Januzaj: Mourinho më zhgënjeu, nuk më dha asnjë shans

14 Nëntor 2018, 13:29Sport TEMA

23-vjeçari bëri debutimin e tij me “Djajtë e Kuq” në vitin 2013 dhe u konsiderua nga disa si pasardhësi i natyrshëm i Ryan Giggs, pasi pati paraqitje pozitive gjatë muajve të parë të David Moyes si trajner.

Megjithatë, skuadra nuk arriti kurrë të përmbushte pritshmëritë dhe Januzaj, më në fund, u lejua të largohej për te Real Sociedad në verën e vitit 2017. Ishte Jose Mourinho, ai që e konsideroi të tepërt për kërkesat e tij.

Januzaj mendon se nuk iu dha koha e mjaftueshme si një lojtar i ri për të treguar cilësinë e tij nën drejtimin e portugezit, i cili e dërgoi në formë huazimi te Sunderland, pas arritjes në “Old Trafford”, në vitin 2016, përpara se të largohej nga “Djajtë e Kuq” përfundimisht.

“Unë nuk kam pasur asnjë shans, sepse në atë kohë, Mourinho ndoshta donte lojtarë më me përvojë si emra”, – tha Januzaj për “Sky Sports News”.

Futbollisti me origjinë shqiptare këmbëngul se i kishte atributet për sukses në “Old Trafford”, por tashmë e “ka kthyer fletën”, duke qenë i lumtur te Real Sociedad, ku ka bërë 39 paraqitje në të gjitha garat, që nga bashkimi me skuadrën spanjolle.

“Për mua nuk ishte problem, – shtoi Januzaj. – Kisha për të lëvizur dhe tani jam i lumtur në Spanjë. Gjithmonë e dija se kisha kualitetin për të luajtur te Manchester United. Atje nuk ma dhanë një shans, por nuk është problem. Jam i lumtur në Spanjë dhe po shijoj futbollin tim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje