Shqipëria i sheh, i vëzhgon për shumë vite dhe në fund… shkojnë te Kosova. Kjo është situata aktualisht me shumë talente të reja të cilët zgjedhin t’i bashkohen përfaqësueses kosovare dhe jo asaj kuqezi, edhe pse për shumë kohë kanë qenë në kontakte me FSHF-në, apo edhe janë testuar në përfaqësueset e moshave kuqezi.
Kjo është arsyeja se pse në listën e përfaqësueses së Kosovës U21 për një grumbullim stërvitor që do të zhvillojnë në Durrës nga data 13 deri më 16 nëntor, në listë shfaqet edhe emri i Alfred Ajdareviç.
Me siguri ju duket një mbiemër i njohur dhe ashtu është, pasi vëllai i tij, Astrit Ajdareviç, la Suedinë për t’iu bashkuar Shqipërisë një vit më parë.
Në të njëjtën periudhë, edhe Alfredi u vesh kuqezi, duke marrë pjesë në një grumbullim të Shpresave të Bushit. Por që atëherë heshtje dhe lojtari nuk ka pritur më, por i është bashkuar Kosovës që në grumbullimin e këtij muaji.
Në listë ka shumë emra të talentuar, ku bie në sy për shembull dhe Gent Dinaj, një sulmues i cili luan prej shumë vitesh në Francë, ku aktivizohet te skuadra e dytë e Olimpik Marsejës, edhe ai një emër që vëzhgohet prej kohësh nga FSHF.
Gjithashtu, në listë është edhe një talent i cili në vitet e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Kukësit dhe stërvitet me ekipin e parë, Betim Lumi. Një tjetër futbollist i cili shumë mirë mund të ftohej nga përfaqësueset e moshave të Shqipërisë, por nuk iu dha kurrë shansi i tij e tashmë do ta shohë të Kosova.
Derisa Duka është aty nuk do ketë përparim në Fshf. Nuk vjen asnjë të luaj aty pa reformuar federatën.