“Unë nuk fyeva njeri”; Higuain kërkon falje pas kartonit të kuq. Ronaldo e mbron

12 Nëntor 2018, 09:24Sport TEMA

Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain, kërkoi falje për kartonin e tij të kuq kundër Juventusit, por këmbënguli që nuk kishte fyer askënd.

Higuain e mbylli në mënyrë të mjerueshme ndeshjen e parë kundër ish-klubit të tij, me një penallti të shpërdoruar përpara se të dilte jashtë me karton të kuq, në humbjen 2-0 të Milanit, në “San Siro”, të dielën.

Ndërsa bëri apologji, 30-vjeçari argjentinas tha se emocionet thjesht e kanë dominuar, pas një loje të ashpër.

“Dukej një karton i padrejtë, isha i trazuar, po aq sa jam i shqetësuar. Unë u paralajmërova, por nuk fyeva asnjeri, – tha Higuain për “Milan TV”. – I kërkoj falje klubit, tifozëve, trajnerit dhe shokëve të mi, sepse këto episode duhet të shmangen. Ne jemi njerëzorë, ndiejmë emocione. Loja nuk po shkonte në rrugën e duhur dhe ishte një nga ato mbrëmje me ngarkesë të lartë”.

Cristiano Ronaldo, ish-bashkëlojtari i Higuain te Real Madridi, foli në mbrojtje të sulmuesit kuqezi, duke thënë se shpresonte që argjentinasit të Milanit të mos i jepet një dënim i gjatë për incidentin.

Higuain kishte mundësinë të barazonte rezultatin nga pika e bardhë për Milanin, pas golit hapës të ndeshjes nga Mario Mandzukic, por gaboi.

Argjentinasi mori përgjegjësinë për këtë rast dhe u zotua të mos e bënte të njëjtin gabim përsëri.

“Ishte një episod i veçantë. Po të kisha shënuar, loja do të kishte ndryshuar, – shtoi Higuain. – Gjëja e rëndësishme është të marrësh përgjegjësinë, të dish se çfarë shkoi keq. Unë premtoj se nuk do të ndodhë më. T

ani duhet të shikojmë përpara, do të kemi dy javë pushim dhe pastaj do të përballemi me Lazio për vendin e katërt”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje