VIDEO: Kosova me “pesë yje”, fiton me spektakël përballë Maltës

17 Nëntor 2018, 19:58Sport TEMA

Kosova ka marrë një fitore spektakolare në transfertë duke mposhtur me rezultatin e thellë 5-0 skuadrën e Maltës.

Një fitore plotësisht e merituar për ekipin e Kosvës që përgjatë gjithë 90-minutave e dominoi totalisht takimin përballë kundërshtarit të cilët ishin të pafuqishëm për të përballuar Kosovën

Ekipi i drejtuar nga, Bernard Challandes, me këtë fitore ruan vendin e parë në Grupin me 11 pikë, dy më shumë se Azerbajxhani në vendin e dytë, me të cilën Kosova do të përballet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta përcaktuar fituesin e këtij grupi.

Golat e fitores për këtë takim për Kosvën u shënuan nga ana e Vedat Muriqit, Kullollit, Avdiajt që shënoi një dopietë dhe Milot Rashicës.

Më poshtë të gjithë golat në takimin Maltë-Kosovë. (TemA)

Goli i parë i shënuar nga Muriqi

Goli i dytë i shënuar nga Kullolli

Goli i tretë i shënuar nga Avdiaj

Goli i katërt i shënuar nga Avdiaj

Goli i pestë i shënuar nga Rashica

2 komente në “VIDEO: Kosova me “pesë yje”, fiton me spektakël përballë Maltës”

  1. Mo says:

    Bravo luftetare. Shpirt luftarakuJa u hangsha loqken

  2. shushica says:

    Shume shpejt vellezerit tane ne futboll do te arrijne nivelin e skuadravesi Mali i Zi,Bosnja,pse jo edhe me lart.Urime,gjynah qe nuk mund te vishni uniformen kuq e zi ,megjithese jam i bindur qe ne zemer dhe ne mendje jeni kuq e zi..Te pakten gezojme me fitoret tuaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje