Premierliga do t’i bashkohet Francës, Gjermanisë, Italisë e Spanjës për përdorimin e sistemit VAR.
Video Assistent Referee do të shfrytëzohet edhe në kampionatin anglez të futbollit pas disa orë bisedimesh.
Është ky vendimi më i fundit i marrë nga kryetarët e Ligës britanike, që pas një konsulte me krerët e 20 skuadrave të elitës së futbollit anglez, kanë vendosur që përdorimi i sistemit VAR të jetë ai i duhuri.
“Klubet e Premier League është pajtuar në parim që të shfrytëzohet sistemi VAR në këtë garë për edicionin 2019/2020”, thuhet në një njoftim të uebsajtit zyrtar të ligës.
Sistemi VAR është përqafuar nga shumë kampionate në Kontinentin e Vjetër, si La Liga, Serie A e Ligue 1, ndërkohë që VAR u përdor edhe në Kupën e Botës Rusi 2018. (TemA)