Ish-futbollisti i përfaqësueses shqiptare dhe trajneri i U21, Redi Jupi, mendon se Kristian Panuçi nuk po arrin të marrë maksimumin nga kombëtarja shqiptare dhe nuk është në nivelin e kërkuar për ekipin kuqezi.
“Një trajner i ekipit kombëtar ka si detyrë të marrë maksimumin nga një grup lojtarësh se ata kemi, të përzgjedhim më të mirët nga ata që kemi në qarkullim, ata që mund të marrim. Një trajner i mirë i merr maksimumin grupit që ka, nuk ka rëndësi nëse nëpërmjet disiplinës, kompetencës, nëpërmjet sulmit, mbrojtjes, etj.
Çdo trajner ka metodën e tij, unë kam bindjen që ky trajner nuk di t’i marrë maksimumin lojtarëve që ka.
Ka një grup lojtarësh që mund të jetë i talentuar por kanë nevojë për një dorë të fortë që kanë nevojë për disiplinë, ka lojtarë që janë të disiplinuar dhe që u duhet pak liri.
Problemi është që ky nuk di ta gjejë, ka një mënyrë sjellje me të gjithë.
Por ka mënyra e mënyra, një është 20 vjeç e një është 35. Kjo është mjeshtëria e një trajneri, është më personalitet e karakter, është dhunti ajo e një trajneri.
Un e kam thënë që në fitoren me Turqinë, nuk më pëlqeu mënyra se si luhej. Një ekip kombëtar sidomos ne, nëse nuk është solid, nuk është i qartë, nuk di të mbrohet, me duket jo i sigurt.
Një trajner kombëtareje duhet të jetë në mbrojtje e pastaj të merret me të tjera, një mbrojtje solide, që nuk pëson, që është agresiv, nëse siguron këtë nuk mund të bësh të tjera,. Qaheshim me De Biazin, po ai mori sa mori.
Nëse do të kishte rezultate, do i jepnim të drejtë, por ka mungesë rezultatesh. Më thoni një shqiptar që është i lidhur me kombëtaren, e dini me çfarë formacioni luan Shqipëria? De Biazit ia dinim të gjithë. Ne nuk dimë se me çfarë formacioni do të luajmë. Njerëzit shkojnë në stadium kur e njohin një skuadër, kur e njohin në detaje”, tha ai.