Prej disa ditësh në rrugët e kryeqytetit ka pasur një numër të lartë të tifozave skocezë – të cilët kanë mbërritur në Shqipëri për të mbështetur kombëtaren e tyre që do të luajë nesër në “Loro Boriçi” ndaj kuqezinjve.
Përveçse të shumtë në numër, ajo që ka rënë në sy është veshja e tyre e veçantë fustanella – dhe fanellat e kombëtares së Skocisë.
Ata janë treguar shumë miqësore me të gjithë duke pranuar intervistat me gazetarët si dhe fotot me këdo që u kërkonte.
Në gati në çdo rrugë të Tiranës ata i gjen duke ecur, duke blera gjera të ndryshme apo edhe duke kënduar, duke pirë birra, duke kërcyer nën tingujt e muzikës shqiptare, madje dhe duke gatuar vetë në restorante.
Në prononcimet e tyre për gazetën “TemA” ata kanë treguar për ditët që kanë shijuar në kryeqytet.
“Tirana është shumë e bukur, jemi duke kaluar mjaft mirë. Njerzit na kanë mirëpritur dhe jemi realisht shumë të kënaqur me ditët që kemi shijuar në vendin tuaj. Shpresojmë që nesër dhe Skocia të dal me një rezutlat pozitiv për të na e bërë dhe më të bukur ditët e qëndrimit në Shqipëri”
“Kemi vizituar vendet kryesore të kryeqytetit. Na ka pëlqyer shumë Tirana por sidomos dhe birrat”, u shpreh me batutë një nga tifozët skocez.
Dhe padyshim tifozët skocez meritojnë një duartroktije për kulturën e tyre. Vlen të theksohet dhe gjesti që ata bën duke dhuruar 5 mijë stërlina për fëmijët shqiptar që vuajnë nga sindroma “Down”.
Nesër në stadiumin “Loro Boriçi” pritet që të ketë rreth 2 mijë tifozë skocez që do të jenë në përkrahje të skuadrës së tyre. (Përgatiti Fatjon Baze, TemA)
Repsekte per tifozet skocez,,, vertet unik
Eshte me e bukur se Glasgow ?
Gazetaret e demokracise qe nuk dine shqipen. Shkruhet “skoceze “ shumesi.
Jane ne vendin e tyre , skocezet Jane me origjine ilire ,fustanella
Bravo. Ky eshte lajm.
Po gjuhe te tyren kane keta skocezet(ka skocezisht)?
Sjellja e kulturuar e tifozave skoceze, ardhur te veshur me fustanellat e tyre tradicionale, shprehja e komunikimit dhe e respektit te ndersjelle te tyre me banoret qe ne pergjigje dinjitoze ofruan nje mjedis mikpritjeje miqesiore e te sinqerte shqiptare, pershtypjet qe miqte skoceze kane perjetuar per Tiranen dhe njerezit e saj, ushqimin dhe restorantet dhe lokalet e saj, vlejne sa miliona euro propogande dhe fushata publicitare e turistike per Shqiperine.
Sepse keta skoceze simpatike e miqesore, qe edhe kur shprehen per skuadren e tyre te zemres qe pa dyshim eshte superiore ndaj tones, jane te moderuar me fjalet qe zgjedhin (ne kundershtim me namin qe mund te kene si tifoze huligane neper Evrope), kur te kyhehen ne Skoci/Angli, do te percjellin gjithcka qe perjetuan ketu tek familjet, miqte, mediat dhe opinionin per Shqiperine, Tiranen dhe njerezit e saj.
Dhe kjo eshte dicka per te cilen Shqiperia, shqiptaret dhe sidomos ata qe jane perhapur kudo neper Evrope ne emigracionin e tyre te veshtire, kane nevoje me shume se cfaredo.
Dhe pikerisht, te gjitha keto se bashku, e bejne rezultatin e ndeshjes, qofte edhe humbjen, me pak te rendesishme.
Le te shpresojme se e gjitha kjo do te mbetet keshtu deri ne fund, deri ne kthimin e skocezeve ne vendin e tyre dhe nuk do te dale dicka apo dikush, per te thene apo per te bere ndonje gje, qe ta prishe kete cfaqje te mrekullueshme midis njerezve.