të kthehet, pasi është një nga krijuesit e gjithçkaje shqiptare, nuk mund ta dëbojë askush e nuk merr leje të kthehet.

Përsa i përket reagimit të gazetarit Dritan Hila, Gjekmarkaj shprehet se sipas tij, Hila shpesh ka patur qëndrime me dobi publike, më trimëri dhe koherencë intelektuale, por tek raporti me të kaluarën komuniste ka një ngerç në gjykim, një vrazhdësi dhe stoicizëm ideologjik.

Eshtrat e Lumo Skëndos po kthehen në atdhe duke i dhënë fund një ‘mërgate’ të dyfishtë. Çfarë do të thotë kjo për kulturën shqiptare dhe për rehabilitimin e nacionalistëve?

Sistemi kulturor për nga vetë natyra e ka me detyrim të jetë i hapur, sado që politika ndikon në mbylljet e tij të përkohshme! Gjatë viteve 1944-1990, megjithëse në Shqipëri ishte i gjymtuar, përjashtues, i konceptuar idelogjikisht, ai (sistemi kulturor) në diasporë dhe Kosovë ruante natyrën e vet! Katedra e Ernest Koliqit në “La Sapienza” të Romës, ajo e At Jak Marlekajt në Bari, e At Zef Valentinit në Palermo, e Martin Camajt në Munih, studimet e Namik Resulit, Arshi Pipës në SHBA, intelektualet e redaksisë “Rilindja” dhe Universiteti i Prishtinës për fatin tonë të mirë nuk i ndaluan kurrë “reaksionarët” si Fishta, Konica, Mit’hat Frashëri, Ernest Koliqi, Et’hem Haxhiademi, Mustafa Kruja, At Anton Harapi, Camaj , Pipa duke i bërë një shërbim të madh kulturës kombëtare në rrafshin e studimeve dhe sidomos në atë etik. Shqipëria e viteve të diktaturës me disa përjashtime prodhoi shumë banalitet e propagandë! Nga shtypja e këtyre dy koncepteve u krijua intelektuali i ri, studiues, shkrimtar etj.

Mes urrejtjes, shërbesës dhe thatësirës mendore ai u bë burrë e plak, aq sa pas viteve ‘90 i mbetur pa vepër dhe pa dinjitet vendosi t’i qendrojnë së kaluarës me nostalgji i bindur se do ruajë ndoca nga vepra dhe ymri. Mbetën pa të dyje veç me mullanë e urrejtjes në zemër për të mëdhenjtë të cilët s’kishin humbur asgjë nga perversiteti i Enver Hoxhës dhe lakejve të tij në Akademi, Lidhje, Institute apo Universitet. Kësisoj u kthye edhe Mit’hat Frashëri falë një pune tejet mbresëlënëse të Uran Butkës. U kthye madhështor e frymezues si rilindas e bir i Rilindjes kombëtare, si ide e si gjak. Si shkrimtar, përkthyes, estet, imazholog, historian, etnograf e antropolog, i gjithëdijshëm, polemist e dashës i pakundshoq i vendit amë dhe bashkëkombasve të tij. Nuk u kthye për të na turpëruar në që u sollëm keq me të, as si akuzues por erdhi si model , si rrëfyes i dramave e tragjedive shqiptare, si dëshmitar i procesit kaq të vështirë të modernizimit të kombit tonë, të lidhjes se venave me kontinentin dhe vetë lirinë! Në fakt Mit’hat Frashëri nuk kishte ikur kurrë as ka nevojë të kthehet. Ai është një nga krijuesit e gjithçkaje shqiptare. Nuk mund ta dëbojë askush, nuk merr leje të kthehet.

Ka patur reagime, ndoshta të pritshme, të elementëve të ndryshëm. Gazeta Dita dhe moderatori televiziv Dritan Hila kanë shprehur mosdakordësi me këtë ‘shërbesë’ dhe me patriotizmin e Frashërit të cilin ata e kontestojnë. A përfaqësojnë ata një fryme apo një sporadikë?

Megjithëse është për t’u habitur, nuk habitem nga qëndrimet agresive ndaj Mit’hat Frashërit në përgjithësi. Dritan Hila më habit paksa sepse shpesh ka patur qëndrime me dobi publike në optikën time, më trimëri dhe koherencë intelektuale, por tek raporti me të kaluarën komuniste ka një ngerç në gjykim, një vrazhdësi dhe stoicizëm ideologjik. Mjafton të lexosh veprën e Mit’hatit dhe njohësh jetën e tij për të shmangur çdo krahasim me Esat Pashën. Mjafton të dish që qysh në kohen e lidhjes se Prizrenit, dhe vetë Ismail Qemali e patriotë të tjerë për të fituar lirinë e shikonin mundësinë në një federatë me Greqinë, përtej faktit se si na rezulton gjykimi i sotëm. Historia nuk bëhet kurrë me ndoshta e sikur. Ajo si e tillë është konsumuar.

Ajo që më ka bërë përshtypje të thellë gjithë këto vite me përjashtim të Bashkim Shehut dhe vetë Liri Belishovës, si nuk ndjeu askush vrasje ndërgjegjeje për krimet e bëra në vetë të parë ose nga etërit e gjyshërit, si nuk kërkoi kush falje qoftë edhe duke lënë një letër nën derë! Në vendin tonë ka ende krenari për Krimet dhe përligje ndaj tyre. Në të gjithë linjën komuniste ka patur katarsis. Këtu asgjë, shkretëtirë. Ngado që hedh sytë sheh botime me kujtime xhelatësh si mënyrë rehabilitimi dhe fshehje të krimit duke ndjellur harresën. Nga formati intelektual i Dritan Hilës priteshin të tilla reflektime pa ndryshuar bindjet e tij të majta. Ndoshta një ditë do të ndodhin. Po Mit’hat Frashëri duhet pritur si hero e si prijës me përshpirtje për të larë mëkatet tona ndaj këtij komb e shtet formuesi. Mirësevjen Mit’hat bej. Të kjoftë e butë e lëndina. Ndjesë për mynxyrat që të kemi hedhur mbi supe.

38 komente në “DEBATI/ Agron Gjekmarkaj: Mid’hat Frashëri është një nga krijuesit e gjithçkaje shqiptare, Hila ka një ngërç në gjykim”

  1. Zogu,Esad Pasha,Lumo Skendo,Sal Ram Berish vicidoli! Pas vjen mediokriteti shqiptar Hila dhe “profesor” Gjek Marka Gjoni!

    1. Ke harru dicka o i mjere.

      Mithat Frasheri e kishte nga halli aleancen me Gjermanine dhe Italine nazifashiste se ishin te vetmet vende qe tentuan te thyejne hegjemonine FrankoBritanike dhe ate Ruse ne europe e ne ballkan . Sic e di mire zotrote kta fuqi boterore ishin pro greke e pro serbe . Kaq te veshtire e keni per ta kuptuar se pa mbeshtetje te vendeve te medha SHQIPERIA kurre nuk do i rimerrte tokat qe i takonin ashtu sikur se ndodhi me Kosoven 60 vjet me vone.

      Fati i keq i joni qe Italia dhe Gjermania humben o morra te kuq.

    2. prizem says:

      Do bejme lufte
      de more de
      si lum ti popull
      mezi na ke
      Do bejme lufte
      do tunden malet
      Dhe fshati qeshet
      dhe bota tallet…

  2. olimpia says:

    Natyrisht nje pinjoll i tradhetareve nderon tradhetaret.Gjekmarkaj eshte i tille.Ka dy kendeveshtrime per Mitat Frasherin .I pari ,si patriot dhe njeri i letrave,pozitiv,ne nivel mesatar.I dyti,negativ,politikisht ne se shqiptaret do te ndiqnin Ballin dhe nazistet,Shqiperia e sotme do te ishte Tirane ,Durres,Kruje.Pjesa tjeter do te ishte gllaberuar nga fituesit,serbet dhe greket,nderkohe qe shqiptaret e e ish Jugosllaviuse do te ishin shperngulur ose asimiluar,ata qe do ti shpetonin shfarosjes.Pra lufta N.Cl.perkrah aleateve anglo. ruso…amerikaneve shpetoi egzistencen e Shqiperise dhe mbijetesen e shqiptareve jashte kufijve.Mjafon te lexosh dokumentat perendimore te kohes.Si i trajtone vendet e qyteteruara raste te tilla?..Franca ,Filip Peteiin,gjeneralin fitimtar te luftes se pare boterore bne betejen e Verdunit,per shkak te kapitullimit ndaj Hitlerit e denoi me vdekje,e ktheu ne byurgim te perjeteshem dhe
    nuk e reabilitoi kurre.Ndersa kryeministrin e Vishis Laval ,e pushkatoi bashke me mijra bashkepunetore te
    nazisteve.Mitat Frasheri eshte i ngjashem me kete rast.Por veprimi i fumdit i tiuj e damkos si tradhetar.Nbuk ka asgje komuniste ketu Gjekmarkaj,megjithese ai sistem ju nxorri nbga mesjeta,natyrisht me diktature,ashtu sic bene edhe francezet me mbreterine dhe Vandne.

  3. Sazani says:

    Ç’të merresh me Gjekmarkër e me fondacionin “ Lumo Skëndo “ që janë një hiç , kur dirixhues e frymëzues i kësaj tradhëtie është k/ministri i radhës , koka e së majtës shqipëtare , zogisti Edvin Rama !
    Këtu puna nuk është se na doli një maskara, nuk është se na ndodhi një aksident ; këtu puna është se kemi të bëjmë me një alabak- shtet , që akoma, në ndërgjegjen e tij është feudo- reaksionar .
    Partia , e ashtuquajtur socialiste , mban në krye armikun e deklaruar të së majtës , zogistin Edvin Rama që fshihet si skuth pas fondacionit “ Mit’hat Frashëri “ , për të realizuar idetë e tij kundër të majtës .
    Në fund të fundit , hidhu përpjetë sa të duash , më lart se koka jote nuk hidhesh dot , kaq e kemi takatin :
    Saliu , Nano , Meta , Majko , Ruçi , Lulushi , Mona dhe alabakëria që vjen pas tyre janë turpi i Shqipërisë . Pa harruar Ramën me sofizmat e tij !

  4. ALBAN DEGA says:

    Replike e detyruar me fakte me apologjine e Roland Qafokut e co. per nazifashistin Mithat Frasheri….

    NUK KA SHQIPTAR ME TE KEQ SE SHQIPTARIN ANTISHQIPTAR ZOTI QAFOKU!

    – Kush eshte vellavrasesi dhe tradhetari, kryebashkepunetori i nazi- fashisteve !?

    – Me thuaj me ke rri te te them se cili je!

    – Nuk e di ku e futni veten ? Turpi qofte me ju !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ne te njejten dite qe urdheron, porosit krejt bashibozuket e Ballit per pergjigje flake per flake ndaj luftetareve nacional-clirimtare, Midhat Frasheri urdheron qe te nderpritet cdo veprim kunder pushtuesve hitleriane ….
    Mid’hat Frashëri 7 Tetor, 1943.
    BALLI KOMBËTAR Qarkore Nr. 7. Shqipëria e Shqiptarëve. Vdekja e Tradhëtarëve. Gjithë komiteteve Krahinore…. porositeni që çdo sulmi e çdo atentati komunist t’i përgjigjeni menjëherë dhe po me atë mënyrë

    MID’HAT FRASHËRI, 7 TETOR 1943 “Gjithë komiteteve krahinore. Meqënëse vendi ynë sot ka nevojë të ngutshme për rregull dhe disiplinë gjithë komitetet, komandat dhe çetat e Ballit Kombëtar porositen që me të arritur kjo qarkore të pezullohet çdo operacion luftarak kundër forcave gjermane tash për tash…”

    A ka ku te shkoje me hapur bashkepunimi me pushtuesin Nazi- fashist dhe vellavrasja, cka e percakton krejt qarte edhe CIA amerikane :

    RAPORT I CIA-S, 5 MAJ 1954

    “Balli Kombëtar është krijuar fillimisht në vitin 1939 nën influencën e Mid’hat Frashërit,{më parë President (shënim: nuk është e vërtetë) i Shqipërisë nga 1929-1931}. Frashëri ishte kolaboracionist me fashistët dhe më pas me gjermanët, që e emëruan drejtues të administratës së Shqipërisë…
    Po cili eshte konkluzioni me tru ne Qafe jo ne koke i Roland Qafokut !?
    “ Nuk e kemi nderuar Mid’hatin për 69 vjet dhe çfarëdo të bëjmë nuk e kompensojmë dot baltën e hedhur ndaj tij. Të paktën, më 14 nëntor, eshtrat e frashërlliut të madh do t’i kemi në Tiranë, duke çuar në vend amanetin e tij. Se për nderimin që meriton, ndoshta do të bëjnë brezat që do vinë. Mbështetur edhe te këto tre urtësi që ai shkroi vetë:
    “Partizanët e barazimit s’duan kurrë që i poshtmi të ngrihet sa i larti, po i larti të unjet sa i poshtmi. Rrafshimi ndër ta do me thënë prishje dhe rrëzim. Prandaj vjen fatkeqësija !”
    Turp per kete bastard e faqezi te Frasherlinjve, por edhe me turp per idiotesine dhe Megainjorancen tende dhe te gjithe atyre qe nderojne kete bashkepunetor pa maska per kete kryeminister te pushtuesve nazi- fashizmit e vellavrasesi antishqiptar qe eshte kunder lirise, pavaresise, barazise dhe vellazerise kombetare!
    A e di ti Roland Qafoku dhe politikanet apo qeveritaret trunebythe te Tiranes se “ Liri – Barazi- Vellazeri!” eshte parulla e Revolucionit te Pare te mirefillte Demokratik, atij Francez qe solli demokracine bashkekohore ne Bote dhe jo parulla e Revolucionit Socialist te Tetorit qe polli komunizmin.
    Te nderosh dhe lartosh nje figure kryekolaboracionisti te nazi- fashizmit si Mithat Frasherit direkt dhe terthorazi do te thote te nderosh nazi- fashizmin dhe tradhetine kombetare !
    – Me thuaj me ke rri te te them se cili je, thote Sovrani
    Nuk e di ku e fusni veten ju Zoti Qafoku dhe keta politiqaret e Tiranes qe zgjedhin Vitin e Gjergj Kastriotit- Skenderbeut per te nderuar sivellain e Hamza Kastriotit, Mithat Frasherin !
    Nuk ka shqiptar me te keq se shqiptaret antishqiptare e tradhetare te popullit e kombit te vet qe i sherbyen pushtuesve dhe nazifashizmit !
    Po aq antishqiptare jane edhe ata qe harxhojne taksat e shqiptareve fakira per te nderuar nje eksponent te nazifashizmit !
    Marrja qofte me Sali Toptan Millosh Pashicet e rinj!
    Po sa shume paskan qene kjo fare hithash more Zot ! Lanet !

