Kumbaro takon ambasadorin e BE-së, konfirmohet mbështetja për rehabilitimin e Parkut Arkeologjik Kombëtar të Bylisit

5 Nëntor 2018, 22:09Kulturë TEMA

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro priti sot në një takim në zyrë ambasadorin e ri të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili ka pak muaj që ka nisur misionin diplomatik në vendin tonë.

Kumbaro vlerësoi faktin që Bashkimi Europian ka përzgjedhur si diplomat në vendin tonë një nga personat me kontribut të rëndësishëm në liberalizimin e vizave për Shqipërinë.

Gjatë takimit u diskutua për vijimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe BE-së në projekte të ndryshme në fushën e kulturës, artit dhe trashëgimisë.

Ambasadori Soreca konfirmoi mbështetjen për projektin e rehabilitimit të Parkut Arkeologjik Kombëtar të Bylisit, investim që pritet të nisë së shpejti.

Kujtojmë që me financim të BE-së u inagurua një vit më parë rehabilitimii Parkut të Apollonisë.

Ky investim ishte pjesë e listës së projekteve të kombinuara që vijojnë procesin e Lubjanës- Financimi i Rehabilitimit të Trashëgimisë në Evropën Juglindore, nismë e përbashkët e Këshillit të Europës dhe Komisionit Evropian dhe për të mbështetur restaurimin e trashëgimisë historike, si një gjenerator i kapitalit social dhe ekonomik, i cili sjell përfitime të prekshme për popullsinë lokale, duke inkurajuar turizmin kulturor.

Gjatë diskutimit Kumbaro e Soreca vlerësuan gjithashtu përpjekjet domethënëse të Shqipërisë në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.

1 komente në “Kumbaro takon ambasadorin e BE-së, konfirmohet mbështetja për rehabilitimin e Parkut Arkeologjik Kombëtar të Bylisit”

  1. ?‍?‍? says:

    Bota orthodoxe i ka larë duart nga BE e Merkelit. Ne dhe Bosnja i bëjm me nder punonjësit e Bashkimit europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje