Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, luan stolin e tij në përballjen kundër Skocisë, sot prej orës 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Sinjal i qartë që i erdhi dhe nga kreu i FSHF-së, Armand Duka.
Ky i fundit në vëzhgimin e punimeve për ndërtimin e shtëpisë së re të Federatës e pranoi hapur se ndeshja ndërmjet ishullorëve dhe Uellsit ishin testet e vërteta të numrit një të stolit.
Italiani e ndjen rrezikun dhe synon që të marrë fitoren ndaj ekipit skocez.
Numri një i stolit ka zgjedhur dhe titullarët që do të luajnë nga minuta e parë në Shkodër.
Porta është kthyer në pronën e portierit Thomas Strakosha, i cili ka fituar betejën me Etrit Berishën.
Mbrojtja gjen Veselin në krah të djathtë, i cili preferohet të mbyllë hapësirën e lënë bosh nga Hysaj i pezulluar, Xhimshiti dhe Mavraj në qendër, ndërsa majtas nga Binaku.
Mesfusha gjen Memushajn dhe Xhakën, por emri i tretë është surprizë, Ergys Kaçe.
Lojtari i Panathinaikosit u thirr në emergjencë nga mungesa e Ylber Ramadanit dhe tashmë do të hidhet në fushë nga minuta e parë.
E çuditshme zgjedhja e Panuccit!
Nga krahu tjetër, në krahët e sulmit janë Uzuni dhe Grezda.
Ky i fundit është rikuperuar në kohë dhe do të luajë nga minuta e parë.
I vetëm në sulm është Bekim Balaj.
Shkodrani do të përpiqet të shënojë golin që iu “mohua” nga portieri kundërshtar në Skoci.
Para publikut shkodran, ku i dihet, mund të ketë fat.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Strakosha; Veseli, Xhimshiti, Mavraj, Binaku; Kaçe, Xhaka, Memushaj; Uzuni, Grezda; Balaj. Tr. Christian Panucci.
Te luash me nje sulmyes per te fituar eshte absurditet. Kjo skeme eshte me teper mbrojtese dhe ti vec pret per ndonje gabim te ekipit kundershtar, gje qe nuk u pa ne ndeshjen e pare