    POST SCRIPTUM:

    Kane mbetur edhe 51 dite qe te mbyllet Viti i Gergj Kastriotit Skenderbeut…
    Nxitoni te vendosi ne Panteonin e Nderit te Kombit edhe Hamza Kastriotin, Esat Pashe Toptanin, Xhafer Devén, Sinan Hasanin, Rahman Morinen… Sali Berishen… more legena antishqiptare !
    Turp …. Turp…. Njemije here turp !
    Turpi qofte me ju !

    1. Ervin says:

      Niveli juaj i dobet eshte turp per ju …Njemije here turp….

    2. zaim zajmi says:

      MOS DUHESHTE të NGAZËLLEHEMI
      me juve eksponentët e vëllamisë me MILADINAT, o PELË E TËRBUAR!

  5. Alban Dega says:

    AGRON GJEKMARKAJ- NJE PROFESOR PLEPASH!

  6. tafa says:

    A iku me vellain gjerman nga shqiperia ky pinjolli i frashellinjve qe skane jetuar nje dite ne frasher por ne greqi e turqi apo siku.Kete na thoni dhe dihet kush eshte Lumo Skendo Alias Mitati me jake te gjere prej dipllomati.Kryetradhetar dhe pike

  7. Labi says:

    Po kthehen ballistet ,kush nuk njeh historine e duartroket po per ne qe na e Kane treguar prindrit tane qe Kane bere luften Nac.Clirimtare dhe Kane luftuar kunder fashizmit dhe ballisteve eshte fyerje qe I Ben qeveria luftes .eshtrat mund ti kthehen dhe le ti varosin ne frasher atje nga eshte dhe kaq ,ketu mbyllet historia .per te .kush e glorifikon figuren e tij eshte sahan lepires I ballisteve,qofte ky edhe ndonje minister apo me lart.historia do ti denoj.

  8. te flasim si njerez says:

    Analisti yne Gjekmarkaj nuk e kupton ose ben sikur nuk e kupton se rehabilitimi i Mithat Frasherit eshte njesoj si rehabilitimi Hitlerit. Me cilin bashkepunoi ne dem te Shqiperise dhe shqiptareve? Me Hitlerin. Atehereduhet analisti yne te rehabilitoje edhe Hitlerin qe nen ze e ben e kur ti vije radhe do ta beje dhe boterisht. Keto e perçajne apo i bashkojne njerezit e demtuar nga Mihtati? Patjeter qe i perçajne me shume dhe nacionalizmat do te jene ne rritje.

  9. Buda says:

    Gjekmarkaj -nje pinjoll i kolaboracionisteve te fashizmit dhe nazizmit, armiqve te mbare njerezimit!

    1. lumoskendo says:

      Jo ! Agron Gjekmarkaj nuk eshte pasardhes dhe as pinjoll i kolaboracionisteve te nazi-fashizmit. Agron Gjekmarkaj ( pavaresisht tingellimit te ngjashem te mbiemrit ) nuk ka lidhje me familjen kolaboracioniste te Gjomarkajve. Gjomarkajt jane mirditore ndersa Agroni eshte malesor nga fshati Ishull Shengjin i Lezhes. Mjerisht, megjithese i shkolluar ne Itali, i perket kategorise se njerezve ekstremiste qe sheh vetem te mira, arritje, shkence, filozofi etj.etj. tek gjithe te djathtet e sidomos ka nje vleresim sui generis ( per turpin e vet ) per fisin Gjomarkaj. Sipas mentalitetit te A.Gjekmarkaj, mjafton te jesh i djathte dhe i ke te gjitha cilesite e mira dhe asnje te mete. Po te jesh i djathte, sipas formimit te tij te gjymte, nuk mund te jesh kurre kriminel, as tradhetar, as kolaboracionist. Shkurt, je i mire dhe i pacenueshem. Mos pac rrezik te jesh i majte se pastaj, automatikisht, i ke te gjithe te keqijat. Vini re cfare thote e si thote: ” Mit’hat Frasheri eshte nje nga krijuesit e gjithckaje shqiptare “. Pyetja qe lind automatikisht eshte: Cfare ka krijuar M.Frasheri ? Po te mos ishte ai qe eshte, vepra letrare dhe publicistike e Mit’hat Frasherit do te vleresohej krejt mediokre. Perrallat alla-Gjekmarkaj jane pjese e librit voluminoz te perrallave qe tregohen papushim tash 28 vjet ne sherbim te trushplarjes se popullit shqiptar.

  10. tafa says:

    Roland Qafoku ky debatikas i vjeter paska kthyer lekuren.Sigurisht nuk eshte budalla ,do te haje dhe ky si gjithe analistet e tjere qe se kane per gje te baltosin emrin e atdheut te tyre,lere me pastaj figurat me te cilat mburret kombi.Turp.Sa per gjekmarkajn skam cte them tjeter ai eshte afishuar me dashje e koshience te plote si antishqiptar i devotshem.

  11. lexusi says:

    E gjith bota nderoj heronjt e vet sot ne PARIS qe luftuan dhe u vran per vendet e tyre , kurse ne jemi populli dhe vendi me unikal ne planet jemi te vetmit ne kte bot qe nderojm vetem tradhtaret e kti kombi qe kan luftuar kra pushtusit kunder kombit ton , rasti fresket Mitat Frashrin kryetradhtarin dhe bashkepuntorin e ngusht te nazifashizmit dhe agjenturave te huaja kunder interesave komtare , do thot ndonjeri qe ky ishte i familjes frashri , po dhe HAMZA KASTRIOTI i familjes KASTRIOTI ishte pse nuk i vem bustin tek marteniteti perball zogut se jan te nje ideali , kerkoni europen ju mostra , ju nuk nderoni patriotet dhe luftetaret e liris qe u vran kunder nazifashizmit dhe bashkepuntorve te tyre me ne krye Mutat FRASHRIN .çju do europa ju te fshi bythen me ju ju nuk njihni dashuri per kombin tuaj tju doj europa o llumi kombit ton.

  12. lexusi says:

    E gjith bota nderoj heronjt e vet sot ne PARIS , ata qe luftuan dhe u vran per vendet e tyre , kurse ne jemi populli dhe vendi me unikal ne planet, jemi te vetmit ne kte bot qe nderojm vetem tradhtaret e kti kombi , ata qe kan luftuar kra pushtusit kunder kombit ton , rasti fresket ; Mitat Frashrin kryetradhtarin dhe bashkepuntorin e ngusht te nazifashizmit dhe agjenturave te huaja kunder interesave komtare , do thot ndonjeri qe ky ishte i familjes frashri , po dhe HAMZA KASTRIOTI i familjes KASTRIOTI ishte , pse nuk i vem bustin tek marteniteti perball zogut se jan te nje ideali te dy tradhtar , vendosin dhe kacifen se dhe ai nuk beri ndonje gje me shum se zogu , mutat frashri dhe hamza kastrioti , kerkoni europen ju mostra , ju nuk nderoni patriotet dhe luftetaret e liris qe u vran kunder nazifashizmit dhe bashkepuntorve te tyre me ne krye Mutat FRASHRIN .çju do europa ju te fshi bythen me ju , ju nuk njihni dashuri per kombin tuaj , ju jeni pa identitet , çtju doj europa ju o llumi kombit ton.

  13. xhemal says:

    njerezore qe eshtrat te kethehen ne vendin e tij kaq ai ishte nje kolaboracionist i nazizmit asgje me teper ballistet ta nderojne atehete edhe p artizanet nderojne idhullin e tyre po si po fryjne ererat do duhen partizane te rinj per te mundur nazifashizmin

  14. Peza says:

    A e shihni o njerez se me cilet luftoi Enver Hoxha?
    Ketra ATMIQ te urryer te Shqiperise duan te rehabilitojne nazi fashistet dhe bashkepuntoret e tyre per te hedhur poshte heronjte e vertete!
    VDEKJE TRADHETAREVE BALLISTO-ZOGISTE,bashkepuntore me pushtuyesit dhe kelyshet ve tyre!

  15. Nik says:

    Ju lutem ku i gjeni kèta tè ashtuquajtur analist,analist i i kujt…??
    Ooo gjekmarkaj , mos ja fut si kau pelès dhe falndero demokracin ,nuk kèrkohet shumè inteligjenc pèr tè kuptuar idet tuaja tè djathta por edhe fashiste dhe fashistat e kanè vendin e tyre nè kanalet e ujrave tè zeza si minjt.E keni pèrmend shpesh katedrèn e e,koliqit ministrit fashist i cili jepte leksion nè Sapienza ,edhe?Edhe unè nqse do tè kisha studiuar pèr letèrsi nè kohèn e fashizmit dhe do tè punoja pèr fashistat si ministèr besoj se njè katedèr nè La Sapienza mbas lufte e rekomandonin sepse nè administratèn italiane mbetèn disa element fashist qè ende komandonin dhe punonin nè zyrat e shtetit duke u kamufluar si demokristian ose liberal etj etj .Prandaj gjekmarkfashisti mos na hapni barkun me teori fashiste, nqse ke dèshir tè krijosh njè parti me ballista dhe fashista eja por mos harro se ishin 28 mij dèshmor djem e motra qè falèn jetèn qè njè “varfèr mendèrisht si ju” tè vij dhe dèrdèllisin me leksione se cila èsht demokracia?E,hoxha dhe sistemi i tij diktatorial ishte fashizèm puro.
    Minjt vendin e tyre e kanè nè kanalin e ujrave tè zeza.(fashistat)

  16. joni says:

    Akoma nuk kane pesuar nje fije pendese,asnje falje.Kane psikologjine e kriminelit ehoxha. Keta e dine se atdheun e kane vetem te tyren.Dhe ke duan te perjashtojne Mit’had Frasherin birin e nje nga familjeve gur themeli te kombit shqiptar.Por keta jane te mjere. Si mundet te veprohet keshtu akoma me kolose si Mit’hati e te tjere.Keshtu thane edhe per Ahmet Zogun, edhe per Eqrem Vloren. Jane te paditur dhe inferior. Atdheu eshte i gjithi yni edhe pse kemi ne mesin tone keto krijesa te percudnuara.C’te bejme keshtu jane.

  17. Ragipi says:

    Kam menduar se Hila ka dy kokrra mend por qe i ka mbet mendja te nostalgjia komuniste nuk e kam ditur duke menduar se si ai dhe mendimtaret si ai ne kohen e diktatorit Hoxha kan quar dashuri me diktatorin dhe kjo kallxon se hila dhe mendimtaret si ai nuk i bien pishman nostalgjise se komunizmit sepse te mirren ndonje mendim i rralle i Frasherit dhe mos ta lexojsh vepren e tij se cka ka bete ai per shqiperin eshte nje budallaki qe Hila dhe shoket si ai nese mendojne si ai jan ahmak pertej ahmakut.

    1. QYL=Qelepir, Yxhym, Lezet says:

      O Ragip
      Shko se ta mbaruan pilafin dhe mbete pa gjë fare.
      Gallof. Edhe the qe do futeshe ne ate dreq shkolle nate per te mesuar shkrim e kendim dhe nuk e bere. Ja nashti. Rri si m** nashti.

  18. Saimir shehri says:

    Ju pinjolle te komunisteve,ju pjella te se keqes dhe te tradhetise kombetare,ju lopcare dhe barinj qe zbritet nga malet dhe zhbete kulturen e traditat me te mira te shqiptarit;Ju qe perbuzet Zotin dhe Atdheun;Ju qe shitet gjysmen e Kombit;Ju qe futet vellane te spiunoje vellain;Ju qe shfaroset ajken e inteligjences se Kombit;Ju te pafe e te pa Atdhe;Ju hajdute e kriminela qe ju denoi “kryedemokrati”per kafe e jo per genocid,Ju qe historine vazhdoni ta shikoni me “syzet e tradhetarit me te zi te ketij vendi”Enver Hoxhes,Juuu guxoni dhe gjykoni korifeun e patriotizmit,atdhedadhurise dhe te letrave shqipe Mithat Frasherin.??!!
    Ai eshte nje nder figurat me te shquara te
    historise,trashegimtar direkt i Rilindasve,ai eshte nder i Kombit qe e lindi dhe e rriti.

    1. Nik says:

      Plotesisht dakord! Shume komentues perfshire dhe enveristin Dritan Hila, u ka mbetur ora tek Enveri! Turp e per faqe te zeze! Mitat Frasheri perveç se krijues dhe diplomat i klasit te pare ishte shume i kthjellet edhe si politikan. Ato qi i pati thene Enverit ne takimin qe ky i fundit i kerkoi Mitat Frasherit, i dolen te gjitha te verteta!
      Per enveristet lufta e kllasave vazhdon.

  19. Kellira says:

    O loqe komentues me Alban Degen ne krye. Ndajeni njeriun e letrave nga njeriu politik.
    Perndryshe hidhni ne hale edhe Ismail Kadarene apo Dritero Agollin meqe ishin deputete.

    p.s. Qe mos iu ngaterrohen ndjenjat. Familja ime ka qene ne krahun e fituesve te luftes.

  20. alban says:

    Lexojini veprat mor pisa.Ai ka patur libra dhe biblioteke dhe shkruante per Shqiperine kur prindrit tuaj “partizane” endeshin si qen rrugeve.Rrace e poshter ,komunista te ndyre.

    1. Labi Vlores says:

      Rrace e keqe dhe qe grate tuaja shkerdheheshin me fashizmin jeni ju o rrace shkerdhyer qe per pese aspra shisni dhe nenen tuaj…partizanet ishin bijte me te mire te ketij vendi prandaj kane dhe varrezat te vecanta. .Jo si Ata kelyshet e fashizmit te Cile i perket edhe farà jote e qelbur….Ju dhemb akoma se ua shqeu pafillen komomandanti…akoma po’ e mbani me qepe e kripe…ska gje se do ju kaloj…

  21. Ivan i madh says:

    Detyrymisht ti si pinjoll i bashkepuntoreve te fashizmit dhe kete do thoshe e cfare mund te pritej tjeter. Se Shqiperia me keta politikane që kemi e ka kethyer ate ne vend varezash per pushtuesit dhe tradhetaret e kombit shqipetar. Duke filluar nga varezash e francezeve, grekeve, gjermaneve e si mund ti lene vete ata pa bashkepuntoret e tyre që u sherbyer aq me zell ne deme te popullit e vendit te tyre. Tani kjo qeveri e ashtuquajtur e majte me kryesi e kryetar te djathte nje bande e kamflkuar si e majte po sjell eshrat e tradhetareve te atdheut me leket e taksapagueseve shqipetare. Tani Rama po ben bisedime te fshehta me qeverine serbe që te ti mare leje te sjelle eshtrat Esat pash Taptanit nga Franca se tani vetem ai mbeti si i fundi i tradhetareve që ta shpejere deri ne fund Rama dhe banda e tij qëllim qe i ka vene vetes. Per te ngritur e nderuar trtradhetine dhe injoranca gjakun e heronjeve e deshmoreve te luftes. Se per keta kjo qeveri dhe sidomos e keti refanshiste Rama skane asnje vlere e detyrim edhe pse sakrifikon aq shume per Shqiperine dhe popullin shqipetar. Tradhetia po hedh renje ne Shqiperi dhe po vadite nga keta palo te majte që vetem ediketen kane se te felliqur ne shpirt jane si frymezuesit e tyre Zogu e bandat e tij antishqipetare sllavoserbgreke.

  22. Arben says:

    Qe te flitet per heroj e armiq eshte shume delikate ne vendin tone. Pse mendoj? o i kane sherbyer perandorise osmane, o i kane sherbyer europes perendimore, o i kane sherbyer nazi fashizmit, o i kane sherbyer komunizmit dhe shovinizmit sllave rus, o i kane sherbyer kapitalizmit SHBA dhe BE. Atehere pergjigjen duhet ta gjejme vete mbi heronjte dhe armiqte e shqiperise.

  23. Ervin says:

    Turp per keto monstra te kuqe qe komentojne per Mithat Bej Frasherin….ai u la qe erdhet ne kete dite…

  24. Lufter says:

    Po vjen Mithat Frashri nga largimi ne nentor 1944 bashke me gjermanet qe ishin pushtues te shqiperise. Mithati ishte bashkepuntore me pushtuesin Italian dhe haptas me gjermanet. Keto i kam pare atehere kur kerciste pushka nga te gjitha anet. Mithati ne krye te Ballit(kjo sipas dokumentave gjermane ka filluar marreveshjet me palen gjermane para se gjermanet te vinin ne shqiperi). Po cfare te keqe ka qe bashkepunoi me gjermanet, ky ishte interesi i tyre se po te fitonte gjermani ata te sigurt do te mernin frenat e pushtetit sic i kishin deri kur iken bashke me gjermanin. Gjithmon e kurdohere klasat e pasura kete kane bere per interesat e tyre me turkun, me Italine, me Gjermanine, me greqin e sebine etj. Por te gjitha keto kunder popullit shqiptar. Prandaj pushtuesit dhe bashkepunetoret e tyre si Mithati jane nje e te pandare kunder levizjes NACL, kunder Partizaneve, kunder deshmoreve dhe heronjeve te asaj lufte legjendare. Me kete veprim duhet harruar, duhet varrosur Lufta Nacional Clirimtare. Me keto veprimee duhet thene hapur qe veprimet a SHBA, BRSS, Anglise dhe gjithe botes progresive perfshi edhe Luften e Partizaneve tane kunder Bishes Nazi fashiste kane qene te kota, te demshme, kunder njerezimit. Shqiptaret dhe popujve progresit qe u bashkuan e luftuan kunder Hitelrit, musolinit dhe Japonise na paskan qene te pa drejta. Ky veprim ne kete rast thote: Rrofte Hitleri, rrofte Musolini dhe poshte veprimet qe ben shtetet e medha e te vegjel kunder kesaj bishe. Keto veprime ati te cojne, ne kete konkluzion te cojne. Pastaj ne jemi ne nje moment qe fashizmi po vjen verdall, bota eshte ne prage te gremines, me sa duket ne shqiperi fashizmi do kete perspektive. Eshtrat e Mithatit le te vijne, le te meren me to te afermit dhe organizata e Ballit qe u be njesh me Fashizmin, por shteti nuk ka pune me kete sepse i kundervihet veprimeve te SHBA, BS, Anglise dhe LNCL dhe popujve qe luftuan kunder kesaj bishe anti njerezore me perjashtim te Ballisteve Shqiptar me ne kre mithatin qe ishte me pushtuesit, bashk.punues e veprues me kete bbish antinjerezore. Veprimet mediokre te qeverise jane anti LNCL, pro fashizmit qe po vjene. Prandaj Veterane kjo qeveri nuk meriton asnje vote nga ju, kjo qeveri eshte kunder luftes NACL, kunder partizaneve, kjo qeveri eshte me reaksionin, eshte me fashizmin. Gjerat jane ndare atehere, kur kerciste pushka, ose me popullin ose me pushtuesin. Ata qe ishin me pushtuesin iken bashke me pushtuesin e mundur ne fund te 1944 dhe sot po vijne ne arkivol dhe priten nga bashkepunetoret e fashizmit te djeshem dhe po ngjallen sot. Po klubi i Selanikut te shkruar shume kohe para Luftes NACL? Po pse nuk the nje fjale per Shqiperin o beu yne por vetem per Turqine o beu yne. te plaste koka o beu yne ………..Rrofte qeveria ro fashiste e Shqiperise me ne krye Edi Rama. Aty ishte Berisha, aty qe Nishan mund ta benin por nuk guxuan ta benin dhe po e ben Rama me Meten. Por do te behen pishman, po e cojne ne gremine ekilibret sociale. Te shohim, zgjedhjet po vijne, veprimet po behen,popuulli po mendohet dhe po orjentohet, jini vigjilent, shiko dhe vepro se as politik e as qeveri nuk ke me vete, ato jane kunder popullit me fakte dhe ky eshte nje problem i madh.Popull jini vigjilent , fashizmi po ngjallet.

  25. Fak. letersise says:

    Dikur për letërsinë kishim Kadarenë, Deriteroin, Lasgushin, për shkencën, historinë dhe akademinë Kristo Frashërin, Ylli Popen, Eqerem Çabejn, Farudin Hoxhën, Rexhep Qosen..
    Sot për të gjitha kemi Gjeken.

  26. emigranti says:

    Mit’hat Frasheri eshte nje patriot I madh qe punoi deri ne fund per Shqiperine, por propoganda komuniste dhe pasardhesit e tyre sot duket se e kane bere punen e tyre.
    Z. Dega me dashje apo gabimisht ngaterron Mit’hat Frasherin me Mehdi Frasherin.
    Gjithashtu gjysem e verteta eshte me keq se rrena.
    Citimi nga ana juaj vetem I paragrafit te pare te nje fjalie nga qarkorja me kujton propoganden Enveriste ndaj Fishtes ( ….le ta marre vesht bota mbare se Gjergj Fishta s’asht ma shqiptar ).
    Cfare prisnit ju zoteri ne nje kohe kur Partia Komuniste nisi pabesisht luften vellavrasese kunder Ballit Kombetar, mos valle ata nuk duhej te mobilizoheshin e perqendronin forcat kunder atyre qe po I sulmonin dhe vrisnin cdo dite.
    Bindjet politike I kuptoj, por te hedhesh balte mbi patriotet qe kane punuar e sakrifikuar per te miren e Shqiperise ( te majte apo te djathte ) eshte mekat.
    E gjithe jeta e tij qe nga koha e para pavaresise kur per veprimtari patriotike qe arrestuar nga xhonturqit, me pas firmoses I aktit te pavaresise, hedhja e kushtrimit per qendrese popullore ndaj pushtimit fashist ne 7 prill 1939 ne Radio Tirana e deri diten qe vdiq Ai punoi me mish e shpirt per te miren e Shqiperise. ( Po ne kete kohe forcat qeveritare shqiptare nen drejtimin e Abaz Kupit luftonin kunder nje agresori te fuqishem dhe fill pas kesaj nisen qendresen ne male – lufte partizane – dhe nga ana tjeter Enveri vazhdonte jeten e tij te shthurur ).

  27. Shqipetar says:

    Letren nen dere dhe faljen kerkoje nga kryetari pd ,presidenti,kryeministri,idhulli yte sali berisha

  28. salianji pederast says:

    Ti more komentues,me emrin “JONI”dhe ti O SAJMIR LESHI,TEPELESHI,jeni dy komentues fashista,dy komentuesa ndyresire,dy zhapinje,dy zagar te ndyre, Ju jeni nazi-fashita me te ndyre te shqiperise,disa zagar dhe fundrina si puna juaj kerkoni te beni heronje tradhetaret e shqiperise.MITAT FRASHRI eshte tradhetar i ndyre i fashizmit dhe nazimit Hitlerian.Prandaj qepeni BUCEN O njeres te ndyre.Degjoni ju zagar, luften nacional-clirimtare,luften qe bene populli shqipetar,kunder fashizmit dhe hitlerianeve,kurr e kurres nuk eleminoni dot. Ju jeni nje grup banditesh,nje grup fashitash,kaq jeni,por mos harroni se sejcili nga ju shume shpejte do te shkoje ne boten tjeter,atje do tu bashkojme me eshtrat e gjyshit tuaj tradhetarit te atdheut,simpatizanti i fashizmit dhe hitlerit “MITHAT BEU FRASHERI”..

  29. Nik says:

    Vepra dhe kujtimi i Mitat Frasherit do te rrojne ne shekuj perkrah veprave dhe kujtimit te Rilindasve te Kombit tone!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje