Atalanta leksion Interit, shënon dhe Xhimshiti

11 Nëntor 2018, 14:55Sport TEMA

Ka qenë një ndeshje perfekte ajo e Atalantës në shtëpi kundër Interit. Dea fitoi me poker golash ndaj zikaltërve, të cilët u dominuan nga vendasit dhe e patën shumë të vështirë që të reagonin, duke shënuar vetëm 1 herë.

Nga minuta e parë e nisën dy futbollistët e kombëtares, portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Berat Xhimshiti, të cilët ndihmuan ekipin në këtë sukses.

Mbrojtësi shtatlartë ndëshkoi në minutën e 88 portierin Handanovic dhe Interin, duke vulosur fitoren për Atalanta-n. Një humbje që djeg për zikaltrit, të cilët i japin fund kështu ecurisë me 7 fitore radhazi në Serie A.

Vendasit bënë një lojë shumë të mirë në pjesën e parë dhe e gjetën golin që në minutën e 9 falë Hans Hategoer-it.

Me nisjen e të dytës, erdhi goli i dytë i barazimit me penallti nga Mauro Icardi, që fitoi duelin me Berishën.

Barazimi u krijoi pritshmëri të kota djemve të Spalletti-t, të cilët u ulën me këmbë në tokë në të 62’, kur Mancini realizoi golin e dytë për Atalanta-n. Në fund, erdhi goditja finale nga Xhimshiti dhe Papu Gomez në të 94’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje