Skocia luan ndaj Shqipërisë me mungesa të shumta duke qenë se nga dita në ditë, po i dëmtohen futbollistët dhe ky është një problem jo i vogël për ta.
Megjithatë, vetë trajneri i Skocisë, MekLish është i sigurt se skuadra e tij do të arrijë të përballojë ndeshjen me Shqipërinë, pavarësisht mungesave të shumta.
Në një prononcim për mediat, ai ka thënë se ka eksperimentuar goxha dhe se futbollistët që ka në dispozicion, janë të gatshëm të përballojnë edhe ndeshjen me Shqipërinë.
“Nuk mendoj se dikush mund të thotë MecLish nuk ka eksperimentuar, se ai nuk ka parë larg për të kuptuar nëse kemi futbollistë të rinj të cilët mund të jenë të denjë për Kombëtaren.
“Unë besoj se ne kemi lojtarët për të përballuar duke parë vetëm ato që kemi në dispozicioni. Ne kemi një plan dhe jemi shumë të sigurt në lidhje me të”, u shpreh MekLish.