Bashkëshortja e Schumacher thyen heshtjen: Ai është një luftëtar, nuk do dorëzohet kurrë

13 Nëntor 2018, 15:09Sport TEMA

Corinna Schumacher thyen heshtjen pas pesë vitesh nga aksidenti tragjik i bashkëshortit të saj Michael Schumacher  më 29 Dhjetor 2013 në shpatet e Meribel, në vjeshtë ku ai ishte duke bërë ski dhe ra me kokë në një gur duke rënë në gjendje kome. 

Ish-gruaja e pilotit të Ferrarit i përgjigjet me një letër muzikantit gjerman Sascha Herchenbach i cili i ka kushtuar një këngë Michael Schumacher duke i dërguar një kopje të CD-së bashkëshortes së tij.

“Michael është një luftëtar dhe nuk do të dorëzohet kurrë. Të falënderoj për dhuratën, dashurinë dhe afrimitetin në këto momente të vështira” ka shkruar Corinna në letër.

Nuk dihet se kur është shkruar kjo letër e cila u bë publike sot nga kompozitorja Herchenbach në revistën gjermane “Bunte”. (TemA)

3 komente në “Bashkëshortja e Schumacher thyen heshtjen: Ai është një luftëtar, nuk do dorëzohet kurrë”

  1. @ says:

    Të na kishte ndodhur ne të tjerrëve. ,do kishte vite që do i kishim dhënë lamtumirën kësaj bote.

  2. terri says:

    Korigjoni gabimin , eshte gruaja apo ish gruaja

  3. terri says:

    Korigjoni gabimin , eshte gruaja apo ish gruaja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje