“Ja pse Leo Messi nuk është ai i Barcelonës, edhe tek Argjentina”

15 Nëntor 2018, 09:46Sport TEMA

Lionel Messi ka regjistruar një tjetër vit të mirë me Barcelonën, duke fituar në mënyrë të dyfishtë në Spanjë (titullin dhe Kupën e Mbretit).

Megjithatë, nr.10 shkaktoi shumë zemërim në nivel ndërkombëtar, me Argjentinën e tij të eliminuar nga Franca që në 1/16 finale të Kupës së Botës në Rusi.

Messi u kritikua për mungesën (e perceptuar) e rolit udhëheqës tek Albiceleste, por Luis Figo beson se është e padrejtë ta gjykojmë 31-vjeçarin shumë ashpër për kontrastin e paraqitjeve të tij me klubin dhe kombëtaren.

“Përbërjet e skuadrave nuk janë të njëjta, sistemet taktike po ashtu, kundërshtarët nuk janë të të njëjtit lloj, – argumenton ish-lojtari i Portugalisë. – Kur cilësia e skuadrës është më e ulët, bëhet më e vështirë për një lojtar, që të fitojë një turne Kupa e Botës.

Ai mund të bëjë ndryshimin në një, ose dy ndeshje, por është e vështirë të fitojë një Botëror pa pasur një skuadër të nivelit të lartë mbas vetes. Unë mendoj se ky është dallimi i madh. Mes klubit të tij dhe ekipit kombëtar ka situata dhe kufizime të ndryshme, që ndikojnë në paraqitjet e Messit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje