Ish-kapiteni i Napolit: Vetëm një i çmendur mund të paguajë klauzolën e Hysajt

15 Nëntor 2018, 21:15Sport TEMA

Elseid Hysaj vazhdon të jetë në qendër të kritikave për paraqitjet e tij me fanellën e Napolit. Edhe disa nga figurat e njohura të këtij klubi, si ish-mesfushori Françesko Montervio, i cili ka luajtur më shumë se 150 ndeshje me fanellën e kaltër, vazhdojnë të kritikojnë rregullisht mbrojtësin e përfaqësueses dhe cilësojnë vlerësimet për të si të tepruara.

“Hysaj është një lojtar i mirë por vetëm një i çmendur mund të paguajë klauzolën prej 50 milionë eurosh. De Laurentis shpreson që të ndodhë”, tha ai në emisionin “4 Kapitenët” në “Calcio Napoli 24 TV”. Ish-kapiteni i Napolit nuk është kursyer edhe më pas me kritikat, duke e cilësuar futbollistin shqiptar si pikën e dobët të skuadrës.

“Ai nuk ka asnjë lidhje me këtë Napoli të madh. Ofertat e klubeve të mëdha për të cilat flet menaxheri i tij nuk ekzistojnë. Tre milion euro rrogë? Mua më duken të tepruara, si mbrojtës krahu që është fiton shumë edhe kaq sa ka”, ishin fjalët e tij për mbrojtësin shqiptar.

2 komente në “Ish-kapiteni i Napolit: Vetëm një i çmendur mund të paguajë klauzolën e Hysajt”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Here you go the hater.. Problemi me ju italjant eshte se jeni llafazaner te medhenj ndonjehere..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema