Klopp: Shaqiri më ka befasuar, pres edhe më shumë nga ai

13 Nëntor 2018, 19:35Sport TEMA

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, deklaroi se Xherdan Shaqiri e kishte befasuar me paraqitjet e tij në fushë. Gjermani nuk priste kaq shumë cilësi nga zvicerano-shqiptari.

Ai u ble për vetëm 13.5 milionë euro nga Stoke City, ku kishte kaluar tre sezone dhe shikohet si një investim i goditur nga të kuqtë.

“Ai ka përmbushur pritshmëritë? Po, madje edhe i ka kaluar ato. Çfarë mund të them? Ai është një lojtar fantastik në fazën e sulmit, kjo është një shumë e mirë dhe ai e di se ka potencial për t’u përmirësuar edhe më tutje. Por, natyrisht, ai është njeriu i duhur për momentet vendimtar, kështu është për momentin dhe ne duhet të sigurohemi se do të mbetet kështu. Ai e bëri një paraqitje tjetër shumë të mirë dhe e shënoi një gol fantastik”, deklaroi Klopp për faqen zyrtare të klubit.

Ndërkohë, vetë sulmuesi i krahut tha se vendimi për të mos udhëtuar në Beograd për t’u përballur me Yllin e kuq në Ligën e Kampionëve ishte i drejtë për shkak të atmosferës atje.

Mospërfshirja e Shaqirit shkaktoi reagime të shumta pasi trajneri gjerman e kishte marrë vendimin mbi baza politike për shkak të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë. Ultrasit serbë, nuk kanë për ta harruar kurrë festimin me shqiponjë, që Shaqiri e bëri në fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë në Kupën e Botës kur shënoi golin e fitores.

“Thjeshta doja të përqendrohem në futboll, sepse të gjithë e dinë çfarë ka ndodhur. Atje atmosfera është e zjarrtë, prandaj bëra mirë që qëndrova në shtëpi dhe u përqendrova në futboll. Të gjithë kujdeseshin për mua, kështu që u bë mirë që qëndrova. Isha i freskët, qëndrova këtu dhe stërvita me disa lojtarë tjerë. Desha të luaj mirë dhe bëra paraqitje të mirë ndaj Fulham-it”, sqaroi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje