Intervistoi Delinda Muçollari
Ajo është vlerësuar për librat e saj nga gjigandë të shtypit në Amerikë si ‘New York Times’, por askush në Shqipëri s’ka dëgjuar më parë për të. Është vajza e një emigranti shqiptar dhe e një lituano-amerikaneje, e cila megjithëse është rritur mes sfidave në vendin e diversiteteve kulturore, ja doli ta shquajë emrin e saj. Libri i saj i fundit, nën emrin ‘Brass’ (shqip:tunxh), vepër e botuar nga shtëpia botuese ‘Random House’ në janar 2018, rrëfen me një stil realist historinë e një vajze emigrantësh në SHBA, që me apo pa qëllim prek jetët e shumë shqiptarëve të larguar nga atdheu në kërkim të një ëndrre dhe realitetin e trishtë me të cilin përballen në përpjekje për tu integruar në atë shoqëri kaq komplekse.
“Një histori e pakohë , që i ka fillesat tek një djalosh shqiptar me emrin Bashkim, i cili emigron drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i siguruar familjes së tij të sapokrijuar në atdhe më shumë të ardhura, por në fakt atje bie në dashuri me një emigrante lituaneze që e kish lënë vendin e saj për të kërkuar dhe gjetur ëndrrën amerikane. Por ndodh që jashtë parashikimit të tyre, nga kjo lidhje të lindë një vajzë të cilën do ta quanin Luljeta, dhe që do t’i duhet të përballet me të gjitha sfidat e të qenit fëmijë emigrantësh sidomos pas largimit të babait të saj drejt Shqipërisë. 17 vjet më vonë, e ngecur në një qytet të vakët si Waterbury në Connecticut, ku pjesa më e madhe e emigrantëve kishin gjetur shpëtim në punishtet e bronzit, Luljeta përpiqet me ngulm të çelë dyer të tjera për veten jashtë atij ambjenti, por haset me shumë pengesa, sidomos ndërsa përpiqet të zbulojë se çfarë fshihet pas historisë së babait të saj shqiptar prej të cilit nuk kish dëgjuar më asnjë të re.”
1. Xhenet, si vajza e një emigranti shqiptar dhe e një emigranteje lituaneze, sa personal është ky libër që sapo e keni botuar me emrin ‘BRASS’?
Më pëlqen mënyra e formulimit të kësaj pyetjeje, sepse shumica e njerëzve në vend të kësaj pyesin se sa autobiografik është libri. E vërteta është, romani nuk është aspak autobiografik, për shkak se personazhet dhe përmbajtja janë plotësisht të trilluar, por është thellësisht personal. Më shumë sesa të eksploroja se sa të ndryshme ishin këto dy kultura, kam dashur të hetoj mënyrën se si shqiptarët dhe lituanezët (dhe italianët, irlandezët etj.) ndanë interesa dhe sfida të ngjashme kur arritën në SHBA dhe se si të gjithë u përpoqën të bëheshin “amerikanë”. Gjuhët që flasin dhe fetë që ata praktikojnë mund të jenë të ndryshme, por nga përvoja ime, vlerat e tyre janë më të ngjashme se të ndryshme. Kam kuptuar që konflikti ose mosbesimi mes njerëzve vjen kur luftojnë për të arritur ëndrrën e tyre amerikane, e cila është një mit kaq i përhapur, saqë ne nuk e shohim atë si një mit, por si një të vërtetë të pamohueshme. Nëse ëndrra nuk vjen lehtë ose nuk vjen fare, njerëzit priren të besojnë se dikush tjetër është përgjegjës për këtë – Njerëzit e “rinj” po marrin punët, ose njerëzit “të rinj” po abuzojnë me sistemin- dhe kjo është arsyeja pse familjet e tyre nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë ëndrrën pavarësisht nga puna aq e vështirë.
2. A jeni ju Luljeta në libër, duke kërkuar përgjigje të fshehura në lidhje me origjinën tuaj?
Unë definitivisht nuk jam Luljeta; Luljeta është edhe më ambicioze seç kam qenë unë në adolenshencë dhe është më e izoluar. Unë vij nga një familje e madhe, kështu që më tepër se çdo gjë gjë, gjithmonë kam kërkuar më shumë kohë dhe hapësirë për veten, ndryshe nga Luljeta, e cila është e dëshpëruar për të patur lidhje të ngushta me njerëzit. Thënë kjo, gjithmonë jam interesuar për të eksploruar origjinën time. Meqenëse prindërit e mi u ndanë kur isha e vogël dhe u rrita pothuajse tërësisht me familjen e nënës sime, rrënjët e mia shqiptare kanë qenë gjithnjë një mister për mua, pavarësisht se më kanë identifikuar më shumë si shqiptare thjesht për shkak të emrit tim. Unë s’e kam njohur kurrë shumicën e familjes sime shqiptare, ose për shkak se nuk jetojnë në SHBA, ose sepse ishte diçka emocionalisht shumë e ndërlikuar pas ndarjes së prindërve. Ka të ngjarë që e kam shpikur Luljetën si një anije për të eksploruar ato pyetje pa përgjigje për veten time.
3. Vlerësimet që `Brass` ka marrë deri tani janë me të vërtetë të mira dhe ju janë atribuar shumë çmime për të. E shikoni si opsion përkthimin e këtj libri për lexuesit shqiptarë?
Sigurisht që do të doja që“Brass”të përkthehej në gjuhën shqipe, por kjo është tërësisht në dorë të botuesve në Shqipëri. Të drejtat e jashtme janë në dispozicion, kështu që nëse botuesit janë të interesuar, ata mund të kontaktojnë agjentin tim!
4. Si e shihni jetën e emigrantëve dhe fëmijëve të tyre në një vend që pretendon se i mirëpret të gjithë?
Çdo emigrant ka një histori unike, kështu që nuk pretendoj të përfaqësoj përvojat e secilit. Emigrantët me të cilët kam më shumë përvojë, përfshirë edhe familjen time, kanë qenë refugjatë politikë ose ekonomikë, kështu që emigrimi në SHBA nuk ishte domosdoshmërisht një zgjedhje, ose të paktën një zgjedhje e lehtë; që do të thotë, shumica kanë qenë thellësisht mirënjohës që kanë ardhur këtu, ndërkohë që ende mbajnë një lidhje të thellë me vendlindjen e tyre. SHBA-të janë me të vërtetë një komb i dalluar, sepse “amerikanët” kurrë nuk ishin të përbërë nga një etni e vetme; mund të jesh shqiptaro-amerikan, apo italiano-amerikan, pa u ndier asnjëherë se je njëra më shumë se tjetra. Për fat të keq, megjithatë, është konsideruar si e pranueshme të diskriminosh grupe të ndryshme etnike në SHBA në kohë të ndryshme në histori; Aktualisht të targetuarit janë kryesisht latino-amerikanët dhe muslimano-amerikanët. Më duket ironike që përgjithsisht janë konservatorët në SHBA ata që i bëjnë rezistencë emigracionit, kur etika në punë dhe lidhjet e ngushta familjare- siç i kanë emigrantët- janë vlera shumë konservatore. Por përsëri, ksenofobia është një përgjigje emocionale, jo logjike, prandaj është e vështirë të bindësh njerëzit se sa e pakuptimtë është ajo.Shumica e njerëzve nuk e marrin me mend që mund të jem bija e një muslimani shqiptar, kështu që i kam dëgjuar duke bërë komente raciste të tmerrshme përpara meje, duke supozuar se unë do të pajtohem ngaqë mendojnë se jam në anën e tyre. Miqtë e mi që nuk kanë fatin tja hedhin si ‘të bardhë’ ose amerikanë i kanë trajtuar edhe më keq. Thënë kjo, edhe pse e konsideroj veten si një person cinik, besoj se ka më shumë njerëz të mirë sesa njerëz të mbushur me urrejtje në SHBA, dhe jeta e përditshme e pasqyron këtë në fakt. Janë në fakt ato përjashtimet kundrejt të cilave na duhet të luftojmë.
5. Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet që keni pasur si vajzë emigrantësh në lidhje me edukimin tuaj dhe integrimin në shoqërinë amerikane? 
Për të qenë e sinqertë, vendlindja ime kishte mjaft diversitet në aspektin e racës dhe përkatësisë etnike, kështu që kurrë nuk u ndjeva sikur dalloja apo kisha ndonjë mangësi të veçantë për shkak të përkatësisë etnike. Megjithëse, prejardhja nga një klas i ulët i shoqërisë nënkuptonte mundim, dhe në fakt mu desh ta kuptoja këtë kur isha mjaftueshëm e rritur.
6. A keni gjetur dhe jetuar ‘ëndrrën amerikane’ për të cilën kemi dëgjuar kaq shumë?
U rrita në famije të varfër të klasës punëtore, ndërsa tani kam tre diploma universiteti dhe dy libra të botuar, kështu që përgjigjia është qartësisht ‘Po’, edhe pse dëshiroj ta quaj këtë një “plan” në vend të një ëndrre. Të qenit amerikan përbën patjetër avantazh, por çdo lloj arritje dhe sukses kërkon pa diskutim mund dhe punë të vazhdueshme. Po ashtu është e vërtetë që nëse asnjë amerikan nga asnjëlloj prejardhje nuk ndalohet të bëhet i suksesshëm, duhet të pranojmë se disa njerëz kanë një kodër shumë më të lartë për të ngjitur për të arritur aty ku duan. Në rastin tim, përfitova nga mentorë shumë të mirë, në një mjedis relativisht të sigurt dhe në një familje që nuk e kuptonte domosdoshmërisht pse dëshiroja të bëhesha një shkrimtare, por gjithsesi më mbështeti. Shumë njerëz nuk kanë asnjë nga këto gjëra dhe do të ishte e pandershme të pretendoja se nuk kisha një avantazh që nga fillimi.
7. Duke folur për origjinën tuaj, a njihni ndonjë traditë shqiptare apo fjalë shqip?
Do të doja të dija më shumë! Unë nuk flas pothuajse fare shqip. Macja jonë quhej dikur “mace”, kështu që di ta them, njoh edhe disa fjalë bazike si ‘mirëdita’ dhe’ faleminderit’. Gjithashtu e di se ju pini raki për të festuar shumë gjëra.
8. A keni një pjatë të preferuar shqiptare?
Byrek! Unë do të haja gjithçka me brumë dhe djathë.
9. A e dini se emri juaj Xhenet në gjuhën shqipe nënkupton “parajsë”?
E di, por e mësova në fakt kur isha rreth njëzet vjeç. Është për të qeshur por gruaja që ma tha ishte në të vërtetë iraniane, jo shqiptare.
10. A e keni vizituar ndonjëherë Shqipërinë, nëse po, cilat ishin disa nga përshtypjet tuaja? Nëse jo, a do ta vizitonit atë? Nuk e kam vizituar ende Shqipërinë, por do të doja shumë të shkoja! Babai im ishte në të vërtetë nga Struga në atë që tani është pjesë e Maqedonisë. Nuk do të hyj në historinë e kufijve të Shqipërisë, ‘përse-në’ jam e sigurt që e kupton më mirë se unë. Do të doja të udhëtoja në atë rajon dhe po ashtu në Kosovë, pasi Kosova luan një rol të rëndësishëm në një roman tjetër që unë kam shkruar. Për fat të keq, fakti i të qenit një shkrimtare nuk më ka bërë të pasur, kështu që ende vazhdoj të punoj si bibliotekare me kohë të plotë. Nëse do mund të fitoj kohën dhe paratë së bashku, Shqipëria është padyshim pjesë e planeve të mia.
sa keq me qen xhenetoiraniane,pasi ”shqiptare” as qe flitet……………..!
duhet thexuar se autori i thenies magjike [my nick] eshte edhe vet nje muslimon shqipfoles………
te dhjefsha emrin dhe mbiemrin o arab muti.
Xhenet nuk eshte shqip o gazetar leshit ta ktheu vet pergjigjen ajo ma la thene nje iraniane ne shqip thuhet parajse zgjidh e merr o gazetar une jam injorante
Si qenka fjale shqipe “xhenet”-i moj vafsh ne Xhehenem inshallah?!!!
Paraise eshte fjala shqip, qe eshte prejardhja e te njejtit term edhe ne gjuhet e tjera… greqisht , latinisht, para-isa dhe vjen prej besimit te vjeter pagan, para monoteist e bile para politesit qe kishin pellazget se gjithcka ne bote /univers riciklohet, perfshire shiprtin