Arsen Hoxha: Asistenti R. Avdo meriton notën 10. Ja pse asistentët e tjerë duhet të ndjekin shembullin e tij

14 Nëntor 2018, 18:03Sport TEMA
Arsen Hoxha: Asistenti R. Avdo meriton notën 10. Ja pse asistentët e

Ne dy sezonet e fundit, Ekipi i Flamurtarit dhe Partizanit kane qene dy me te penalizuarit nga gabimet e arbitrave.  Kane qene aq shume sa me te drejte mjafte sportedashesve ju ka ardhur  keq per kete realitet te hidhur.

Por ata qe e njohin mire psikologjine e sportedashesit vlonjat, shkodran, ekipeve te kryeqitetit apo dhe mjafte ekipeve te tjere me nje nivel te larte kulturoro sportiv, e dijne mire se sportedashesit kur qetesohen, nuk i parapelqejne as te penalizohen dhe as te favorizohen  nga vendimet e arbitrave.

Ata gjithmone kane qene ne gjendje qe te dallojne gabimin gjerzor te arbitrit nga ai i paramenduari.

Duke qene se keto dite, per golin e anulluar ne ndeshjen Skenderbeu-Flamurtari,  jane dhene  disa mendime kontradiktore dhe jo te bazuara ne rregullat e lojes, te cilat nuk ndihmojne ne arritjen e nje gjykimi te unifikuar, po perpiqem te sqaroj disa momente per te thene se vendimi i asistentit R. Avdo ishte i drejte.

Keto jane:

1- Lojtari sulmues qe shenoi golin, eshte duke shkuar ne drejtim te lojtarit mbrojtes qe mer ne zotrim topin, pra eshte duke shkuar ne drejtim te topit. (Shijo foto nr.1.)
2- Ne momentin qe mbrojtesi dergon topin ne drejtim te sulmuesit, ai brrylin e afron ngjitur me trupin. Pra deri ne ketu cdo gje eshte ne rregull. (Shiko foto nr.2.)

3- Kur topi i afrohet, lojtari sulmus e largon brrylin nga trupi dhe ne menyre te vullneteshme realizon goditjen e tij te maskuar, duke e nxjere topin ne pozicionin e duhur per te shenuar golin. (Shiko foto nr.3)

Ne keto rrethana vendimi i asistentit R. Avdo eshte teper profesional.  Apsolutisht nuk do te gabohesha ne se do te thoja se ai meriton noten 10.

Vend diskutimi lene edhe mendimet se asistenti Avdo gaboi duke sinjalizuar per kete rast, kur aksioni nuk ishte afer tij.  Keto mendime jane te gabuara sepse:

1- Ne aspektin parimor, qellimi final i trupes se arbitrimit eshte ndeshja te gjykohet me objektivitet te larte.  Do te ishte shume e gabuar nese asistenti Avdo, qe dalloi se topi u prek me dore ne menyre te qellimshme nga sulmuesi qe e ktheu ate ne gol, i nisur vetem thjeshte nga fakti se  aksioni nuk ishte prane tij. te bente sikur nuk kishte dalluar gje. Madje do te ishte e pa falshme per te.

2- Ne spektin profesional mund te themi se po kaq te gabuara jane dhe mendimet se asistenti nuk ka te drejte te sinjalizoje ne zonat qe aksionet nuk jane prane tij.

Asistenti ka te drejte te sinjalizoje, pra te ngreje lart flamurin kur:

1-   Nje faull apo sjellje e pahijshme eshte kryer ne afersi te pozicionit te tij.

2- Nje faull apo sjellje e pahijshme eshte kryer jashte pamjes se gjyqtarit kryesor, pra sic ishte edhe rasti konkret.

Qellimi i ketij shkrimi eshte qe arbitrat, vecanerisht asistentet nuk duhet te lekunden ne vendimmarjet e tyre nga ndonje opinion jo profesional qe jepen nga individe te vecante. Ata duhet te zbatojne me perpikmeri kerkesat e rregullores.

Vendimi i asistentit R. Avdo si dhe reagimi ne koh i arbitrit A. Beqiri eshte nje shembull shume i mire domethenes per te gjithe arbitrat.

3 komente në “Arsen Hoxha: Asistenti R. Avdo meriton notën 10. Ja pse asistentët e tjerë duhet të ndjekin shembullin e tij”

  1. Fatmir says:

    O Arsen boll me palacolleqe. Asnjehere nuk e ke dashur Flamurtarin dhe i ke rene shume ne qafe.

  2. Fatmir says:

    Arseni si gjithmone kundra Flamurtarit. Edhe kur ka arbitruar vete.

  3. Çentrale says:

    O Arsen, po arbitër më legen se ti nuk ka pasur, tani jep edhe mësime për të tjerët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje