Nga Fatjon Baze
Pas një eksperience disa vjeçare si reporter i sportit, tashmë edhe fjalët i kam të veshtira për t’i shprehur kur shoh se si nga ndeshja në ndeshje degradon kombetarja shqiptare.
Shpesh herë jam treguar i ashpër me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe me të gjithe ata që hartojnë politikat e futbollit në vendin tonë i cili ka prekur fundin.
Unë para se të jem gazetar, natyrisht që jam tifoz i kombëtares dhe perpos syrit të pavarur nuk mund t’i shpetoj syrit të shqiptarit që e ndjen në çdo pore dhe i krijohen puçpuriza në lëkure.
Që kombetarja nuk ështe në gjendje të mirë kjo nuk përbën më asnjë lajm, por lajm përben fakti që reflektimi ndaj humbjes po bëhet gjithnjë e më i rrallë.
Disa pyetje gjithsecili ja bën vetes: A bëhen analiza për ndeshjet?
A nxirren mësime për humbjet?
Kush i mban përgjegjësitë?
Çfarë masash janë marrë që mos përsëriten të njëjtat gabime.
Duam, futboll? Hajde ta bëjme… por jo kështu, ku tifozët skocez futën nën “fustan” Kristian Panuçin dhe Armando Dukën, arkitektin kryesor të gërmadhës futbollistike në vend.
Që Kristian Panuçi po mëson rolin e trajnerit tek kombëtarja shqiptare nuk është më ndonjë diçka e re. Njeriu që u soll me një promovim të madh nga ana e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, po del skarco dhe mesa duket të vetmit që po argëton me këto rezultate janë njerzit që i kanë besuar këtë pozicion për të mësuar rolin e trajnerit.
Shqipëria e mbylli në mënyrë të turpshme edicionin e parë të Ligës së Kombeve dhe përgjegjësi kryesor është trajneri Panuçi dhe ata që i kanë besuar këtë pozicion– i cili pasi shfarrosi ekipin historik që bëri të mundur kualifikimin për në Kampionatin Europin – mori përsipër të ndërtoi një skuadër sipas ideve të tij, por që është për turp!
E vemtja gjë që mund ta mbajë ende trajnerin Panuçi në krye të stolit të Kombëtares është arritja e një pazari me Armando Dukën – gjë që nuk mund të na duket si çudi pasi ai njihet për të tilla gjëra.
Kristian Panuçi ështe kthyer në një personazh që sa herë skuadra e tij humbet mundohet që ta anashkalojë diçka të tillë duke dhuruar një “spektakël” të ndyrë në konferencat për shtyp.
E kemi parë se si sillet me gazetarët; se si mundohet të justifikohet duke përdorur fjalë të ulta; apo duke sulmuar këdo që e vë në pozita të vështira – vetëm e vetëm që të heq vemendjen nga rezultatet negative që ai ka arritur në krye të kombëtares shqiptare – si dhe skemave pa asnjëlloj ideje që ai aplikon.
Por, pavarsisht komunikimit skandaloz dhe taktikës manipulative që përdor për të hequr vemendjen – ai është një nga trajner që është poshtëruar në fushë, aty ku ai duhet të tregojë forcën e tij.
Aty ai ka treguar fytyrën reale të një trajneri që nuk di të bëjë asgjë – por vetëm të zhys skuadrën nën një lojë kaotike.
Dhe për këtë ai nuk mertion më asgjë nga ne– përveçse thirrjeve të tifozave në fund të ndeshjes!
Duhet te shporren te dy
Ore, pse merreni me Panuçin ju? Nuk jua ka fajin Panuçi o njerez. Ne momente te caktuara çdo ekip mund te jetë dobet.
Kombetarja none e futbollit shpreh vetite “me te mira” te ketij populli, qe i kemi trashegim nga Turqia:
Dembelizmi, mungesa e motivimit, ryshfeti, berja e pazareve, shkuarja ne pune, ne loje, ne lufte me force, me dhune, se ndryshe ne ikim, dezertojme.
Shiko parlamentin, shiko kombetaren e futbollit.
Te dyja Jane perfaqesuese te popullit tone. Dhe na perfaqesojne denjesisht.
Mos ja hidhni kot fajin Panuçit. Kam degjuar diku nje shprehje popullore: ” Nuk behet stan me lepuj”.
undefined
Panucci para se te behej trainer i kombetares, qe De Biasi e kishte lene ne nje nivel shume te mire, ka bere si trainer 37 ndeshje ne kategorine C dhe B ne itali, pra fare pa pervoje.
Konkluzionet nxirrini vete …
Problemi i kombëtares sonë është identikë me PD-në. Duka është Lul basha. Panuqi është ndonjë eurodeputet që vjen flet në çadër dhe merr leket e ikën. Dhe humbjet gjithnjë e më të mëdha. Rezultati dihet. Degradim pa kufi.
E vetmja gje qe me acaron me shume eshte tranformimi dhe mos njohja e gjuhes shqipe.Ti thuash Panucit —Panuqi??? kjo nuk ka bythe ku te rrije.NUk eshte hera e pare qe e verrej kete gje kjo vjen pertej kufirit ne fakt nga trojet ne kosove qe une nuk e di se kush ja u ka mesuar alfabetin ketyre analfabeteve qe germen C d.m.th pak me qarte (cadra,carcafi,cakmaku dhe shume te tjera) ju i thoni qadra?? qakmaku? apo qarqafi??? Po te pirdhe Duka bashke me Panucin qe ta marre dhe PANUQIN me vehte.
Verte nuk ka bythe ku të rrijë. Kosovarët s’kanë faj që nuk dinë shqip, por kur sheh këtë difekt edhe tek shqiptaret është vërtetë acaruese. Ç është shkronjë ndryshe nga Q edhe në shqiptim edhe në kuptim! Duhet te jesh vërtet idjot që të ngaterosh këto dy shkronja.
Tifozet te bojkotojne te gjitha ndeshjet e futbollit , deri sa te zhduket njehere e mire e gjith federata e futbollit, qe po shkaterron ne cdo aspekt futbollin
Te nderhyj menjehere prokuroria, dihej nga te gjithe qe ndeshja do perfundonte 0-4
Mavraj duhet te arrestohet, veprimi i tij ishte teresisht i qellimshem, madje kete dyshim citon edhe media skoceze
Nuk eshte trajner Panuci.Ku mutin e gjeten kete per trajner.Po ca do te presesh nga bythqiri Armand Duka.
ndeshje e shitur…Jo Mavraj po dhe Mane e Grezda c nuk po benin te mernin kartona …Goditje e pabese per Panucin.
KJO ESHTE BANDA KRIMINALE E FUTBOLLIT SHQIPETAR ME NE KRYE DUKEN E DROGE. O TIFOZE TE NDERUAR DHE QE KENI SAKRIFIKUAR BOJKUTONI STADJUMET DERI SA TE THYEJ QAFEN DUKA I DROGES.
KESHTU NDODH KUR FEDETATA MERET PENG NGA GANGSTERE TE TIPIT DUKA….. E TURPSHME… NE KETE FEDERATE NUK DUHET TE MBETET ASNJE NGA PLERA QE U BENE MILJONERA….
Duhet kerluar largimi i A. Dukes! E bashke me edhe i Kapucit!
Gazetaret Duhet te bejne analize Jo llafe pazari .Ekipi eshte duke ndryshuar.Nuk kemi lojtare cilesore ne mesfushe.Veprimi I mavraj mund te jete shitje ndeshje.Gazetar me thoni cili eshte lojtari qe nuk ka grumbulluar panuci.Nuk Duhet fajesuar por ky eshte brumi qe kemi ne.
Po ai sekretari i federates Ilir Kokshkuluri si tha do te fitojme thelle 3-0 ose 4-0 per ne.Ca meritash ka ai qe ka gjithe jeten ne federate????Dhe si futbollist ka qene i dobet kur luante.Po kur beri parashikimin dje me mbushi me inat,trungu i mutit.
Kosova po na meson se si fitohet me pune e perkushtim. Na beri krenare si shqiptare ne ndeshjen me Malten , por Duka dhe i zgjedhuri i tij na zhgenjyen dhe kete radhe . Mos valle Duka duhet te jape llogari perpara shqiptareve dhe te lere karriken , boll u tall me ne ky injorant.
per mendinim tim e kam fajin Sala
Mos kujto se ja ke fut kot. Armando Duken nga kush e kemi peshqesh?
Kam bindjen absolute se ndeshja e djeshme ish e trukuar!Veprimi rrugaçëror i Mavrajt është i qëllimshëm për ta lënë skuadrën me 10 lojtarë,me qëllimin e justifikimit të humbjes dhe me rezultat të thellë.
Shikoni veprimin e Mavrajt që në fillim që ja largon topin me dorë sulmuesit skocez që po shkonte drejt portës.Duhej ndëshkuar me të kuqe si lojtar i fundit.
Panuçi ka gabuar që pranoi këtë skuadër ku një pjesë lojtarësh kanë luajtur lloto duke e konsideruar këtë aktivitet koti!
Mavraj Hoxha i xhamise. S’ka gje prej atyre qe falen 5 here ne dite si Ky. Edhe fetar gjoja edhe ben kesi gjynahesh ne kuriz te shokeve. Te zhduket dhe te mos vesh me fanellen kuq e zi!
Mavraj Hoxha i xhamise. S’ka gje prej atyre qe falen 5 here ne dite si Ky. Edhe fetar gjoja edhe ben kesi gjynahesh ne kuriz te shokeve. Te zhduket dhe te mos vesh me fanellen kuq e zi!
..cilesia fillon qe ne shkolla..shkollat,duhet te konkurojne si dikur,ne te gjitha aspektet..shkence, art ,fiskulture.Nuk ka sensibilizim..
Mashtrim total! Ndeshja ishte e shitur totalisht. Duhet të bëjmë peticion e të rrëzojmë këta dy legena që kanë marrë ekipin nën drejtim.
Mavraj duhet të ndalohet që të luaj me kombëtaren. Ai shkerfhata nuk e meriton fanellën e Shqipërisë.
Fajin e kane lojtaret. Nuk luajne mire futboll.
Perveq Hysajt dhe Grezdes me thoni ke ka tjeter kombetrja qe luan rregullisht ne nje top klub europian. Pra kombetarja ka nevoj per djem te rinj te talentuar qe pranojn konkurencen per te bere me te miren. Rinia shqiptare ne vend te sportit i hyri veseve si bixhozi etj. Jete qyli, e pun shteti. I madhi Redi Jupi e tha shum mire. ne shqiperi shohin shume futboll por shum pak luajne. Si mund te gjesh futbolliste ne rinin tone qe ju esht vjedhur e ardhmja ne burgjet e europes te mbushur plot, apo varrezat ku mezi gjen vend per ti groposur, pasi po hajn kokat e njeri tjetrit. Deri dje nuk kishim as stadium me standarte. Deri dje kishim mbeshtetjen nga djemt e kosoves, por sot esht me se normale ata kane kombetaren e tyre. Kombetarja sidoqoft do kete edhe ajo rilindjen e saj