Kukësi dhe Teuta e mbyllin në paqe

12 Nëntor 2018, 16:08Sport TEMA

Kukësi dhe Teuta kanë mbyllur ndeshjet e javës së 13 të Kategorisë Superiore pas një barazim i cili në fakt nuk i ka ndihmuar dy skuadrat në një moment ku u duheshin pikë për t’iu bashkuar skuadrave të kreut të renditjes dhe për të mbajtur hapin e Partizanit e Skënderbeut që tashmë janë të shkëputura.

Pjesa e parë pa dy skuadra të kujdesshme taktikisht dhe rezultati ndryshoi vetëm falë një goditje dënimi nga Teuta.

Në të dytën, po një goditje dënimi solli edhe barazimin ndërsa më pas nuk kishte më skema në fushën e lojës.

Dy skuadrat luajtën hapur duke sulmuar pareshtur me sulme e kundërsulme, por askush nuk kishte më saktësi para katërkëndorit kundërshtar e si rrjedhojë ndeshja u mbyll me barazimin 1-1.

Klasifikimi i Kategorisë Superiore pas javës së 13-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje