E ardhmja e Mauro Ikardit, kapitenit të Interit, është përfolur gjatë gjithë kësaj periudhe.
Ka një interesim serioz për të nga Reali i Madridit, madje në Spanjë janë të bindur se madrilenët kanë gati një ofertë, që ka shifra të frikshme.
Shtypi spanjoll shkruan se presidenti Perez është gati për shpenzime stratosferike dhe shifra për sulmuesin e Interit mund të jetë 200 milionë euro.
Por a do të pranonte Interi të privohej nga kapiteni i tij, që sezonin aktual po udhëheq skuadrën me golat e tij? Ndoshta përpara një mali me para zikaltërit mund t’i thonë “Po” Realit.
Por këta zëra nga Spanja mund të shërbejnë në të njëjtën kohë edhe si motiv për rinovimin e kontratës së sulmuesit. Për këtë të fundit po punohet prej kohësh, por ende nuk është bërë konkrete marrëveshja, duke lënë kështu shteg për zërat e merkatos.